Deshtimi i madh i lakejve te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise
Deshtimi i madh i lakejve te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise
Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni
Lëvizja kombëtare shqiptare gjate gjithë shekullit qe lame pas, punoi dhe luftoi me pene e me pushke për çlirim kombëtar nga perandoria Osmane, nga sllavet e jugut dhe nga greket, me qellim te çlirimit dhe bashkimit te trojeve shqiptare te copëtuara me dhune nga fuqitë e mëdha.
Me gjithe perpjekjet e atdhetareve si Hasan Prishtina, Fan Noli, Bajram Curri, Azem Bejta, Gjon Serreqi, Adem Gllavica, Shaban Polluzha, Avdyl Dura, Fazli Greiqevci, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Afrim Zhitia, Fehmi Lladrovci, Adem Jashari, e shume te tjere, gjithehere ne anen e kunder te levizjes atdhetare, dolen bij gjak prishur si Ahmet Zogu, Esad Pasha, Ali Shkuria, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Azem Vllasi e Ibrahim Rugova, Tahri Zemaj, Ahmet Krasniqi etj, te cilet te verbuar nga perkrahja qe u jepnin atyre pushtuesit, mohonin kombin e tyre dhe punonin per interesa te armikut.
Perderisa nga viti 1945 deri ne vitin 1990, keta komunist te Titos e te Rankoviqit, kishin te gjitha privilegjet e shtetit Jugosllav dhe luftonin me cdo , burgosnin e vrisnin, ata nacionalist qe guxonin te kerkonin Kosoven Republike dhe bashkimin me Shqiperi, pas vitit 1990, ne emer te gjoja demokracise, keta komunist kaluan brenda nates ne radhet e LDK-se, per te vazhduar te njejtin projekt, per te njejtin qellim, te pengojne clirimin e Kosoves dhe bashkimin e saj me shqiperine, ashtu siq i paguante dhe porosnin shefat e tyre ne Kalimegdan.
Eshte per tu quditur se po te njejtit njerez, funksionar te sistemit te kalbur Jugosllav, ministra e deputet, drejtor fabrikash e ndermarrjesh, oficer e zyrtar te mbrojtjes territoriale, aktivist te LKK-se e LSPP-se, ne te gjitha institucionet e Kosoves, ne media si RILINDJA e TVP, ishin te gjithe ne nje front te perbashket kunder ,,nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar,, kunder ,, marksist leninisteve te Kosoves,, kunder ,,Enveristeve,, qe donin ta shkaterronin Jugosllavine e kalbur dhe punonin per Kosoven Republike dhe bashkimin me Shqiperine.
Komunistet Jugosllav, diferenconin, denonconin, burgosnin e vrisnin bij e bija me te mira te kombit, ne emer te ruajtjes se fryteve te ,, revolucionit Jugosllav,,.
Me qindra djem e vajza u burgosen dhe vuajten ne kazamatet Jugosllave, u vrane ne burgje e demonstrata, jo te denuar gjithehere nga policia dhe UDB-a Jugosllave, por shumicen e rasteve te spiunuar nga shqiptaret e LKJ-se te cilet ishin barinj te mire te shefave te tyre serbo-maqedono- malazez.
Cak i sulmeve te tyre ishin atdhetaret shqiptar te organizuar neper levizje e organizata atdhetare, si ne LPRK, OMLK, dhe ne grupe tjera me te vogla.
Duke bere punen e djallit, keta shqiptar gjakeprishur, ngriteshin ne pozita te larta, merrnin dekorata e benificione, merrinin tituj akademik e shkencor, shkonin ne pushime ne vendet me te bukura te Jugosllavise, por edhe ne vende tjera te ballkanit dhe eurpoes.
Vitet 1989 1990, jane vite te zgjimit te madh kombetar, vite kur shumica e popullit filloi te kuptoj lojen e felliqur te komunisteve Jugosllav dhe ,,shqiptar,, dhe iu bashkuan levizjes ilegale ne demonstrata dhe lufte kunder tiranise Titiste Jugosllave.
Komunistet e LKJ-se, LKK-se, LRJ-se dhe LSPP-se, me kohe hetuan se pushtetit te tyre po i vie fundi dhe se populli po rreshtohet krah levizjes ilegale, prandaj te porositur nga UDB, Rrahman Morina e Jusuf Zejnullahu moren iniciativen per reformimin e LKJ-se ne LDK nen petkun e demokracise, por me njerez te njejte dhe me qellim te njejte, luftimin dhe minimin e rolit te levizjes ilegale, veqanarisht te LPRK-se.
Ata duke e pare se situata tani nuk eshte ne favor te tyre dhe se serbia e Jugosllavia qe i ledhatonte e ju jepte ofiqe, tanime po i ndjek edhe ata, sepse megjithate ishin shqiptar, te edukuar ne shkollen e Kumrovcit per tu gjindur ne situata te caktuara, nderruan lekuren, nga djall e sherbetor te armikut, u bene engjuj, filluan te marrin pjese ne tubime popullore te shqiptareve, ne pajtimet e gjaqeve, madje kishin fillluar edhe te behen burra te mire e te dilnin ne staf te pare ne xhami.
Ne emer te patriotizmit keta titiste beheshin gjoja po duan ti kursejne te burgosurit politik, duke i derguar ata ne pushim, sepse thonina ata, tash ne duam te luftojme kunder armikut. Megjithate, ujku qimen e nderron, por zanatin jo. Sapo filluan te knsolidojne deget e nendeget e LKJ-se se re LDK, keta Kumrovcian, filluan tash luften e re kunder atdhetareve e te burgosurve politik.
Meqe kishte filluar te hapej Shqiperia socialiste, me levizjet e studenteve ne Tirane dhe me ndryshimet rajonale ne Europen Juglindore, te paret qe shkaun atje ishin pikerisht komunistet e Kumrovcit.
Ata tash filluan te akuzojne se ja Enver Hoxha e ka lene Shqiperine te varfer, ka burgosur dhe ka vrare, prnadaj ne kur ishim ne LKJ e kemi share Enver Hoxhen dhe Shqiperine, poashtu akuzonin te burgosurit dhe LPRK-ne se meqe ishin Enverist, jane bashkepunetor te regjimit komunist ne Shqiperi, pra jane armiq te popullit shqiptar, jane anti demokrat, jane marksist leninist, stalinist, e ckajo tjeter.
Kush thoshte keshtu, ishte vertete per tu quditur
. !!! Ata qe deri dje ishin vellezer me Stojana e Dragana, qe betoheshin en Jugosllavi e ne Tito-n, qe shanin e burgosnin vellezerit e vet, qe ishin bere roje e Jugosllavise.
Parulla e tyre ,, te ndertojme shetetin e Kosoves me llafe e konferenca shtypi,, ishte me qellim te topitjes se vullnetit te popullit shqiptar per clirim dhe bashkim, ishte opium per te vene popullin ne gjume dhe per te vazhduar sundimin e tyre nen kthetrat e Millosheviqit dhe me perkrahjen e tij.
Formimi i UCK-se nga LPK-ja, dhe injorimi i krahut pacifist ne Konferencen e Daytonit, do te trondit themelet e fjetura te pacifisteve Jugosllav. Ata para serbise dhe bashkesise nderkombetare do te vrapojne per te etiketuar UCK-ne ,, dore e zgjatur e serbise,, ,, inekzistente,, dhe perseri ,, krijese e enveristeve e marksist leninisteve,,.
Fondin e 3%, qe e udhehiqnin Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, ky i fundit ne ish- keshilltar i Rrahman Morines dhe funksionar i LKJ-se, nuk e ndanin per UCK-ne, por i kishin deponuar ne bankat gjermane siq thonin ata ,, per dite me te veshtira.
Me gjithe bojkotimin dhr fyerjet e LKJ-se se re LDK, Levizja Popullore e Kosoves LPK, krijoi fondin e UCK-se ,, Vendlindja Therret,, dhe nuk e ndali punen ne propagandimin dhe financimine UCK-se.
Pas renies se Komandantit te UCK-se, Adem Jasharit, nxenesit e Kumrovcit te strehuar ne LDK, oficere te serbise e jugosllavise, kontrabandiste droge e rengat te Jugosllavise, te strehuar ne Zvicer, Gjermani dhe vende tjera perendimore, u organizuan rreth nje organizate gjoja per clirim te Kosoves te quajtur FARK, dhe njihnin per komandant, njeriun e bere tape nga rakia e tradhetia Ibrahim Rugova.
Ne fakt qellimi i tyre nuk ishte lufta kunder armikut, por pengimi i luftes dhe mbajtja me cdo kusht e primatit te organizimit politik, deri te xhelozia e tyre per vonese dhe pergjumje deri ne tradheti kombetare.
Deshtimi i fundit edhe ne luften clirimtare i komunisteve Jugosllav ne krye me Ibrahim Rugoven, Isa Mustafen e oficeret e KOS-it Jugosllava, Tahir Zeza e Ahmet Krasniqi, eshte rezultat i punes se tyre antikombetare kunder vet popullit te tyre, eshte mallkim i gjakut te derdhur per liri e bashkim kombetar.
Zera te mekur e bajat te gzetaruceve te ,,Botes sot,,dhe zhurma e tyre per gjoja ,, presidentin historik,, per ,, betejen e Koshares,, e ,,betejen e Logjes,, se gjoja vetem aty ku ka luftuar dy tri dite Tahir Zeza, Agim Ramadani e Sali Ceku, eshte bere lufte clirimitare, jane zera te mjeraneve, te deshtakeve, te gjakut te prishur qe neper dekada e shekuj ishin ne sherbim te armikut dhe kunder clirimit, bashkimi dhe perparimit te kombit shqiptar.
Keta deshtak, kot mundohen te shkarravisin neper gazeta, mbeturina te Jugosllavise Rankoviqiste e Titiste, sepse tanime populi e di mire punen e tyre antikopmbetare dhe se i ka denuar e po i denon qdo dite duke i ruajtur frytet e luftes clirimtare, duke e ndertuar shtetin e Kosoves dhe duke luftuar pa u ndale per bashkim te natyrshem me Shqiperine.
/Autori është Historian dhe veteran i luftes clirimtare/