Dikur byrek e kos, tash më Mercedesa e para të popullit
Shkruar nga Flora Morina
Qytetari i Kosovës është një makinë votuese i cili voton për të fut në punë njerëz të cilët nuk ishin për kurrgjë gjatë një pjese të madhe së tyre, pro atë e lartësoj qytetari përmes moralit të akrabasë.
Por tash kjo kategori ka pare dhe ka krye fakultet, nuk rrinë më si mysafirë në fund të dera e odës por rrinë në ballë të oxhakut.
Kjo kategori ka harruar shiltet e varfra dhe ka ble fotele të mëdha dhe sfungjerët e dikurshëm ku janë rritë e disa në kashtë por më jo, ata e din çka do të thotë mos me kanë askush, andaj janë ne gjendje çmos të bëjnë vetëm të mos mbetën me të varfër dhe të izoluar edhe prej akrabasë.
Ata sot janë bërë simbol i fshatit dhe të ardhmes së tyre, sidoqoftë fshatrat e tyre nuk janë më të rëndësishme secili prej tyre ka ble truall dhe banesa në kryeqytet ku kanë ardhë vetëm për studime me byrek në dorë, këtyre nuk i u intereson me breki as katuni i tyre, i kanë lanë bashkëfshatarët në lloç.
Të gjithë e kuptojnë se kjo kategori nuk mërzitën se a ka tym në kuvend a gazë, janë në gjendje më përbi tymin e me duru brenda, ata nuk frikohen prej tymit por prej humbjes së pushtetit, sa njeri përfituese e sa rrogat e medditjet dhe krevatet e blera, njerëz këta të cilët këmba e tyre kishte shkel vetëm deri ne Prishtinë por jo me larg e tash shkojnë si te dajët në Bruksel.
Tash fukaraja me i madh është populli, sikur populli të ishte i pasur do te kishte punuar që këta mos të hanë bukën e tyre të cilët ndajnë kafshatën e tyre për të shti ata në punë miq, dajë e kunata, e vërteta është se kjo kategori njerëzish flet edhe për demokracinë e rendin e ligjin, universitetin e çka jo tjetër, më rëndësi me pas privilegje.
Këta njerëz mendojnë se janë të aftë të mbajnë pengë në emër të patriotizmit edhe një qind vjet kush flet ndryshe në mënyrë komuniste iu thonë njerëzve tradhtar, andaj e kanë gjet mënyrën se si më mbrojt pasurin e tyre të fituar dhe si të vazhdojnë privilegjet e tyre.
Andaj këta njerëz as mendja mos të iu shkojë se shkojnë aq lehtë nga pushteti, rendi nuk është, në këtë mënyrë ata mbesin në pushtet, kapak dhe ka shumë po iu ndihmon kjo opozitë e lodhtë e bon tym në tanë - anët kuvendin po zgjidhje ska e dhe këta si ata mos edhe me keq pretendojnë pushtetin nëse ka njerëz që i votojnë.
Kjo kategori e lodhtë e njerëzve derisa të mbetën në pushtet kanë me tesh popullin, që me tesh e kanë tesh edhe Tv me debate të kota për çdo natë në çdo kanal televiziv privat a publik, tulifar avokati tu fol ska punë me klientë e del të kallëzon se ai di gjë për interpretimet, pastaj analistë e sociolog e shoqëri civile gjithçka tu u munde me iu ra në fije kësaj kategori.
Realisht ata spo dinë gjë e këta spo merren me ta, përderisa intelektualët nëse u mbet kund ndonjë prej tyre mundohet me hangar bukë me gjet nju strehë politike me punua me mbajt familjen e njëherë në pesë vjet me shkrua një libër e tash i kanë liruar edhe prej shkrimit të librave mjafton 12 faqe impakt faktor e ligjëron një libër për krejt karrierën akademike pse jo, u lirua kjo punë, edhe politikan edhe mësues i pasluftës.
Dikur kishte ëndërr si të bëhet mësues katuni e tash profesor i UP dhe universiteteve politike të hapura nëpër qytete të Kosovës me një ministër të dobët që dikur Kurtesh Salihu e patë quajtur të padijshëm dhe kishte mbetur pa doktoratë mbi 12 vjet derisa ne fund ia dha lejen për mbrojtje të desertaicionit e tash telash e bëri rektoratin kur e pa se edhe ai nuk i ka punët mirë shpalli zgjedhjet e reja ne të gjitha nivelet në UP, kjo është puna e tij kur të sheh rrezikun e vet ai me dal prej krize dhe me nejt ne karrige gjoja po ia dojka të mirën UP shpalli zgjedhjet.
Kjo sështë e tëra, në vitin 2007 të gjithë partitë u bënë bashkë e hoqën nga rektori e tash ministër, ky është marifeti i PDK me larg nuk shkon, keq me thanë ama kjo opozitë rendi sështë njëherë me ia qëllua qysh me i qua këta matrapaz prej shpie, nëpër vendet ku janë kanë, ata pa pushtet smunden me nejt se din çka është fukaraja, nëse nuk ua bëjnë shpronësimin e fituar me dallavere e mashtrime me rroga të shumëfishta të paligjshme nëse shpronsojn atëherë pashmangshëm kanë më ik prej Kosove ku te munden.
Këta ndërmend nuk e kanë me u hekë ska as kush, spo din thjeshtë janë rrok për gjera të mëdha ku ndoshta sduhet fare se atje po vendos Be dhe SHBA, bash ku sduhet se ata i kanë qëllimet e veta e këta po mendojnë se me u bë kundër BE dhe SHBA fitojnë e po këtu kanë hup katastrofë ska gjë kjo është me ua zgjatë postin dhe karrierën e parave.
Qytetarët kur të organizohen zgjedhjet munde me i qua prej shpie ndryshe iu kanë mbet në derë. Tash derisa populli nuk kthjellet ata kanë me sundua me të..., nëse populli sështë lodhur këta edhe me hiq.