23 Dhjetor 2024

Diaspora shqiptare, e papërfaqësuar

Shkruar nga Besnik Rama

Diaspora shqiptare ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të rëndësishëm dhe zhvillues në dobi të vendit të saj, Shqipërisë. Po ashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.

Diaspora shqiptare që herët do të njihte rrugët e emigracionit, për shkaqe të shumta dhe rrethana të disfavorshme. Kushtet e vështira ekonomike, situata e paqartë politike dhe mjerimi i rënduar social i vendit të tyre, Vendit të Shqipeve, i ka detyruar shqiptaret te marrin rrugët e mërgimit.

Ku shtrihet Diaspora sot? Pothuajse në cdo cep të globit gjenden shqiptarë. Po kryesisht në: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, Turqi, Zvicër, Belgjikë, Suedi, Kanada, Francë, Austri, Hollandë, Spanjë etje. E rëndësishme të thuhet është fakti se preferenca e emigrantëve shqiptarë janë kryesisht vendet perëndimore Europiane dhe SHBA. Në këto vende zhvillimi ekonomik, kushtet sociale edhe standarti i jetesës është shumë më i lartë se në shumë vende të tjera të botës.

Po si jetojnë ata? Pavarësisht krizës së sotme ekonomike që ka mbërthyer kontinentin plak Europen, SHBA e gjetkë, një numër jo aq i ndjeshëm i shqiptarëve janë papunë, (përjashto Greqinë, statistikat e te ciles janë të largta dhe mbeten të huaja, si gjithmonë, kur vjen puna për shqiptarët.) Punët e rënda zakonisht vihen mbi supet e shqiptarëve emigrantë.

Në disa raste shqiptarët punojnë punë relativisht të lehta dhe në shumë pak raste të larta, të mira, si në administratën publike apo specialist profesioni. Duke qenë se nevojat e tanishme të këtyre shteteve për punët e rënda, mbetet e pandryshuar dhe ruan të njëjtat kërkesa për punë, si rrjedhojë logjike shqiptarët nuk janë aq të prekur nga papunësia në këto vende.

Pra, duke qenë se emigrantët shqiptarë realizojnë punë të rëndomta, po bëjmë marrëveshje ta quajmë kështu, pavarësisht se nuk ka punë të rëndomta, pasi që puna është nder e përfitim, ato vazhdojnë të ruajnë vendet e tyre të punës sa kohë që kërkesa e tregut për punë të tilla nuk është në rënie të theksueshme, siç po ndodh në sektorë dhe fusha të tjera të ekonomisë.

Shqiptarët punojnë punë të tilla nëpër ndërmarrje, fabrika, magazina, uzina, dyqane etj. Sigurisht, nga emigrantët shqiptarë ka edhe prej atyre që janë papunë, por pa as më të voglin dyshim, ato as sot e as nesër nuk e çojnë në mendje të largohen nga vendet e tyre për drejt vendit mëmë, Shqipërisë. Tek ky i fundit ajo qe shikojnë ata eshte veç një gjendje e pashpresë. Mendimi i tyre është: „ më mirë papunë në perëndim, sesa në vendin tonë dhe i pasigurtë në gjithçka.“

Nga se vjen një mendim i tillë? Nese do ti futeshim nje analize logjike te gjerave do dilnim ne konkluzion se pasiguria që shteti shqiptar afron për shtetasit e tij, për popullin e vet eshte dhe mbetet arsyeja kryesore. Nga një politikë shterpë dhe fallso, politikanë të cilat ngrohin xhepat e tyre dhe bëjnë gjoja se angazhohen për nevojat e vendit të tyre, nuk ke ç`pret tjeter. Këtu asgjë nuk është e garantuar duke filluar nga pasiguria e jetës, nivelit shendetsor e deri tek ajo ekonomike.

Niveli i të ardhurave drejt Shqipërisë? Këto janë në rënie. Emigracioni shqiptar drejt vendit të tyre aktualisht dërgon më pak të ardhura se dhjetë vite më parë. Por, duhet theksuar që të ardhurat e emigracionit mbajnë shumë familje shqiptare dhe fryjnë buxhetin e shtetit shqiptar. Të ardhurat e emigracionit janë të rëndësishme për jetën e vendit, pa të cilat jeta e

shumë familjeve shqiptare do të vihej në dyshim. Ndihma e tyre është e vazhdueshme dhe shumë e nevojshme. Ka shumë familje, që muaj për muaj marrin para nga fëmijët dhe të afërmit e tyre emigrantë, për të mbajtur frymën gjallë apo për nevoja të tjera jetësore.

Si sillet shteti shqiptar me diasporën? Binomi”Shtet shqiptar – Diasporë” nuk ka funksionuar ndonjehere. Sa herë zgjedhjet afrohen (lexo: zgjedhje lokale dhe të përgjithshme), partitë politike, sidomos dy forcat e mëdha në jetën e vendit tonë, PD dhe PS, bëjnë gjoja se po iu afrohen emigrantëve dhe se do të përmbushin nevojat e tyre. Gjithçka mbetet fjalë dhe vetëm fjalë.

Deri më sot, politika shqiptare nuk ka përmbushur asgjë në shërbim dhe dobi të emigracionit shqiptarë nëpër botë, pavarsisht se ky i fundit vazhdon të ndihmojë vendin e tij, në të ardhura për frymë, mundësinë e studimit të shumë të rinjve në Perëndim, sjelljen e investitorëve të huaj në Shqipëri, ruajtjen e kulturës dhe kultivimit të gjuhës shqipe në diasporë etj. Prandaj, me të drejtë lind pyetja: ”Pse nuk janë të përfaqësuar në vendin e tyre, emigrantët shqiptarë, diaspora shqiptare?

Përfaqësimi në qeveri i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë një premtim bosh, i kotë. Ky është një veprim antikombëtar dhe që bie ndesh me interesat e vendit tonë dhe aspiratat e tij europiane.

Përfaqësimi i munguar i diasporës shqiptare është një hap prapa për politikën shqiptare, e cila reflekton edhe në Bruksel, ku shpeshherë i bëhet me dije politikanëve tanë për nevojën e përfaqësimit të diasporës shqiptare në administratën qeverisëse, pasi Shqipëria është një vend që ka më shumë shtetas të saj jashtë vendit sesa brenda vendit. Është një logjikë e thjeshtë dhe prandaj bëhet edhe absurde moskuptimi si duhet i saj.

Nuk po themi që gjysma e kabinetit qeveritar të përbëhet nga diaspora shqiptare. Jo. Por, pse të mos ketë edhe një ministri: Ministria e Diasporës apo Ministria e Emigracionit apo Ministria e Shqiptarëve Emigrantë etje.

Kështu, sa kohë që politika shqiptare nuk do të marri masa në këtë drejtim, patjetër që ngjarjet e situatat do të te nderlikohen, që kur politika atje (shqiptare) të ketë nevoja emergjente për këtë diasporë, do te jete pikërisht kjo diaspora e lene ne harresë që nuk do t’i përgjigjet asaj.

 (Botues & Kryeredaktor i gazetës Nacional Albania)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)