Deshmi te reja për atentatin e dytë në Hasan Prishtinën
Hasan Prishtina njeriu me besnik dhe me i pathyeshem nga gjith aktivistet e qeshtejes kombetare ndër vite që njeh historia jonë, disa herë tentohet te vritet nga njerëz të ndryshem dhe tradhtarë të kombit.
Dëshmija e fundit që zbuluam lidhur me këtë qeshtje të cilën e ka studiuar dhe e ka hulumtuar edhe historia me gjenerata radhazi është bashkëfshatari i Habib Kukiqit ( ishte sekretari, këshilltari, dhe truproja e Hasan Prishtinës) Mustaf Kukaj .
Axha mustafë edhe pse njeri bukur i moshuar, mbahej ende i fortë dhe lente përshtypjen e një njeriu të menqur dhe historiani të mir.
Ai pra gjatë rrefimit të tijë për atentatin e dytë mbi Hasan Prishtinën, ndërlidhej dhe zënte në gojë edhe shumë aktivist të lëvizjes kombëtare dhe njihte sakt aktivitetet dhe vlerate tyre si njerëz që kishin bërë shumë për qështjën kombëtare.
Ndër ta ishin edhe Tahir Berisha i Berishës i cili kishte lëshuar shtëpinë e vet për strehim dhe nevoja të kaqakëve, pastaj Sefer Kleqka i Kleqkes.
Ndër figuar tjera qe kishin dhënë shumë për keto qështje ishte edhe Ramë Bllaca për të cilin axha mustafë na thotë që së bashku me Hasan Prishtinën ishin nder njerëzit më të ndershëm të gjith historisë sonë dhe që nuk kanë asnjë njollë në aktivitetin e tyre për qështje kombëtare.
Ishin pra Hasan Prishtina dhe Ramë Bllaca dy nga aktivistët e qeshtjës kombëtare të cilët nuk u thyen nuk e tradhtuan atdheun edhe para shumë kercnimeve dhe presioneve qe kishin, siq ishte rasti Hasan Prishtinëes i cili u vu në sprovë dhe u munduan ta bëjnë për vetë te gjitha pushtetet dhe qeveritë që ishin në shqipëri.
Ashtu par siq na flet historia, na rrefen edhe axha Mustafë, Ai shprehet kshtu Hasan Prishtina dhe Ramë Bllaca ishin njerëzit më të medhenjë që pati Kosova dhe mbarë shqiptarija, këta kanë qenë pa asnjë njollë dhe fatkeqsisht, pas shumë tentativash pa sukses për ti likuiduar nga popuj të huaj, në fund vriten nga tradhtarë të popullit nga dorë shqiptari, e kjo është e pafalshme dhe shumë e dhimbëshme kështu shprehet pra axha Mustafë dhe vërehet një dozë revolte ne shprehjet e tijë.
Habib Kukiqi shpëton nga atentati Hasan Prishtinën
Habib Kukiqi nga Tërsteniku dhe Regjep Veliqi nga Polaci ishin njerëzit që i qendruan pranë Hasan Prishtinës. Habib Kukiqi nuk ishte njeri me ndonjë arsimim të lartë mirpo ai dhe familja e tij njiheshin si njerëz të menqur, dhe që këtë e kishin të trashëguar.
Si dëshmi e kësaj është edhe fakti që Habibi njihte 7 gjuhë. Pra ne kohen kur tentohet te vritet per her te dytë Hasan Prishtina i cili atëher, (sipas historisë ishin vitet 1916-18) zgjidhet si minister i punve te jashtme dhe bën n jë aktivetet të jashtëzakonshem për shkollimin dhe hapjen e shkollave shqipe në shqipëri, ishte Habib Kukiqi i cili e shpëtoj nga ai atentat.
Ishin ne Durrës duke biseduar për qështje të rëndësishme kombëtare kurë dikush nga pjesëmarrësit ngrihet dhe mundohet te vrasë Hasan Prishtinën ,në ato momente Habibi i cili i qendronte gjithmonë pranë (dhe ishte i përgatitur për të reaguar në raste të tilla nga që Hasan Prishtina ishte bër halë në sy për të gjith ata që ishin kundër qështjës së shqiptarve) ngritet me shpejtësi rrufeje dhe ja rrëmben armën atentatorit dhe vet përfundon i rrëzuar në tokë, dhe qanë dorën mes gishtit të madhë në një tavolinë që ishte aty, dhe merr një plagë, gjurmët e së cilës i kishte deri në vdekje.
Habibi në këtë mënyrë e shpëtoj e shpëtoj Hasan Prishtinën nga vdekja mirpo për sigurin dhe mbrojtjen e tij nuk u ndal deri ne fund kur edhe vendos Hasan Prishtina te kaloj ne ilegalitet.
Me ndihmen e Habibit, Hasan Prishtina largohet në Selanik
Të njejtën ditë kur tentohet të vritet Hasan Prishtina, Habibi merr inicjativë dhe mundohet të gjëj ndonjë rrugë për ta larguar atë nga Shqipëria Në mënyrë legale ishte e pamundur të kalonte ai kufirin nga se ishte njeriu me i kërkuar, ishin të detyruar të largoheshn nga shqipëria në mënyrë ilegale. Dhe Habibi ishte ai që në fundë gjeti zgjidhjen.
Pasi njihte 7 gjuhë, ai shkon në bregdetin e Durrësit nga ku edhe niseshin anijet për në Selanik, dhe takon një nga punëtorët e anijës që do te udhëtonte për në Selanik .
Në vendin ku hudhej thëngjilli i cili vënte në funksion anijen Habibi ne gjuhen rome bisedon me nje romë (i flet atij në gjuhën rome) dhe i thot kam nevoj me me ndihmu me dergu nje vella tonin ne Selanik se po e ndjekin me e vra nga qe ai është shumë i zoti.
Në këtë formë bindë punëtorin e anijës i cili i thot, shko e vetem nese ke mundesi me sjell deri këtu, pastaj unë do ta dergoj pa asnjë problem. Habibi arrin me sjellë Hasan Prishtinën në anije.
Kur ai hynë në anije është i detyruar të vesh teshat e ati punëtorit të thëngjillit dhe përlyhet në fytyrë me thëngjill. Në këtë mënyrë ai bëhët më i panjohur per dikënd që mund ta vërejë rastësisht .
Ishte kjo metoda që funksionoj, dhe Hasan Prishtina mbërrin në Selanik ku, pas një muaj tradhtarët e kombit tonë zgjatin doren e tradhtisë deri aty në Selanik, dhe e vrasin në pabesi dhe në këmbim të mospajtimit të tijë me mos pranimin qe te bashkpunoj me njerëzit që shesin Shqipërin. Sipas të dhenave historike ai vritet nga nje shqiptarë me 13 gusht të vitit 1933.
Nga dora tradhtare vritet edhe Ramë Bllaca Deputet i shqiptarve ne paralamentin serb
Gjithmonë duke u bazuar në ato që na rrefej axha Mustafë, mësojmë që Ramë Bllaca ishte nga shqiptarët pa njollë dhe me besnik të vendit të tij dhe mbarë shqiptarisë. Ai ishte i zgjedhur pra si deputet i cili përfaqsonte shqiptaret në parlamentin e atëhershëm sreb ku si kryeparlamentar ishte Nikolla Pashiqi.
Në një seancë qe debatohej për qeshtjen e shqiptarvr të Kosovës ku nuk ishte pjesëmarrës Ramë Bllaca si përfaqësues i shqiptarve, parlamenti serb merr vendim për largimin e shqiptarve nga Kosova dhe migrimin e tyre në Turqi.
Menjeher pas marrjes së këtij vendimi Pashiqi e thërret urgjent Ramën në Serbi dhe ja vendosë para vendimin me e nenshkru për spastrimin e trojeve shqiptare.
Ai në mënyrë kategorike refuzon të nënshkruaj këtë vendim dhe nuk thyhet para asnjë shantazhi që i bën Serbija.
Dhe ju thot shkive disa fjalë Në asnjë mënyrë nuk pranoj te qa largoj popullim tim nga vendet e veta e ta dergoj te armiku i tij, me turkun kemi luftu 530 vjet keto ishin fjalët qe i kishte thënë Ramë Bllaca ne parlamentin serb, dhe e merr vendimin e ja shkyn shkive në sy e benë atë copa copa.
Nga ai qast pra arrestohet nga shkit dhe vendosin ta sjellin ne Kosovë me pranga. Deri sa arrin ne Kosovë tri parë roje serbe tentojnë me vra dhe ju shpëton. Ndërsa me te arritur në Suharekë pak pa hyrë në fshatin e tijë të lindjes vritet nga tradhtarët e shqiptarve, nga ata që shesin Kosovën.
Edhe në rastin e Ramë Bllacës si dhe Hasan Prishtinës vriten nga dorë shqiptari, duke shuar aktivitetet më të rëndësishme dhe me madhorë të qështjës kombëtare.
Në këtë mënyrë pra kan gjymtuar më së rëndi kombin shqiptarë. E kjo është shumë e dhimbëshme dhe nuk mbete tjetër për të thën vetëm që kjo histori të mos përseritet kurrë !