24 Dhjetor 2024

Determinantat e ngecjës së zhvillimit ekonomik

Shkruar nga Msc. Ecc. Imer Raçi

Ka shumë mendime se këto determinant ndikojnë në ngecjen e zhvillimit ekonomik, mirëpo a janë këto edhe shkaktare per moszhvillim ekonomik te Kosovës:
   
1. Determinimi racial,   
2. Determinimi demografik,
3. Determinimi politik,
4. Determinimi gjeografik,
5. Kushtet natyrore,
6. Determinimi religjioz apo
7. Fenomeni ekonomik.

Sa I perket Determinimit Politik, Kosova për shkak të politikave shoveniste të Sërbisë ka pasur një ngecje te madhe në zhvillim ekonomik. Mirëpo, sot politikanët shqiptarë përmes politikave për forcimin e ligjit, përmes rritjes së cilësisë së arsimit, zhvillimit të infrastrukturës mundohen që ti japin një shtytje të madhe zhvillimit ekonomik.

Fenomeni ekonomik na bën të kuptojmë se zhvillimi ekonomik nuk filloj në të njejtën kohë në të gjitha vendet e botës, kur ndalemi te Kosova ne e dimë se si pasojë e luftës nga pushtuesit serb sot Kosova bën pjesë në vendet në zhvillim pra është në fazën e tranzicionit.

Determinimi Demografik, gjeografik dhe kushtet natyrore janë faktorë që ndikojnë në zhvillimin apo moszhvillimin ekonomik, mirëpo, nuk janë faktorë kushtëzues të zhvillimit ekonomik. Kosova ngecjen e zhvillimit nuk e ka pasur si pasoj e shtimit të popullsisë apo nga pozita gjeografike dhe kushtet natyrore ku dihet se ne kemi pozitë të mirë gjeografike, kushte të favorshme natyrore, mirëpo, jemi vend në zhvillim, e gjithë kjo si pasoj e luftës nga pushtuesit serb.

Ndërsa Determinimi religjioz nuk është një determinantë që ndikon në moszhvillim ekonomik, Kosova nuk është e pazhvilluar se mbi 90% e popullsisë I takojnë besimit islam por është e pazhvilluar per shkak të politikave shoveniste serbe të cilat shteti serb ka ushtruar mbi ne.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)