Deri kur, dhe pse kështu
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Shtypi është syri i popullit. (Mbreti Zogu I)
Se sa është një shtet demokratik, cështje primare dhe me peshë të veqant, është edhe fakti se sa respektohet fjala e lire dhe e drejta e shprehjes të qytetarëve të atij shteti ,andaj barometri më kredibël dhe më i saktë, mund të matet, kur mediat, e atij vendi janë të hapura, dhe opinionit të gjërë pa pardon,i ofrojnë, edhe aso informata, të cilat, edhe kur janë jo të këndshme, publikohen, dhe nuk cenzurohen.
Jemi dëshmitarë,fatëkeqëishtë, që edhe gjate këtij 12 vjeqari të pasluftës, me mediat kosovare (me përjashtime të rralla), gjithnjë manipuloi politika zyrtare kosovare, por edhe ajo ndërkombëtare, dhe në këtë drejtim, janë shënuar jo përparime dhe rezultate, me të cilat duhej të mburremi, por duhet të brengosemi, dhe te skuqemi!
Shembulli më enklatant, është mediumi publik,përkatësisht, RTK-ja ,ku, pos që mungon profesionalizmi , ndikimet politike,përkatësht diktatet dhe animet për njërin klan apo fraksion partiak,për njërën parti apo një grupacion opinionistësh avanturier, janë fakte dhe dëshmi që janë identifikuar kaherë, dhe kurrsesi nuk vërehen levizje pozitive në këtë drejtim.Të mos flasim për keqëpërdorime e keqëmenagjim
Edhe në pjesën dërmuese të mediave tjera, qofshin ato elektronike por edhe te shkruara, ndikimet dhe presionet për të cenzuaruar lajmin apo informatën, janë bërë dukuri dhe shprehi, e cila po vazhdon, dhe kurrsesi, nuk po pengohet, e te mos themi të evitohet tërësisht.
Disa pronarë mediash,të cilët, kanë krijuar pasuri marramendëse,pikërishtë përmes këtyre mediavetë pavarura, që janë themeluar, në radhë të pare, falë donacioneve ndëkombëtare,por kuptohet, pasurinë më të madhe, e krijuan pikërsiht, për shkak të politikës redaktoriale,përkatësisht servilizmit ndaj pushtetarëvë vendor dhe disa strukturave ndërkombëtare ,janë ata që në kontinuitet,po na shesin mend, e po propagandojnë për transparencën dhe kinse për angazhimin e tyre në ndërtimin dhe avansimin e jetës mediale në Kosovë,kuptohet të përkrahur nga KPM-ja dhe mekanizma tjerë institucionalë , dhe nga realiteti në teren, me plot gojën, mund të themi, se për këtakasneca te demokracisë mediale, sllogani më I preferuar është dhe mbetet zgjate zot
Për këtë mish-mashmediatik në Kosovë, fajtor kryesor janë ata që kanë udhehequr dhe po udheheqin me Kosovën,(gjithnjë mendoj edhe tek një pjesë e ndërkombëtarëve), të cilet,pos kombinatorikave tjera , në vazhdimësi I avnasuan dhe i favorizuan në postet udheheqëse, jo vëtëm në mediumin publik, por edhe në zyret dhe kabinetet e tyre, ata që i shërbyen me besnikëri dhe devotshmëri, edhe monizmit por edhe pushteteve tjera, dhe kuptohet falë këtyreresurseve humane, ata gjithnje janë sjellur dhe po sillen si maca nën sofër,dhe asnjëherë dhe asnjërit nuk guxuan dhe nuk po guxojnë tia turbullojnë ujin asnjë pushteti apo pushtetari.
Kryeministri prin në transaparencë|!
Të flasësh për transaparencën e Kryemisnitrit Thaci, karshi mediave dhe opinionit ,është e tepert ,pasi që edhe nga disa të tjerë është shkruar dhe folur për mbyllje dhe mungesë informatsh nga I pari I Qeverisë ,dhe argumenti më i fuqishëm i (mos)transparences, është mosëemërimi I zëdhenësit të Qeverisë, e të mos flasim për injorimet kur i bënë Kryeminstri kur i parashtrohen pytje, e që gjithjnë, ai vazhdon me refrenin kalofshi mirë
Kur kësaj ia shtojmë, edhe faktin, se Kryeministri Thaci, kaherë ka bërë përzgjedhjen e mediave, për të cilat prononcohet, por kur dëshiron ai , edhe merr pjesë në ndonjë intervistë me moderator që atij i pëlqen, dhe pa limit të caktuar kohor, atëherë ai i cili po e ngulfatë jetën mediale në Kosovë, është pikërisht Kryeministri.
Pse Zëri gazetë non grata për disa ministra?!
Mbrenda një periudhe të shkurtër, opinioni i gjërë është njoftuar për vëndimin e dy përsonaliteteve nga kabineti aktual qevriatar, që janë deklaruar piblikisht, se nderpresin marrëdhënjet e bashkepunimit me gazetën Zëri.
Fillimisht zëvendëskryeministrja(se di cila është sipas radhitjes
)Mimoza Kusari Lila, e së fundmi edhe Ministri, Bajram Rexhepi, jane deklaruar, se nuk do të prononcohen, dhe nuk do të bashkëpunojnë, me gazetën Zëri,me arsyetim, se redaksia e kësaj gazete, nuk ka respektuar kodeksin gazetareskë, dhe kanë dezinformuar
..
Pa kurrfarë tendence e animi që të pozicionohemi për shkak të ndonjë interesi,por për hir të realitetit, cilat janë atodezinformata që bëri Zëri,zonja Kusari dhe zot. Rexhepi , e që jeni të obliguar tia prezentoni opinionit,pasi që jeni përson publik dhe mbani pozita kyqe, e që ju obligon edhe ligji, e mbi të gjitha keni edhe obligim moral ndaj opinionit, por edhe të vërtetës, ta bëni një gjë të tillë.
Nëse ju zonjë dhe Ju zotri, keni caktuar ndonjë datë për zbatim të ndonjë vendimi në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe ai vendim nuk është respektuar,përkatësisht nuk është zbatuar, dhe mediat e kanë publikuar, atëherë nuk është fajtor mediumi që njofton opinionin për joseriozitetin e juaj dhe mosëzbatim të paralajmërimit,përkatësisht vendimit, por ju jeni ata që duhet të jepni sqarime dhe të arsyetoheni për këto dështime. Nëse ju e kritikoni Eulexin, nëse ju jepni deklarta që më vonë I bini pishman , nëse ju dështoni në aksione, nëse juve ju tërheq verejtjen apoveshinKFOR-I,EULEXI, apo dikush nga te mëdhejte, mos I bini në qafë gazetave , mediave apo gazetarëve, sepse gaboheni rëndë dhe hërë do dhe kur do, do të humbni dhe dështoni.
Dhe në fund, kjo vlen jo vetëm për juve, që keni vendos bllokadë ndaj Zërit, por edhe për gjithë të tjerët, se ju po silleni, sikur Kosova të jetë pronë e juaja private, sikur të ishte bahqe e juaja , dhe edhe kur po vidhni,edhe kur po rreni, edhe kur po keqëpërdorni pozitat,edhe kur po devijoni moralisht
.po kërkoni, por edhe kërcënoni, që mediat të mos shkruajnë e flasin, që banorët e Kosovës(jo qytetarët),të heshtin e të mos protestojnë,duke u arsyetuar se jeni në shërbim te vendit e kombit.
Se sa jeni në shërbim të vendit, populli tash po e sheh dhe po e din, e sa për juve ministër Rexhepi, kthejeni pak filmin mbrapa, dhe besoj se ju kujtohet përgjegjia, nga një nënë, afër një varri, kur ju pat përgjegj shkurt e shqip
!
[email protected]