Diktatura bankare nё emёr tё tregut tё lirё
Shkruar nga Bujar Abdullahu
Tregu i lirё nё kuptim tё ngushtё tё saj do tё thotë determinim i çmimit nga relacioni i ofertës me kёrkesёn.
Bazuar nё kёtё konstatim Bankёs Qendrore i ndalohet qё tё ndërhyj nё uljen e normës sё interesit nё kredi tё bankave komerciale.
Por me treg tё lirё nёnёkuptojmё gjithashtu edhe aftësinë e shfrytëzimit tё mundёsisё pёr mbrojtjen e produkteve dhe shërbimeve vendore Tani shtrohet pyetja sa kjo hapёsirё shfrytëzohet nga BQK-ja?
Pёr ta argumentuar se njё gjё e tillё nuk ёshtё duke ndodhur mjafton qё tё përmendim njё tё dhenё statistikore me çka lehtё mund tё ilustrohet se BQK-ja me politikat e saja nuk ёshtё duke i kontribuar konkurrencës sё lirё dhe si pasojё edhe uljes sё normës sё interesit nё kredi.
Nёse njё shtet si Mal i Zi, me njё rritje reale tё GDP-sё (Bruto Produktit Vendorё) me 2% dhe me njё popullsi diçka mbi 600 mijё banorё ka nё dispozicion tё qytetarёve tё saj 11 banka komerciale, ndërsa Kosova me 5% rritje reale tё GDP-sё dhe me popullsi 2 milionshe ka vetëm 8 banka komerciale, pёrfshirё kёtu edhe Komercialna Banka e cila veprimtarinё e saj e shtrinё vetëm nё enklavat serbe, atёherё lehtё mund tё konstatohet se shumёçka nё sistemin financiar tё Kosovёs ёshtё parakusht pёr hapjen e njё rruge tjetër e cila e shpije shoqёrinё tonё drejt njё devalvimi jo vetëm ekonomik me pasoja tё pariparueshme financiare e morale, gjer tek kriminalizimi i shoqёrisё kosovare.
BQK-ja, pra nuk mund tё fshihet prapa konceptit tё tregut tё lirё.
Ajo ёshtё bashkëfajtore nё krijimin e njё gjendje tё tillё ekonomike me theks tё veçant nё përkeqësim tё mirëqenies sё qytetarit, nё media dhe, pa dyshim, biznes.
Pёr ta faktuar edhe mё situatën nё sistemin bankar mbase ёshtё e drejt tё thuhet se zhvillimi ekonomik i njё vendi ёshtё determinatorё edhe i fitimit tё bankave komerciale, pra, sa mё i lartё tё jetё zhvillimi ekonomik i njё vendi, aq mё profitabile do tё jen bankat komerciale tё vendit respektiv.
Bankat komerciale nё Kosovё kanё përfitime vjetore enorme, p.sh.,vitin e fundit fitimi i tyre net ishte afro 33 milion euro. Por sa ky konstatim korrespondon me zhvillimin ekonomik tё Kosovёs?
Shumё herё dhe nё vazhdimësi shoqëria civile, institucione e shoqata tё ndryshme, ekspert tё ekonomisë e profesorë tё financave kanë kёrkuar nga bankat komerciale tё Kosovёs ti ulin normat e interesit nё kredi ndёrsa nga Banka Qendrore tё krijoj kushte pёr rritje tё numrit tё bankave komerciale e si rezultat edhe shtimin e konkurrencë sё mirёfilltё nё sistemin bankar.
Kjo kёrkesё deri mё tash ёshtё injoruar nga bankat komerciale ndërsa Banka Qendrore duket se nuk ka pasur mundësi që pёr afro 5 vite kontigjenitit tё 8 bankave aktive tia shtoj sё paku edhe ndonjë bankё tё re.
Ndikimi i normave tё larta nё kredi ёshtё shumëdimensional. Njё konstatim i tillё ёshtё lehtё i kuptueshёm, mjafton vetëm tё theksohet kualifikimi i sistemit bankar nё terminologjinë ekonomike ku ai trajtohet si palcё kurizore e zhvillimit ekonomik.
Por ky sistem financiar duket tё mos jetё rasti i Kosovёs, përkundrazi. Nё realitet kjo palcё ёshtё duke e paralizuar ekonominё e Kosovёs.
Pёrkundёr hapsirёs shumё tё madhe pёr njё zhvillim tё hovshёm tё Kosovёs, viti paraprak u karakterizua me njё rritje tё vogël tё GDP-sё dhe kjo pak pёr shkak tё ndikimit tё krizës globale financiare tё viteve pararendёse e cila edhe pse jo me pasoja tё mёdha megjithatë ndikoj nё ekonominё reale tё Kosovёs, por edhe pёr shkak tё mungesës sё aftёsisё prodhuese tё shtetit mё tё ri tё Evropёs.
Gjithsesi nё kёtё kontekst duhet përmendur qё bankat janë ato institucione qё, hiq konstatimin mbi krizën financiare dhe aftёsinё prodhuese, vazhdojnë tё ken ndikim negativ nё bizneset e vogla dhe tё mesme tё Kosovё.
E kur këtij fakti i shtohet konstatimi se kёto biznese janë katalizatorё tё zhvillimit ekonomik, atёherё ёshtё e thjesht tё vihet nё pah se kahet e zhvillimit nё kёtё vend nuk janë duke shkuar nё drejtim tё duhur, ndёrsa 965 biznese tё mbyllura nё vitin 2011 janё vetëm sforcim i këtij konstatimi.
Njё parametër tjetër pёr ta argumentuar se bankat kan kontroll qё mbase e tejkalojnë edhe forcёn e pushtetit tё Kosovёs, janë reklamat e tyre, respektivisht mjetet financiare tё bankave tё derdhura nё kontot e mediave tё ndryshme pёr reklama.
Po qё se supozohet se bankat janë shndërruar nё filiale tё klaneve, grupeve dhe tё partive tё ndryshme politike, atёherё nuk ka se si tё tё mos shkoj mendja se ky kontroll, pёrveç shtrirjes sё ndikimit nё fushёn e sistemit bankar, çka mund tё publikohet pёr banka e çka jo, përmasat e saj tejkalojnë kёtё sistem ndërsa mediat, pёr shkak tё pafuqisë financiare, shndërrohen nё njё instrument nё duart e partive tё ndryshme politike.
Ndёrsa krejt kjo çka u tha pashmangshëm ndikon nё mirёqenien e qytetarit, thjesht nё tavolinën e tij çdo ditё e mё pak shfaqen produktet e nevojshme pёr jetё tё shëndetshme, pёr tё qenё edhe mё i thellё; fёmijёt nuk kanё çka tё hanё ndërsa tё rriturit pёr t`u mbrojtur nga vrasja, bёjnё vetëvrasje.
Pёr ta ndaluar kёtё fenomen shqetësues tash imponohet si e pashmangshme shënimi i ditёs kundër bankave ditё kjo kur ne ngadalë do tё fillojmë tё kemi ndikim nё banka pёr ulje tё normës sё interesit nё kredi e jo ndikim tё bankave nё përkeqësim tё mirёqenies sё qytetarit, kontrolli tё mediave dhe ngufatjes sё bizneseve.
Autori ёshtё ish drejtor i Drejtoratit pёr Marrёdhёnie me Jashtё nё kuadër tё Bankёs Qendrore tё Republikёs sё Kosovёs aktualisht kryetar i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare