23 Dhjetor 2024

Demokracia na duhet, por “yrneku” Amerikan

Shkruar nga Cenë Pushkolli

Kemi nevojë për ndihmën e Republikanëve të Amerikës, sepse ata janë treguar miq të vërtetë të shqiptarëve, ashtu siç ne shqiptarët mikun e mirë dimë ta respektojmë e ta duam, i duam popullin e Amerikës, thot Musa Bajraktari kryetar i Republikanëve të Kosovës dhe vazhdon:- Republikanët e Kosovës e duan ndihmën e simotrave në Evropë dhe në Amerikë, sepse viti që sapo kemi hyrë në te e që do të qëndrojnë me ne plot 365 ditë, pavarësisht prej atyre që do të kenë “ymër” , ta presin fundit e vitit 2013, ky vit duhet të jetë në funksion të zhvillimit të demokracisë sipas “yrnekut” të Republikanëve të Amerikës.

Zhvillimi i demokracisë nënkupton që edhe problemi i shqiptarëve do të duhej të zgjidhej. Copëtimi i Shqipërisë Etnike që është bërë pikërisht tash e 100 vite më përpara, është e natyrshme, e ligjshme dhe e drejtë e shqiptarëve që padrejtësia që i është bërë Shqipërisë Etnike më 1913, është bërë pa vullnetin e shqiptarëve të asaj kohe të zgjidhet sot nga nipërit e atyre diplomatëve të fuqive të mëdha të asaj kohe.

Tash e 100 vite shqiptarët të ndarë në disa shtete, kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë me mall të familjarëve të tyre. Fatmirësisht ardhja e demokracisë në

Shqipërinë Londineze dhe në Kosovën Historike kanë bërë që shqiptarët të takoheshin përherë të parë prej atëherë kur ishin mbyll kufijtë.

Copëtimi, respektivisht ndarja e trojeve të Shqipërisë Etnike në disa shtete ballkanike tash e 100 vite më përpara është bërë pa vullnetin e shqiptarëve, këtë e din bashkësia ndërkombëtare, nëse nuk e din le ta kuptojë tash, dhe jo vetëm kaq, nëse nuk e din le ta shfletojë historinë.

Mjerisht numri i atyre shqiptarëve që kanë vuajtur për shkak të copëtimit të Shqipërisë Etnike pa dyshim se është i madh. Më vonë, respektivisht në vitin 1945 është mbyllur kufiri ndërmjet të ish- Jugosllavisë dhe të Shqipërisë Londineze , për shkak të politikave diskriminuese të komunistëve andej dhe këndej kufirit shqiptarët mbetën të ndarë në “dyshe”.

Kjo “kryeneçësi komuniste” shumë familjeve shqiptare u shkaktoi shumë probleme sepse u kanë mbetur familjarët andej e këndej kufirit. Falë demokracisë që arriti në Shqipërinë Londineze dhe të çlirimit të Kosovës, malli për njëri tjetrin u shua, sepse populli i ndarë më në fund u bashkuan, për hir të vërtetës jo gjenerata e parë por gjeneratat e dyta arritën që të shihen e të çmallen njëri me tjetrin.

Tash Evropa pasi që është në kërkim të një demokracie sa më të avancuar, është mirë që të gjejë “forcë dhe vullnet” politik që Shqipërisë Londineze t’ia kthej trojet që i ka dhënë me koncesion fqinjëve të Shqipërisë Etnike, pikërisht ashtu siç edhe e ka copëtuar.

Në rast se Evropa dhe jo vetëm Evropa dëshiron që të mbretërojë paqja dhe bashkëjetesa në një Evropë të bashkuar, atëherë le ta zgjidh çështjen shqiptare. Këto dhe shumë gjëra të tjera rreth padrejtësisë Evropiane karshi shqiptarëve i ka thënë  Musa Bajraktari, kryetar i Republikanëve të Kosovës.

Ndërkaq Ismet Krasniqi për dallim nga kryetari, Musa Bajramtari, z. Ismet Krasniqi  tha: “Kurrë do të valëvitet flamuri i demokracisë çfarë e ka Amerika edhe në Kosovë”, kjo është ajo që mua më brengosë, kjo është ajo për çka unë kam pranuar që të jem pjesë e Republikanëve të Kosovës. Pa drejtësitë shqiptarëve ja kanë nisur qysh më 1878.

Atë kohë nga Greqia  janë dëbuar – janë shpërngulur shumë shqiptar. Ata me dhunë janë dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore, kryesisht nga Preveza, Janina  e Çamëria  e shumë e shumë fshatra të tjera.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me shqiptarët nga viset shqiptare në Vilajetin e Nishit. Është e njohur se ata janë dëbuar me dhunë nga vatrat e veta, ato toka as nuk janë humbur në luftë, as nuk janë shitur e as nuk janë falë, kështu që juridikisht ato toka ende numërohet se janë të shqiptarëve.

Edhe aneksimi i tokave të Kosovës Lindore nga ana e Serbisë është bërë pa vullnetin e shqiptarëve, për të gjitha ato patundshmëri ekzistojnë dokumentet përkatëse te shoqatat e të shpërngulurve nga ato vise.

Prandaj teza se bënë të ndërrohen tokat e Kosovës Lindore me ato të Leposaviqit është e gabuar sepse edhe ato toka të Leposaviqit janë prona të shqiptarëve.

Mjerisht gati se i  njëjti fat me shqiptarët e Greqisë ka ndodhur me shqiptarët e Vilajeteve të tjera shqiptare. Shqiptarët kanë ikur nga Greqia dhe kryesisht kanë gjetur strehim tek vëllezërit nëpër  Shqipëri.

Ndërkaq shqiptarët e Vilajetit të Nishit kryesisht kanë gjetur strehim në Turqi, gjë që akoma më keq ka ndodhur me ta, sepse me kalimin e kohës ata tashmë janë asimiluar. Është me rëndësi të thuhet se Vendet siç janë Plava, Gucia, Tivari dhe Ulqini u janë dhënë Malit të Zi.

Fatmirësisht më 1912 Austrohungaria ia bëri një “argatllak” shqiptarëve, ajo u angazhua që në 85 mijë km katror të formojë shtetin shqiptar, mirëpo këtë planë e prishi konferenca e Londrës, kështu që Shqipëria formoi shtetin vetëm në 28 mijë km. katror.

Pra siç po shihet nga këto që i përmenda tokat shqiptare dhe vetë shqiptarët u dëmtuan në masë të madhe nga Greqia, Serbia dhe mali i Zi, besa edhe nga Maqedonia.

Shqiptarët e deklaruar si shqiptar u dëbuan nga vatrat e tyre, një numër të madh të tyre siç thamë i vrau dhe i masakroi pushteti i kryekriminelit Zerva, një numër të madh forcërisht i asimiloi, ngjashëm ndodhi edhe në Kosovë, në Vilajetin e Nishit, e  të Sanxhakut.

Në dëm të shqiptarëve në përgjithësi Serbia (lexo:një pjesë të Kosovës) ia aneksoi, respektivisht ia bashkëngjiti Serbisë, siç janë Medvegja, Bujanoci dhe Presheve dhe dhjetëra fshatra përreth. Kosovës edhe më tutje, pra edhe tash pas Pavarësisë së saj, po nga i njëjti gllabërues, rrezikohet tërësia territoriale e Kosovës së Pavarur dhe Sovrane.

 Këto dhe ato që u përmendën nga kryetari Musa Bajraktari japin për të kuptuar se Bashkësia Ndërkombëtare ka hyrë në hak me shqiptarët, dhe krejtësisht është normale, e ligjshme dhe në harmoni me të drejtën e vetëvendosjes që shqiptarëve tu zgjidhet çështja nacionale, ashtu siç janë zgjidhur sa e sa probleme Evropiane dhe jo vetëm Evropiane thotë në fund të fjalës së tij z. Ismet Krasniqi kryetar i Republikanëve të Kosovës i ngarkuar me punë për Evropë, Zelandë të Rë, Australi, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, respektivisht kryetar për mërgatën Shqiptare dhe vazhdoi: Në qoftë se demokracia lulëzon në Kosovë ashtu siç është bie fjala në Amerikë, gjë që unë atë e dëshirojë, unë jam thellë i bindur se shumë shpejt Kosova do të demokratizohet në shkallën çfarë e meriton populli i saj.

Unë duke jetuar dhe vepruar në Amerikë dhe duke qenë anëtarë i Republikanëve të Amerikës zotohem se do të angazhohem që disa zyrtar të lartë të Republikanëve të shtetit të Nju Jorkut të lus që të angazhohen për ta ndihmuar Republikanizmin edhe në Kosovë, përfundoi z. Ismet Krasniqi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)