Dhuna në familje dhe ndaj femrës e papranushme

Shkruar nga Erald Selca
Dhuna në Familjen shqiptare dhe ndaj Femres shqiptare na turpëron neve si Komb dhe na radhit në mesin e Kombeve më primitive aziatike, dhe të fiseve të Zullullandit ,një gjë e tillë po dëmton rendë imazhin e shqiptarëve duke na portretizuar madje edhe mediat dhe OJQ-të nderkombetare si njerëz Brutal .
Shumë vajza të reja presin me padurim të rriten dhe një ditë të krijojnë familjen e ëndrrave të tyre.
Familja ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe kulturën shqiptare.
Por, ndërkohë që mbetet një ndër vlerat më të mëdha, ajo në të njëjtën kohë mund të kthehet në makth për disa gra.
Në Shqipëri, një në tri gra është rrahur apo është nënshtruar formave të tjera të dhunës brenda familjes së saj.
Edhe pse dhuna në familje në vendin tonë nuk është sekret, gratë nuk flasin hapur për këtë.
Turpi, frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat ose partnerët e tyre (pa përjashtuar dhunën nga baballarët e tyre, vëllezërit apo anëtarët tjerë meshkuj të familjes).
Në shumicën e rasteve, viktimat janë penguar nga denoncimi i agresorit të tyre.
Në krahasim me vitet e kaluara, numri i grave që lajmërojnë policinë për incidentin është rritur ndjeshëm. Por ende, shkalla qëndron në përqindje relativisht të ulët.
Justifikimi mitik ai të do ndaj të rreh, thjesht nuk ekziston. Sipas sondazheve, shumica e bashkëshorteve të abuzuara vazhdojnë të jetojnë së bashku me dhunuesin e tyre.
Shqetësuese, këto gra janë të detyruara të jetojnë nën të njëjtën çati me këta njerëz për shkak të normave të larta të papunësisë në veçanti për gratë, kushteve të vështira ekonomike, mungesës së shtëpive, për shkak të fëmijëve të tyre, si dhe mendimit të anëtarëve të familjes dhe thashethemeve të fqinjëve.
Më tepër, ironia tragjike në raste të tilla është se gruaja është ajo që ndihet e turpruar dhe stigmatizuar.
Mbajtja e gjërave për veti dhe hipokrizia e shoqërisë shqiptare i bën njerëzit që të brengosen më shumë në lidhje me atë se çfarë thonë njerëzit e tjerë se të përballen me problemin e vërtetë.
Zakonisht, dhuna ndaj grave rrjedh nga pabarazitë në mes të dy gjinive, si në jetën publike ashtu dhe private.
T`i themi jo dhunës ndaj gruas
Të drejtat e njeriut të femrave shkilen në tërë globin. Pavarësisht nga përkatësia kombëtare, kulturore, fetare apo pozita në shoqëri, femrat diskriminohen, rrihen dhe përndiqen anembanë botës.
Në raste ekstreme ato ekzekutohen nga baballarët, djemtë, vëllezërit apo bashkëshortët e tyre. Shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj femrave janë universale.
Shumë femra anembanë botës janë viktimë e dhunës së meshkujve. Dhuna ndaj gruas është tipar i përbashkët i të gjitha shoqërive patriarkale.
Dhuna ndaj gruas nuk njeh kufij. Anembanë botës ato shfrytëzohen si fuqi e lirë punëtore, nuse me katalog apo prostituta të detyruara. Për çdo vit shiten si prostituta më tepër se dy milionë vajza të moshës 5-15 vjeçare.
Dhunes ti themi stop jo me fushata e Billborda po me vetedijesim sa me te madh ,vetem burracaket idiotet rrahin gra dhe femije.
As me Kanunin e Leke Dukagjinit nuk arsyetohet Dhuna Familjare Gruaja nuk eshte prone e nje burri as objekt seksi ,jemi te barabarte dhe duhet sillemi si bota e emancipuar .