29 Dhjetor 2024

Dështimi i partive poltiike për të konstituar institucionet

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Zgjedhjet janë model i vetëm I zgjidhjes kështu ka tingëlluar kohërave te  fundit zgjidhja e epilogut te krizës  institucionale në vend, pak kanë mbetur rrugë për zgjidhje tjera, po kryesisht s’ka pas as një minimum te vullnetit të subjekteve politike për të ardhur  deri te një zgjidhje, ka pas shumë propozime e modele të propozuara por as njëra prej tyre nuk ka hasë në ndonjë interesim serioz për subjektet politike, kështu përderisa opozita i shtjerri të gjitha mekanizmat institucional dhe jo institucional, pozita aktuale apo fituesi I zgjedhjeve nuk kishte ndonjë vullnet tjetër, rezultati po o bien që është negative.

Shumë gjera q ë kanë lidhë nyje votuesin ka bërë që kjo klasë politike të del mbi interesa të qytetarëve dhe të përcaktohet vetëm për vullnetin e tyre dhe interesat personale të tyre, kjo ka vë në pah edhe diçka tjetër që kjo klasë politike ka dështuar të përfaqësoj interesa të  qytetarëve, ka pas edhe shumë situate komike e hajgare dhe retorik fjalësh pa lidhje si dhe qëndrime dhe foto të këtyre liderëve duke treguar se prapa tyre fshihet shpëtimi, reklamat e shumta televizive të këtyre njerëzve I kanë shërbye rritjes se popullaritetit në familjet e tyre  por jo tek qytetarët, të cilët vlerësohen negativisht në secilin segment.

Këta njerëz nuk meritojnë të votohen, këta kanë bërë politikë për qefin e tyre, janë vet kënaqur me imazhet e tyre neper TV, me do farë qëndrime qesharake dhe me do çanta kishe ata po din çka janë duke  bërë për shtetin, realisht ata kishin “ndal trenin”, kishin stopuar rrugëtimin e shtetit.

Përplot situata komike kishte në këtë cirk të përformancave   të këtyre njerëzve të cilët mendojnë  se din çka është politika.

Realisht në këtë periudhë ndodhi devalvimi i plotë i vullnetit të qytetarëve, tash presin që sërish ta bindin qytetarin për ti votuar nëse eventualisht do te ketë zgjedhje, duhet votuar subjekte tjera politike jo më këto subjekte  që 14 vjet një palë njerëz të cilët riciklohen si kandidat për deputet a kryeministra a kryetar komunash, këta njerëz politiken në kapitalizëm e kuptojnë si vend pune por jo si mandat, ata nuk hezituan të ndajnë për vete privilegje të pakuptimta, duke marr iniciativa përfituese prej mandateve, Kosova ka mbi 74 subjekte politike të regjistrua duhet të votohen subjekte tjera këta më nuk meritojnë as te merret elektorati me ta, kjo do të ishte ndëshkimi  I votuesve.  

Gjatë kësaj periudha u  pa krejt se kush janë këta njerëz të cilët politikën e vlerësojnë si profesion në sistemin e ekonomisë së tregut duke pretenduar te jetojnë prej shitjes së mjegullës, realisht njerëz të dështuar personalisht  në secilin segment të jetës së tyre.  Ne ekonomin e tregut nëse nuk jeni i suksesshëm  në jetën private askush s’të jep besim me udhëheqë, paramendojeni se kush udhëheq popullin, mjafton me iu shikuar biografia e pastaj do të shihni se kush në Kosovë mendon me bërë popullin “çirak”.Shumë  e cirku u bërë në këtë shtet të ri.

As nuk e kanë pas dert se kush janë ? As çka po lypin?Pasurimi pa bazë dhe politizimi i të gjithë institucioneve publike, private atyre te pavarura kushtetuese janë karakteristika kryesore të këtyre njerëzve.

Edhe me keq kam thane shume me herët se populli s’ka as për kë të votojë, mirëpo do të ishte shumë më mirë që këta njerëz më të mos votohen, duhet të votohen subjektet tjera politike, me këta shteti i ynë nuk mund të ec përpara. Ne kemi nevojë për parti politike që do të punojnë më përkushtim të theksuar për të shpie vendin në BE dhe në mekanizmat euro-atlantik. Me dajë e kunata nuk shkohet në BE.

Zgjedhjet duhet të mbahen me 7 ose me së largu me 14 dhjetor

Alternativa e zgjidhjes duket të jetë e vetme, nëse edhe kjo javë nuk sjellë një zgjidhje. Më mirë të mos humbet kohë dhe ti shpallën zgjedhjet deri në fund të javës së ardhme, data me e mirë do të ishte  7 dhjetori ose me së largu 14 dhjetori, për të hap mundësin e themelimit të institucioneve të reja deri ka fundi i janarit 2015.

Dështimi duket te jetë evident andaj mos të humbim kohë me këta njerëz që dalin flasin e kanë lodhur edhe TV duke dal në të e folur kotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)