22 Dhjetor 2024

Derbi politik Kosovë - Serbi

Shkruar nga Skender Berisha

Pak ditë e ndajnë Kosovën nga fillimi i fundi të sigurtë të çlirimit nga ky mankth, i cili po e përcjen vendin që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Klasa politike në Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe dy vendet që nuk përmenden fort por lihen për "kusure" siq janë Maqedonia veriore dhe Republika Srpska e përcjellin me interes këtë rrjedhë, por asnjëherë nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodhë.

Të gjitha vendet e cekura, me subjektet politike brenda kufijve të tyre bëjnë politika ditore, duke parë qartë se ato akoma gjejnë vend dhe hapsirë, dhe një rezultat i tillë po i mban në pushtet, duke i pasuruar dhe jetuar sikur të ishte gjithqka që shohin dhe prekin pronë e tyre.

Por, siq duket shumë shpejt kjo lojë do të mbarojë. Në heshtje ka filluar një epokë e re.

Kjo heshtje e sinkronizuar do të thyhet së shpejti, dhe do i hapë rrugë matematikës gjeostrategjike të fuqive të mëdha, dhe besojmë fort se Kosova do të jetë fituesja e këtij "derbi gjeostrategjik", dhe se vendi ynë nuk do të jetë "kusur" për ecje përpara.

A do të jetë Bosnja ajo që do të paguajë qmimin për Kosovën, apo ndonjë vend nga lindja pritet të shihet në muajin e ardhshëm.

Në këtë proces, vendit tonë më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi i forcës politike, një unitet që të jetë shembull edhe për vendet tjera, të jenë të gjithë pas një vendimi të përbashkët, të besojnë në ShBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, vende që gjithmonë kanë qenë përkrahëse të denja të Kosovës.

Mos uniteti politik do të jetë një autogol për sfidën “derbi” që ka Kosova në vazhdimin e "minutave shtesë të lojës politike" që e ka me Serbinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)