Determinantat që janë faktorë të mos zhvillimit ekonomik
Shkruar nga MSc. Imer Raçi
Determinantat që mendohen se janë faktorë fundamental të moszhvillimit ekonomik të vendeve jo mjaftë të zhvilluara të botës, siç janë: (Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore, faqe 18 25)
1. Determinimi racial,
2. Determinimi demografik,
3. Determinimi politik,
4. Determinimi gjeografik,
5. Kushtet natyrore,
6. Determinimi religjioz dhe
7. Fenomeni ekonomik.
1. Determinimi racial sipas kësaj teorie, vendet e zhvilluara janë të banuara me racë të bardhë, e cila popullsi është me intelekt më të lartë njerëzor, e që kanë ndikuar në zhvillimin e këtyre vendeve dhe në të kundërtën, vendet jo mjaft të zhvilluara janë të banuara me popullsi me ´´ngjyrë´´, e cila është me intelekt më të ulët njerëzor, e që ka ndikuar në moszhvillimin e këtyre vendeve.
Thuhet se teritoret e banuara me ´´zezak´´ në SHBA paraqesin vise jo mjaft të zhvilluara, kurse teritoret e banuara me të ´´bardhë´´ vise të zhvilluara. (Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore, faqe 18 25)
Edhe pse kjo teori i ka ithtarët e vet, gjithashtu i ka edhe kundërshtarët e vet të cilët janë të mendimit se pikërisht politika raciste ka ndikuar në moszhvillimin ekonomik të vendeve të banuara me racë të zezë. Nuk është e kuptimtë të bëhen gjykimet e intelegjencës në bazë të racës.
Këtë teori e hedhë poshtë edhe rasti kur dihet se Japonia dhe Kina po zhvillohen me një hov të madh dhe janë popullsi me ngjyrë. Aftësitë e njerëzve nuk janë racore, ato janë njerëzore. Nuk është ngjyra ajo e cila i përcakton aftësitë e njerëzve, nuk është ngjyra ajo e cila përcakton dhe i jep kahje zhvillimit ekonomik të vendeve të tyre.
Këtë teori e hedh poshtë edhe fakti se shumë vende të banuara me racë të bardhë janë jo mjaft të zhvilluara. Vend me racë të bardhë është edhe Kosova mirëpo është vend jo mjaft i zhvilluar dhe mendim i cili e hedh poshtë mendimin se raca ndikon në moszhvillimin ekonomik dhe i jep përkrahje mendimit se pikërisht politikat e ushtruara nga vendet tjera ua kanë ndalur zhvillimin ekonomik të tyre.
Kjo tezë është e papranueshme, dhe mendimet e përkrahësve të kësaj teorie nuk mund të pranohen, ku dihet se aftësitë e njerëzve nuk nvaren nga ngjyra. Pra, aftësitë e njrëzve nuk mund të thuhet se janë racore sepse ato janë njerëzore, dhe pikërisht kjo është ajo e cila e hudhë poshtë tezën raciste.
Nuk është raca, ajo e cila ka ndikuar në ngecjën e vendeve jo mjaftë të zhvilluara të banuara me racë të zezë, por, politikat raciste të ushtruara mbi këto vende.
Njerëzit e racës së zezë kanë pasur të drejtat e kufizuara nga politikat e ndryshme të ushtruara nga njerëzit e racës së bardhë, dhe pikërisht këto politika kanë ndikuar në nivelin e ultë arsimor të racës së zezë, skllavërimi i njerëzve të zi dhe shfrytzimi i pamëshirshëm të pasurive kombëtare të vendeve të banuara me racë të zezë të cilat kanë shkaktuar ngecjën e zhvillimit ekonomik të vendeve të tyre.
Shumica e amerikanëve mendojnë se ata vetë nuk janë përzier në diskriminimin racor dhe se nuk ndihen personalisht fajtorë për këtë fenomen. Ata e dinë edhe se me një borxh kombëtar prej afro 9 trilionë dollarë dhe me deficite vjetore prej gati 300 miliardë dollarë, vendit i mbeten shumë pak burime për t`i ndihmuar që të zgjidhin problemin. (Barck Obama, Guximi për të shpresuar, faqe 275 322)
2. Determinimi demografik Ekziston konstatimi i padiskutueshëm se shkalla e zhvillimit ekonomik, material, social, kulturor, arsimor, shëndetësor, punësimi në përgjithësi dhe ai i femrës në veçanti, pastaj shkalla e urbanizmit janë faktorë përcaktonjës determinante të lartësisë së shtimit natyrorë të popullsisë. (Dr. Rifat Blaku, Ekonomia e resurseve, faqe 280 291).
Në qoftëse një vend i ka të gjithë këta faktorë të zhvilluar atëherë menjëherë kemi të bëjmë me një shtim jo të madh të popullsisë, mirëpo nëse këta faktorë nuk janë të zhvilluara atëherë kemi të bëjmë me një shtim të madh të popullsisë siç është edhe duke ndodhur në vendet jo mjaftë të zhvilluara.
Ndonëse Bota e Tretë përfshin tre të katërtën e popullsisë së botës dhe është përgjegjëse për rritjene frikshme të popullsisë së planetit, ajo nuk është e aftë të prodhojë më shumë se 25% të prodhimit total të ekonomisë botërore.
Edhe pse Bota e Tretë disponon shumë prej burimeve natyrale të botës, përfshirë rezerva minerale dhe ato të naftës, shumë prej këtyre burimeve konsumohen e përdoren prej ekonomive më të shëndetshme e më të zhvilluara të botës. (Randy Charles Epping, Një guidë e ekonomisë botërore ( A beginer`s guide to the world economy), , faqe 159-160).
Përqindja më e madhe e rritjës së numrit të banorëve në këtë shekull ka të bëjë me botën në zhvillim dhe ato shtete të cilat nuk do të munden ta kontrollojnë rritjen demografike, siç sot po ka sukses Kina por jo edhe India, kështu që do të ballafaqohemi me probleme të mëdha.( Jasna Plevnik, Pas globalizimit, faqe 211-220).
Popullsia e Indisë për shembull pritet të shtohet me 50 përqind për gjysmë shekulli, duke e çuar numrin total të këtij vendi në 1 miliardë e 500 milionë njerëz. Statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se shtimi javor i popullsisë në Indi është i barabartë me popullësinë e 22 vendeve të Bashkimit Evropian.( http://www.voanews.com/albanian/archive/2003-07/a-2003-07-23-3-1.cfm?moddate=2003-07-23)
Nëse shikojmë pa analizuar do të përkrahnim mendimin e maltuzianëve dhe sot të neomaltizianëve duke e parë se pikërisht vendet e Botës së Tretë përfshijnë tre të katërtën e popullsisë dhe do të gjykonim se pikërisht nataliteti i madh e ngadalson zhvillimin ekonomik.
Në ish Jugosllavi, po ashtu ishte prezente teza neomaltuziane për republikat jo mjaft të zhvilluara dhe në veçanti ndaj Kosovës.
Akademikët e Akademisë Serbe si: Millosh Macura, Kosta Mihaloviq, Mihajlo Markoviq etj., që njëherit ishin edhe nënshkrues të Memorandumit, theksonin se moszhvillimi ekonomik i Kosovës nuk rezulton nga zhvillimi i ngadalshëm ekonomik, apo nga mos intervenimi i Jugosllavisë për zhvillimin e saj, por është rezultat i shtimit të madh të popullsisë.
Lidhur me këtë Kosta Mihajloviq cek: ``nuk mund të ketë kurfarë dilemash se faktori demografik ishte faktor kryesor në ngecjën e zhvillimit të viseve jo mjaft të zhvilluara``.
Akademikëve të Beogradit lidhur me këtë çështje Dr. Musa Limani ju ka kundërvuar duke zhvilluar tezën se moszhvillimi nuk është pasojë e shtimit natyror të popullsisë, por përkundrazi, moszhvillimi është shkak i ecurive të mëdha demografike.
Kjo ishte teza kryesore e Dr. Musa Limanit në periudhën 1981 1988 që mbrojti natalitetin dhe shtimin e madhë natyror në Kosovë. Esenca e tezës së Dr. Musa Limanit ishte se Kosova nuk është e pazhvilluar pse ka natalitet të lartë, por ka natalitet të lartë pse është e pazhvilluar. (Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore (Ligjerata të autorizuara), faqe 18 25).
Në disa vende popullsitë dyfishohen çdo njëzet vjet, dhe në vende të tjera vihet re një rreth vicioz, ku varfëria e skajshme ka shtrënguar njerëzit të krijojnë familje të mëdha, me shpresën se fëmijët do të punojnë e kështu do të bëjnë të mundur rritjen e të ardhurave të familjës.( Randy Charles Epping, Një guidë e ekonomisë botërore ( A beginer`s guide to the world economy), faqe 163-165).
3. Determinimi politik nëse kthehemi te determinimi racor, atëherë menjëherë shohim se pikërisht politikat raciste kanë ndikuar në mos zhvillimin e vendeve me racë të ``zezë``, nëse kthehemi te determinimi demografik menjëherë shohim se vendet jo mjaftë të zhvilluara nuk janë të pazhvilluara pse kanë natalitet të lartë, por natalitetin e lartë e kanë pikërisht pse janë të pazhvilluara. Fajin e moszhvillimit të vendeve jo mjaft të zhvilluara e kanë pikërisht politikat e ndryshme të vendeve të zhvilluara të cilat i kanë mbajtur si koloni vendet në zhvillim.
Kosova nuk është vend i pazhvilluar se ka racë të zezë, sepse ajo ka racë të bardhë, nuk është e pazhvilluar se 90% të popullsisë janë të besimit islam, nuk është e pazhvilluar se nuk ka pasuri natyrore sepse edhe atë fenomen e ka, mirëpo është e pa zhvilluar për shkak të politikave zhvillimore jo adekuate të ish Jugosllavisë dhe politikës shoviniste të ushtruar nga pushtuesi serb.
Në kushtet e tanishme të zhvillimit, në shumicën e vendeve të botës së tretë, ende është prezente varësia ekonomike në bazë të metodave dhe mënyrave të reja të nënshtrimit dhe jo përmes pordorimit të dhunës për realizimin e fitimit.
Format e reja të varësisë ekonomike të vendeve të botës së tretë janë: veprimi i korporatave multinacionale, këmbimi joekuivalent ndërkombëtar, huatë e jashtme, nënshtrimi shkencor-teknologjik. (Dr. Selman Selmanaj, Sisteme ekonomike bashkëkohore, Prishtinë, 1996, faqe 15 18)
Vendet e botës së tretë më si duket nuk po pushtohen nëpërmes ushtrive apo armatave të ndryshme të vendeve të zhvilluara siç ka ndodhur në kohët e mëparshme, të cilat në mënyrë të pamëshirshme i kanë shfrytëzuar pasuritë e tyre natyrore, sepse tashmë ato janë të pushtuara dhe të varura pikërisht nëpërmjet varësive të ndryshme ekonomike.
Shfrytëzimi i pasurive natyrore në mënyrë të pamëshirshme të vendeve jo mjaftë të zhvilluara nga vendet e zhvilluara nëpërmjet politikave të ndryshme të vendeve të zhvilluara kanë ndikuar dhe është një ndër faktorët kufizues të zhvillimit ekonomik të vendeve jo mjaftë të zhvilluara.
4. Determinimi gjeografik shumë përkrahës të kësaj teorie moszhvillimin ekonomik të vendeve jo mjaft të zhvilluara e bazojnë në pozitën gjeografike ku thuhet se vendet me klimë tropikale, janë vende jo mjaft të zhvilluara.
Një tezë e tillë është e papranueshme, sepse ka vende që nuk kanë klimë tropikale (pjesa veriore e Kinës, ku përfshin mbi 300 milionë banorë dhe mbi 45 milionë në Kore), pra kanë klimë kontinentale, por paraqesin vende jo mjaft të zhvilluara të botës. (Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore (Ligjerata të autorizuara), faqe 18 25).
5. Kushtet natyrore resurset natyrore (xehet, mineralet, pyjet, burimet energjetike dhe sipërfaqet tokësore bujqësore), paraqesin parakushtë për zhvillimin e industrisë, e së bashku me të edhe të ekonomisë në përgjithësi.
Andaj, nëse një vend ka pasuri të ndryshme natyrore si në pikpamje sasiore, ashtu edhe cilësore, mund të themi se ekzistojnë kushte më të volitshme për zhvillimin ekonomik të tij.
Resurset natyrore paraqesin parakushte dhe kushte, por jo edhe faktor determinues për zhvillimin ekonomik të një vendi. Për të argumentuar këtë mendim shpesh merret si shembull Japonia, Zvicra, Holanda etj. (Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore (Ligjerata të autorizuara), faqe 18 25)
Mirëpo Kosova është vend në zhvillim dhe ka pasuri natyrore, kjo do të thotë se pasuria natyrore nuk paraqet kusht determinues edhe pse është një faktor që ndihmon për një zhvillim më të shpejtë ekonomik. Po ashtu, edhe vendet jo mjaftë të zhvilluara të botës posedojnë pasuri të mëdha natyrore, por janë vende të pazhvilluara.
6. Determinimi religjioz shumë autorë ngecjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendeve në zhvillim e shohin në fe ku krijojnë paragjykime se vendet e zhvilluara janë të besim protestant ndërsa vendet në zhvillim janë të besimit islam.
Në SHBA, është e zakonshme të dëgjosh njerëzit që flasin për etikën protestante të punës, që nënkupton të punuarit shumë, të qenit i zellshëm dhe kursimtar i parave. Kjo etikë pune ka ndihmuar në zhvillimin e kapitalizimit në SHBA, për shkak të rëndësisë që ka kursimi dhe riinvestimi i kapitalit.( Dr. Ilia Kristo, Biznesi ndërkombëtar, faqe120-121)
Rene Gendarmei në mënyrë të vet arsyeton ndikimin e fesë islame në zhvillimin ekonomik, duke theksuar ceremonitë e fesë në zvoglimin e kondicioniz fizik e psikik të punës. Teza e Rene-s është kritikuar me të madhe nga autorët tjerë, si tezë që nuk ka mbështetje shkencore. Kështu Gerard Destane de Bernis thotë ``Islamizmi nuk i kundërvihet përhapjës së përparimit ekonomik, atij i kundërvihet situata karakteristikë e çdo qytetërimi fshatar analfabet, e cila i nënshtrohet shumë në aktivitetin e vet produktiv faktorëve të pasigurt siç është klima: fatalizimi është qëndrimi i grupeve shoqërore të cilat nuk janë liruar nga shtrëngesat e natyrës nëpërmjet përparimit teknik´´. (Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore (Ligjerata të autorizuara), faqe 18 25)
Liberalizimi na mëson të jemi tolerantë ndaj besimeve fetare, me kusht që këto të mos dëmtojnë asnjeri dhe të mos ndërhyjnë në të drejtën e dikujt tjetër për të pasur bindje fetare të ndryshme.( Barack Obama, Guximi për të shpresuar, faqe 239 273)
Shtrohet pyetja: a mund të gjykohet feja si faktor determinues i zhvillimit ekonomik të vendeve në zhvillim?
Nuk mund të gjykohet feja si faktor determinues i zhvillimit ekonomik, sepse feja nuk e cakton pozitën gjeografike dhe klimën natyrore të vendit të ciat janë faktorë të cilët ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve.
Vend i besimit islam është Turkia dhe Dubai por nuk janë vende të pazhvilluara. Në Kosovë 90% e popullsisë janë musliman, dhe nuk është e pa zhvilluar për shkak të shumicës së popullsisë islame, mirëpo është e pa zhvilluar për shkak të politikave zhvillimore jo adekuate të ish Jugosllavisë dhe politikës shoviniste të ushtruar nga pushtuesi serb.
7. Fenomeni ekonomik si shkak kryesor i ngecjës së zhvillinit të vendeve në zhvillim nuk janë ato që i cekum (determinimi racial, demografik, gjeografik, religjioz dhe kushtet natyrore) por është fenomeni ekonomik.
´´New Economy´´-ja ka gjeneruar pasuri të jashtëzakonshme, sidomos në vendet e industrializuara. Në fund të shekullit të njëzetë, u vu re se po zgjerohej hendeku i të ardhurave midis vendeve më të pasura dhe më të varfëra të botës. Disa vende po bëheshin pabesueshmërisht të pasura, të tjerat po rrepateshin të mbanin një ritëm të cakuar zhvillimi, e të tjera akoma praktikisht po varfëroheshin.
Fjala vjen në vitin 1950 Mozambiku i kishte të ardhurat vjetore për frymë në nivelin e 1.000 dollarëve, ndërsa në fund të shekullit të njëzetë kjo shifër ishte më e vogël se 800 dollarë. Ndërkohë, të ardhurat për frymë në Shtetet e Bashkuara, Japoni apo Zvicër rezultuan të ishin rritur nga 12.000 në 30.000 dollarë.( Randy Charles Epping, Një guidë e ekonomisë botërore ( A beginer`s guide to the world economy), faqe 163-165)
Egziston polarizim i zhvillimit ekonomik mes vendeve të ndryshme të botës. Polarizimin ekonomik mes vendeve të botës më së miri e definon François Perroux, i cili thotë se zhvillimi ekonomik nuk ka filluar për një herë në të gjitha vendet e botës. Ai ka filluara në pika dhe kohë të ndrysme, që ka ndikuar në vendet e botës sot të dallohen për kah zhvillueshmëria.( Dr. Musa Limani, Rrjedhat e ekonomisë botërore (Ligjerata të autorizuara), faqe 2 8)