Demokracia e gazsjellësit
Shkruar nga Blerim Burjani
Kosova duket se nuk po e përjeton krizën parlamentare por ballafaqohet me nivelin me të ulët të zbatimit të rregullave demokracisë, ky nivel ngjason më shumë më një dramë komike dhe histerike se sa me ndonjë realitet të qartë ka te shkohet me tutje.
Çfarë është kjo punë- gazi na bëri gazë
Gazi na bëri gazë kështu thotë pozita, para të gjithë atyre shteteve që na njohën dhe po punojmë për shtetin tonë për tu anëtarësuar në UNESKO dhe për të nënshkruar MSA.
Askush nuk e ka të qartë se a është Kosova shtet me mungesë demokracie apo është instalua një pushtet partiak që vështirë se kush e merr vesh këtë punë në bashkësinë ndërkombëtare?
Ambasadori amerikan në Prishtinë dhe shtetet e kuinitit e quajnë këtë gjendje se po shkon ka izolimi vendit.
Askush, pra madje as qytetarët mund te thuhet shumica prej tyre nuk e kanë të qartë deri ku ka mbërri kjo punë dhe pse? A është realisht Kosova duke i bërë vetës dëm me marrëveshje për asociacioni pra dëme të pa riparueshme edhe kjo nuk është kështu në aspektin ndërkombëtar Kosova po vjen duke u forcua, në atë vendor u shndërrua në cirk të llojit te veçantë.
A duket se shumica e qytetarëve dhe bota intelektuale e ka humbur rrugën e kuptimit se çka po ndodhë në këtë vend? Përgjigje nuk ka? Konfuzitet i pa marrun vesh?
Derisa një pjesë spektrit politik opozitar këtë punë e ka marrë si diçka që do te thotë fund për vendin në këtë rrugë të zbatimit të marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe, e pozita e vlerëson progres, e në këtë gjendje momentale ska mes politik, as zgjidhje të mesme, por zgjidhje duket salla alternative e kuvendit, se as sigurimi e policia spo kryen punë? Sa interesant? Dhe sa e fuqishme qenka opozita?
Aq e fuqishmeme veprime te tilla sa që po e ndalka punën dhe ndërpreka plotësisht punën e kuvendit apo po e paralizojka edhe kuvendin edhe ne aspektin teknik edhe funksional?
A ka kush të kuptojë këtë opozitë kështu dhe këtë pozitë sot, çfarë shteti po done me bere? Si te ishte ndonjë ne shtet ne Amerikën Latine.
Po me duket se ne shumica që merremi me demokracinë, politikën, rendin dhe ligjin, kemi dështuar me kuptuar këtë luftë të pakuptimtë për pushtet dhe këtë luftë primitive për karrige ?
Tash edhe kjo luftë për pushtet opozita thotë - se kjo duket se nuk po bëhet për pushtet por po bëhet më shpëtuar shtetin nga shumica e elektorale që e ka votuar PDK dhe LDK?
A po e dimë ku jemi? A po e din kush pse këta njerëz që janë bërë të famshëm më gurë dhe gaz lotsjellës e bëjnë këtë punë?
Apo duket njëmend se ky koalicion ka sharruar aq thellë?Sa që nuk është e vetëdijshme për këtë?A është dukë u shndërruar shteti me këta njerëz në një model të çuditshëm?
Pozita mos te harrojmë është përgjegjëse kryesore për këto tema ka marr mandat me punua në zbatim te vullnetit te qytetarëve e jo me shti njerëz të vet në punë, me themeluar kompani private dhe me i përkrahë apo me iu gjet punë, se ndërmarrjet publike janë bërë private të partive politike e ambasadat vendstrehim te njerëzve të para politikës, dikush apo të dyja bashkë pozitë dhe opozitë duhet te jepin përgjigje para qytetarëve.
Opozita nuk është përgjegjëse për fusnotën për dështimet e mëdha katastrofave te MPJ e komplet të qeverive të kaluara.
A po prodhon dikush në kuvend me ndonjë ofiqin gazë lot -sjellës
Sikur me kanë një punëtori brenda kuvendit e cila prodhon gazë lotsjellës, të dera kontrollit sigurimi duket kotë rrinë, prapë gjuajnë brenda gazë lotsjellës, kjo të bënë më dije se ska kontroll në hyrje të portës së sallës së kuvendit, sepse ata po e bijën gazin nga zyre e grupeve parlamentare apo ka ndonjë magjistar që i prodhon aty për aty gazin?
Kjo demokraci e tillë përmes jo dialogut e fjalës dhe komunikimit por përmes fyerjeve e sharjeve, korrupsionit, mbush vendet e punës me familjar nëpër shkolla, universitete, ambasada e konsullata pretendon se kjo punë është normalë?
A e din kjo pozitë dhe opozitë se kur është bollë?
Këta njerëz edhe pas 15 vjetëve kanë mbetur aq ultë dhe të njëjtë sa që ka deputet e ministër që 3 deri ne 5 herë ka marrë këtë postë kush hajrë prej tyre ska pa?
Përveç se hajrin ia ka pa vetit. E tash e kanë ndërruar oden e punës, prej odë së PDK dhe LDK në restorant të kuvendit.
Këto parti pozitë dhe opozitë prej vitit të kaluar nuk meritojnë as debat me bërë për to, gjynah me harxhua fjalë dhe debate në TV, ska njeri as për këndë me fol, nivel aq i ulët sa që kur po e shohin gjeneratat e reja këtë anarki, askush prej këtyre njerëzve në shtepit e tyre nuk kishin lejuar këtë gjë palidhje dhe këtë jo disiplinë. Edhe gjëra nuk shkojnë bashkë?
Si ka mundësi që njëra palë del me e mençur me shpëtua vendin e pala tjetër me shpëtuar vendin nga kjo opozitë?
Qytetarët le të mendojnë mirë për këtë kategori njerëzish ? A meritojnë me këta njerëz edhe me dal diku me u pa në qytet e lere me përfaqësua ndokënd se për qytetarin këta nuk janë kërkah?
Institucionet tona janë bërë komike
Institucionet tona janë bërë paqaver me fjalë popullore, pozita i ndreq punët e veta me të gjitha privilegjet dhe demet e pa riparueshme që i kanë bërë qytetarit, duke e shndërruar vullnetin e qytetarëve në zbatim të vullnetit partiak duke anashkaluar plotësisht qytetarin dhe duke u marr me interesat familjare e partiake, duke prish secilën pore t ë jetës sociale dhe ekonomike e arsimore, duke bërë një shtet që vështirë mund ta kuptojmë se ka të bëjë me implementimin e vullnetit të qytetarëve?
Kjo ka të bëjë vetëm me ta, pra me këta njerëz? Njerëz të cilët kanë dështuar krejt jetën e tyre e merren me politiken e gjoja me qeverisë popullin? Prej këtyre ska gjë? Kjo po shihet për çdo ditë e më shumë.
Më mirë zgjedhje e me i larguar këta njerëz të para -politikës nga skena përmes votës së qytetarëve ketë pozitë dhe opozitë.