Dënim për predikuesit e vdekjes
Shkruar nga Gani Qarri
Fakti se grupet terroriste në Siri,luftuakan për një shteti islamik,ishte arsye e mjaftueshme që vahabistat e infiltruar në vendin tonë,të lidhur me rrjetin terrorist Al-Kaida në shtetin mbi shtet të Naim Tërnavës që vepron jo vetëm në por mbi Kosovë, të dërgojnë djem të ri shqiptar si ushtarë të allahut për të shkaktuar terror dhe mbjell vdekje e shkatërrim në vende të huaja.
Këto grupe militantësh vahabisto-salafist,bashkë me luftëtarët e indoktrinuar që do kthehen nga andej, ëndërrojnë që jo vetëm në Siri e Irak, por edhe në Kosovë të krijojnë një shtet islamik me kryetar Shqfqet Krasniqin,ku do të qeverisej sipas \"ligjeve\" të sheriatit dhe rregullit të kamxhikut,prerjes së duarve dhe sakatimit të pjesëve tjera të trupit në mënyrën më primitive dhe kriminale, siç veprohet në vendet përhumbura arabe me stad mesjetar zhvillimi.
Brengës se në Siri u vranë dhjetëra terroristë shqiptarë ku luftojnë disa qindra sish nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike,këto ditë i`u shtua edhe një rast i një kamikazi trushpëlar nga \"fjalimet\" me porosi islamiko-terroriste të Shefqet Krasniqit, i cili vrau hiq më pakë se 52 irakian të pafajshëm në atdheun e tyre të përçarë, ani pse me shqiptarët dhe vendin tonë, ata nuk patën kurrë luftë as konflikt.
Fajtor për të gjitha këto sa ndodhin me të rinjtë tanë të varfër e të papunë, janë imamët e tipit ekstremistë, vahabisto-salafist, të cilët nëpër xhamitë e Kosovës, kanë përjashtuar historinë dhe traditën tonë kombëtare e humane, duke i zëvendësuar ato me xhihad e doktrina islamiko-vrastare, dhe rekrutuar pa dijen e prindërve, dhjetëra e qindra të rinj për agjendat e \"Al-Kaidës\" dhe terrorizmit ndërkombëtar, si në Siri, Turqi e Irak deri më tani,e kushedi edhe në sa vende tjera nesër dhe në të ardhmen.
Krasniqi dhe disa hoxhallarë të tjerë që me sa duket poshtërimin dhe nëpërkëmbjen e popullit shqiptar e kanë shndërruar në pjesë të jetës dhe misionit të tyre antikombëtar, derisa edhe festimin e ditëlindjes së të rinjve shqiptar e konsiderojnë devijim, në anën tjetër mu ata nuk prajnë duke mashtruar dhe keqpërdor pozitën për të rekrutuar të rinj,nxitur urrejtje e dhunë mes njerëzve,me keqpërdorimin e fesë për luftëra, terrorizëm,dërgim shqiptarësh në beteja të huaja dhe kontrabandim të gjithfarë-llojshëm antikombëtar.
Mashtrues të prapambetur dhe agresiv si Shefqet Krasniqi, Enis Rama, Fuad Ramiqi, Irfan Salihu e të tjerë, janë kthyer jo vetëm në rrezik serioz për vendin, por edhe si predikuesit më vdekjeprurës për të rinjtë tanë, të cilët me Kuran në dorë dhe \"allahun\" në gojë, pa kursyer jetërat dhe vuajtjet e tyre, i vjedhin nga familjarët pa paralajmërim për ti quar në luftëra dhe fushëbeteja të huaja, pa i njoftuar kurrë mbi shkakun as destinimin.
Ata keqpërdorin pa asnjë respekt traditat,tolerancën dhe të kaluarën tonë njerëzore,duke shfrytëzuar çdo mundësi veprimi, përfshi edhe keqpërdorimin e mjeteve të informimit publik për nxitjen e mosdurimit, shpërndarjen e urrejtjes në mes të njerëzve dhe shkelur me të dy këmbët mbi historinë,të kaluarën dhe të tashmen tonë,të cilët jo vetëm se sot përdhunojnë kushtetutën e vendit,por nesër mund të kërkojnë shtet islamik me ligje të sheriatit edhe në Kosovë.
Heqja e kokave, dhe prerja e njerëzve për së gjalli (në anën e sipërme të qafës) me shpata dhe hanxhar, shoqëruar me ulërima trishtuese \"allahu akbar\", para masës se ekzaltuar, është vepër terroriste, është terrorizmi vet .Kjo nuk ka të bëj asgjë me fe as me Zot.
Se nga e morën këtë ide oportuniste dhe utopike hamam- imamët e tillë, se Zoti i pranuaka shqiptarët vetëm si vrasës në parajsë, këtë nuk mund ta dijë askush përveç \"kogjabashëve\"(qeveritarëve) vendor të cilët, pasi që e rjepën shtetin me hajni,nepotizëm e korrupsion,nuk e patën aspak problem tu epnin aq shumë fushëveprim dhe liri të pafund edhe folkloristëve agresiv të terrorizmit islamik në vendin tonë.
Atyre të cilët pa fije turpi, ndrojtje as kontrolli ligjor ,për vite të tëra vazhdojnë ti mashtrojnë të rinjtë tanë dhe ti dërgojnë në vdekje të parakohshme, duke i mashtruar dhe mësuar mbrapsht se tek \"perëndia shkohet vetëm duke vrarë\",duhet treguar vendi, dhe paguar haku,një orë e më parë, siç e duan rregullat e ligjit kundër terrorizmit dhe civilizimit mbarënjerëzor kudo në Botë.
Përveç qindra arsyeve tjera, kemi edhe aktin më tragjik të këtyre ditëve nga një shqiptarë i indoktrinuar nga Shefqet Krasniqi, i cili kreu një sulm terrorist në Irak,ku la 52 të vrarë.
Përveç qeverisë e cila u ka hequr tërë frenjat predikuesve të terrorizmit islamik në Kosovë, na bëri të gjithëve ta përjetojmë rëndë këtë ngjarje dhe ktheu kujtesën e plagëve tona të cilat ende kullojnë gjak, që nga lufta jonë -jo e largët, kur islamistët jo vetëm se solidarizoheshin me vrasjen e fëmijëve tanë, që kryenin pushtuesit, por ndanin një m... bashkë me ta, siç vazhdojnë ta hanë edhe sot me Serbinë, shumica prej tyre.
Ndaj në këtë rast,natyrshëm ne solidarizohemi me familjarët e viktimave të pa fajshme nga një terrorist që për fat të keq doli të jetë pjesëtar i kombit tonë dhe nxënës i Shefqet Krasniqit i cili sipas mësimeve të tij \"hyjnore\" u mori jetën pa hak as hile gjithë atyre njerëzve në vend të vet.
Poashtu çdo shqiptar i Kosovës që e ndjen veten ende të tillë dhe besimtar i ndershëm e tradicional, pajtohet plotësisht me deklaratën e SPBI (Sindikata e Punëtorëve të Bashkësisë Islame) e cila me të drejtë theksoi se të gjithë ata imam të cilët thërrasin të rinjtë tanë për të shkuar në fushëluftime të huaja,janë njerëzit më të ligë të fesë dhe të kombit.
Kjo edhe për faktin se ne si popull liridashës, për afro një shekull robëri,kemi bërë luftë e përpjekje për çlirim,por kurrë nuk kemi përdor, as kundër pushtuesve tanë akte terroriste.
Vrasja tinëzare dhe hedhja në erë duke marrë jetën e mbi 50 shtetasve të huaj dhe lënë jetim qindra fëmijë të pafajshëm, në vendet e popujve tjerë, pa qenë në konflikt as në luftë me ta,nuk kanë qenë kurrë karakteristika të popullit tonë.
Ky, akt terrorist dhe turp i papresedan,mund të jenë vetëm mësime të terroristëve islamik dhe predikuesve të vdekjes-vahabisto \"shqiptar\" ndaj, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më,këta predikues duhet gjykuar dhe dënuar, sa më shpejtë, rëndë dhe me shumë vite burg.
Të gjithë ata të ashtuquajtur imam që për vite të tëra guxojnë të nxisin urrejtje dhe mbjellin terror në shpirtrat e të rinjve tanë,duke i dërguar edhe në luftëra të huaja për ti bërë mish për top, në vende të largëta e të panjohura për ne, me të cilat dëshirojmë të rrimë në distancë kështu si jemi dhe nuk duam as vdekja të na bashkojë,duhet izoluar në karantina të veçanta,vënë shenjat dalluese të vdekjes në ballë, dhe të vendosen tabela me shënime për rrezikun që u kanoset të gjithë atyre që bien në kontakt me ta.
Predikuesit shqipfolës të vdekjes dhe tradhtarët më të rrezikshëm që tash për tash ka kombi shqiptar,me aktet e tyre, duan që bota e civilizuar e cila ndihmoi çlirimin e vendit tonë,të na e kthej shpinën një herë e përgjithmonë. Ata,janë shëndrruar në një drogë psikike dhe pa asnjë ndrojtje,mashtrojnë dhe marrin në qafë fëmijët tanë të pafajshëm.
Ndaj,sa nuk është mbytur çdo përmasë durimi dhe shpërthyer ndonjë luftë civile, e që nëse vazhdojnë këto trende,nuk mund të jetë e largët edhe ajo ditë,ngase ne një ditë do të detyrohemi që edhe me luftë ti mbrojmë fëmijët tanë nga indoktrinimi dhe përgatitja për vdekje të paarsyeshme dhe të parakohshme nga predikuesit e terrorizmit,sa s\'është bërë vonë,duhet medoemos që për këtë kategori të vihen në fuqi ligjet e luftës dhe akterët e këtyre akteve të ndiqen penalisht për terrorizëm ndërkombëtar.
Të njëjtit \"predikues\"dje kërkonin shamia,sot luajnë me luftë e eksploziv në Siri, Turqi e Irak, nesër do të kërkojnë bomba për hedhjen në erë të besimtarëve nëpër faltoret tona, nxënësve nëpër shkolla, udhëtarëve nëpër stacione trenash, autobusësh,aeroport etj, ndaj për të çliruar plotësisht shpirtin e popullit tonë të shumëvuajtur nga \"katil\" të tillë të shpirtit dhe jetës së njerëzve të pafajshëm, duhet që sa më parë, të gjithë predikuesve shqipfolës të vdekjes dhe terrorizmit në vendin tonë,me urgjencë tu hiqet shtetësia dhe dëbohen përgjithmonë në vendet me mësime terroriste, prej nga kanë ardhë, pa të drejtë kthimi në Kosovë,Shqipëri dhe gjithë trojet tona shqiptare kudo që ato janë.