Dëmet e Luftës një ndër 7 pikat që duhet biseduar me Serbinë
Shkruar nga Seremb Gjergji
Pas fillimit të implementimit të marrëveshjes së arritur me Serbinë në Bruksel, atëherë mund të fillohet të bisedohet edhe për tema tjera që janë me interes të veçantë për qytetarët e Kosovës.
Bisedimet duhet të vazhdojnë më pikat në vazhdim të cilat janë esenciale dhe me interes të veçanet për popullin dhe vendin. Janë 7 pika të cilat tash Ne mund ti adresojmë:
1. Dëmet e Luftës në Kosovë të krijuar nga forcat e shtetit serb.
2. Borxhi nga Fondi Pensional ish-Jugosllav për të gjithë punëtorët e Kosovës
3. Pronat e Kosovës në Serbi dhe pronat tona në botë ambasadat dhe objekte të tjera.
4. Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
5. Të drejtat e shqiptarëve në Serbi jo vetëm Lugina.
6. Pasuria shtetërore e ish-Jugosllavisë - hisja e Kosovës, dhe
7. Pjesa e pajisjeve të Ushtrisë Jugosllave që i takojnë Kosovës.
Kjo mund të jetë lista e Kosovës për bisedimet e ardhshme. Temat në bisedimet e deritashme janë përcaktuar mesë shumti nga Serbia dhe BE-ja, e tash është radha e vendit tonë ti përcaktojmë këto tema.
Bisedime së pari duhet të fokusohen në këto 7 pika, pastaj mund të kalohet në pika tjera teknike.
Duhet pas shumë kujdes para se të fillojnë me tema tjerat.