Demarkacioni me Malin e Zi, çështje e sajuar apo tokë e shitur
Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora
Patriotë dhe tradhëtarë: Çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi u bë si tërkuzë, po zgjatet dhe po shkurtohet mirëpo, për momentin ka mbetur si një proces që i takon vetëm shtetit të knjaz Nikollës, Malit të Zi që e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacion në skupshtinën e vet!
Po pse mos ta ratifikonte marrëveshjen kur, pa e shkrepur astenjë plumb të vetëm dhe pa dhënë astenjë lek po merr territore që kurrë nuk i kanë takuar e as që do të duhej ti takonin!
Malit të Zi i ka mbetur ëmbël pasi mori qytetet dhe viset thuaja krejtësisht të banuara me shqiptarë sikur Ulqinin, Tivarin, Hotin, Grudën, Plavën dhe Gucinë duke u zgjeruar, pameritueshëm me mijëra kilometra tokë që tash i ka futur pakthyeshëm në kadastrën e Malit të Zi!
Tash jemi para një (f) akti të kryer kur qytetarët e Kosovës, falë analfabetëve politikë që i ka me shumicë, po ndahen në patriotë dhe tradhëtarë!
Vetëm ka mbetur të lëshohen certifikata me shkrim pas së cilës patriotët do të shpërblehen materialisht sikur veteranët e shpifur ndërsa tradhëtarët do të ndëshkohen me ndonjë post ambasadori, konsuli, anëtar bordi apo një pozitë e barazvlefshme me to.
Sipas këtij bifurkacioni politik, moral dhe kombëtar, patriotë janë të gjithë ata që e kundërshtojnë demarkacionin kurse tradhëtarë janë ata që i japin të drejtë komisionit qeveritar për demarkacion që udhëhiqej në rrafshin politik nga një mashtruese e cetifikuar ndryshe ministre e një ministrie të shpifur (ministria për Dialog me Gjuriqin dhe Rakiqin , Stojanoviqin, Jeftiqin, Mariqin, At Teodosije, Otac Savën dhe Majka Serbinë) e quajtur Fjollë Lulezeza, kurse kokë turku e këtyre bisedimeve është Merlin Monro i kadastrës apo përkthyer në shqip nga turqishtja, bëhet fjalë për personin më të sulmuar kohëve të fundit, Murat Mehën të cilin e quajtën LGBT (lezbik, gej, biseksual dhe transeksual), e quajtën idiot, e sulmuan në sallën e Kuvendit, e gjuajtën me vezë (në mungesë të armatimit bërthamor) dhe tash përsëri e thërrasin në debat!
Murat Meha do ta kalonte marrëzinë mbi 100% nëse do të pranonte të jetë pjesë e debatit pas të gjitha sakrificave që i ka bërë për ti mbuluar shoshat e Zezditës dhe Hashimit! Hashimi - Romeo dhe Zezdita - Xhylijeta, çfarë çifti fatal ,
për Kosovën! Përgjegjësia kryesore për Demarkacionin, pa astenjë dyshim bie mba Hashimin, Bekimin, Zezditën, Blerimin (Shalën ), Analfabeten dhe neve të tjerëve!
Koha prej nënshkrimit të marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Kosovës ishte koha e një lufte të ftohtë, ndarjeve të thella dhe veprimeve të dhunshme që bëheshin, sipas opozitës dhe përkrahësve të tyre, për ta fituar paqen duke e mbrojtur territorin e Kosovës.
Kjo opozitë, përveç fjalorit të përforcuar me adrenalinë nga bateri të prodhimit kinez, asgjë nuk bëri për veriun e Kosovës kurse kufirin me Malin e Zi, sipas hartave të Bulliqit dhe sakrificave të kriptokomunistëve që për më tepër se 40 vjet ishin në shërbim të Jugosllavisë dhe Serbisë e shenjuan duke e vendosur flamurin e Shqipërisë (pa e pyetur fare qeverinë shqiptare) për tu kthyer pastaj në Prishtinë dhe për të festuar duke bërë shtatë pale qejfe nëpër kafehanet e Prishtinës, kryeqytet i Kosovës e jo i Shqipërisë!
Fort disi janë ngatërruar gjërat; të marrësh pagë pa punuar fare në institucionet e Kosovës e të vendosësh kufijë në emër të Shqipërisë, duhet të jesh terak i fort apo të kesh probleme të natyrës tjetër!
Unë jam kundër demarkacionit aktual e që nuk nënkupton fare që jam me opozitën! Opozita po e (keq) përdorë Demarkacionin si votë elektorale kurse pozita po e (keq) përdorë Demarkacionin si mundësi për mbetje në pushtet përmes miqve ndërkombëtarë që po e përkrahin Demarkacionin, pa e ndyshuar astenjë pikë apo prese nga teksti i marrëveshjes së nënshkruar!
Pozita po godet shumë ulët sidomos në k..e, (për ata që i kanë) duke e kërcënuar opozitën me miq ndërkombëtar kurse opozita po e godet pozitën duke ua ndërruar emrat nga Hashim në Esat dhe nga Isë në Rrahman! Unë këtu nuk shoh asgjë të keqe sepse edhe emrat e rinj nuk janë të panjohur dhe jo të gjithë mendojnë se Esati (Toptani) dhe Rrahmani (Morina) janë personazhe negative!
Shkenca dhe politika: Kryeministri Mustafa e tha një të vërtetë për demarkacionin se shkenca nuk mund ti zgjidhë marrëveshjet politike! Ashtu është mirëpo si u lejua që shkenca të anshkalohet para se të arrihej një marrëveshje politike ?!
Në vendet normale, kur të merren vendime shumë më të parëndësishme se integriteti territorial apo sovraniteti, shteti formon ekipe profesionistësh kurse Akademia e Shkencave e vulos duke e dhënë mendimin dhe vendimin përfundimtar, kurse Kosova e bëri një ekip amatorësh, grabitçarësh, mashtruesish dhe përfituesish për të vendosur për një çështje aq të ndjeshme sikur që është Demarkacioni.
Kur kësaj i shtohet një institucion pa astenjë vlerë intelektuale e që në vendet tjera cilësohet si ajka e kombit, e vetquajtur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si abuzuese e buxhetit pasi nuk punon asgjë dhe nuk ka astenjë rezultat, nëse heshtja prej varri kur më së shumti duhet të flitet nuk llogaritet si punë dhe rezultat, atëherë mund të konsiderohet se mirë jemi ndarë me këtë Demarkacion.
Po të mos ishin luftëtarët e VV si dhe intelektualët e AAK së dhe Nismës për Kosovën, shumë pisk do ti kishim punët!
Kështu , e kemi një modus vivendi; pozita po e ruan Kosovën në kufijt e territorit sa u zunë prapanicat e tyre në karrike që duan ti mbajnë me çdo kusht kurse opozita ka porositur karrike në sipërfaqe të prapanicave të tyre (i kanë më të mëdha) e që e konsiderojnë gjithashtu Kosovë kurse qytetarëve u mbetet të shetisin midis këtyre karrikeve!
Jam i sigurt se Kosova humb territore me Malin e Zi jo se jam njohës i mirë i mënyrave si shenjohen kufijtë, se jam njohës i hartave apo njohës i së drejtës ndërkombëtare por se historikisht, pas proceseve politike shqiptarët gjithmonë kanë humbur territore kurse fqinjt kanë përfituar duke u zgjeruar territorialisht! Kjo ishte e para.
E dyta është se Mali i Zi shumë shpejt e ka ratifikuar marrëveshjen, pa u përballë me opozitë ndonëse ka një opozitë të fuqishme ku 45% janë opozitë proserbe dhe, e treta është insistimi i miqve ndërkombëtarë që ratifikimi të bëhet pa shkuar në pushime verore duke mos e ndryshuar astenjë shkronjë apo shenjë të pikësimit!
Asgjë nuk do ti kushtonte bashkësisë ndërkombëtare apo miqve tanë, nëse mendojnë se ekipi i Merlin Monrosë ka punuar mirë, që tu jepet edhe një mundësi në formë lutjeje , ekipeve negociuese (minus MM dhe Zezdita ), ti rishqyrtojnë edhe njëherë hartat dhe pastaj ti vihet pike këtij procesi! Kështu, ngutja e ndërkombëtarëve dodmodsoshmërisht ka për rezultat përmutjen e vendorëve nëse e kemi parasysh filozofinë popullore se : kush ngutet, përmutet
!
Në tërë këtë proces, pandershmëria dhe përpjekja për përfitim ose shpërlarje nga e kaluara e pistë sikur edhe injoranca intelektuale dhe profesionale po na shiten si vlera dhe virtyte! E dikush po e gëlltit shumë lehtë këtë karrem!
Pse po veprohet kështu: Dikush pot hotë se nuk është interes i atyre që na kanë bërë shtet, ta përkrahin Malin e Zi të zgjerohet territorialisht duke e dëmtuar Kosovën.
Disa deputatë që dallohen me inteligjencën e tyre mbimesatare po thonë se edhe ashtu ato toka nuk poi punojmë dhe janë shndërruar në djerrinë dhe kur të kalojnë në pronësi të Malit të Zi atëherë qeveia malaziase do ta zbusë papunësinë në Kosovë duke i angazhuar qytetarët e Kosovës ti punojnë ish tokat e tyre tash në pronësi të Malit të Zi.
Miqtë ndërkombëtarë njohen për pragmatizmin dhe oportunitetin e tyre kurse politikanët kosovarë shquhen për injorancën e tyre; vetëm pasi të mbesin me barrë që prodhon shtatëzëni me pasoja politike e kuptojnë se qenkan ngulur në kunj të gabuar! Prandaj edhedështojnë (abortojnë) në marrjen e vendimeve!
Mali i Zi po e kërëcënon bashkësinë ndërkombëtare se, nëse rrezikohet nga Kosova atëherë domosdoshmërisht duhet të kërkojë ndihmë nga Serbia dhe Rusia e Putinit kurse për bashkësinë ndërkombëtare nuk paraqet astenjë problem sakrifikimi i territorit të Kosovës për ta ndalur zgjerimin e interesit rus në Ballkan! Ky është pragmatizëm, dyfytyrësi dhe pafytyrësi! Premtimi se do të ndodhë liberalizimi i vizave pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion është mashtrim, s ii ndërkombëtarëve ashtu edhe i vendorëve.
Pasi të ratifikohet kjo marrëveshje për të cilin jam i sigurt se do të ndodhë, pa ndryshuar astenjë shkronjë apo shenj pikësimi përgjigja e ndërkombëtarëve do të jetë: e keni bërë një hap të madh drejt liberalizimit të vizve port ash ju mbetet të dëshmoni se do ta luftoni korrupcionin e profilit të lartë dhe krimin e organizuar
.!
Sikur në tregimin për Penelopën, gruan e Odisesë që e kërkonin shumë për grua pasi i shoqi e braktisi Itakën . Të gjitha ofertave për martesë Penelopa i refuzonte me arsyetimin se do ta pranonte propozimin për martesë pasi ta ketë përfunduar thurjen e një trikoje e cila nuk mbaronte kurrë !
A do ta votojnë demarkacionin deputetët dhe deputetet trima: Deputetet dhe deputetët trima që e kundërshtonin Gjykatën Speciale, koalicionin LDK PDK, marrëveshjet e Brukselit, Asociacionin e komunave të Serbisë në Kosovë, nëse mbeten të njëjtit dhe ata që unë i njoh, nuk kam astenjë dyshim se do ta
votojnë Demarkacionin, pa astenjë ndryshim!
Do të thirren në intereset e larta shtetërore që i kanë shkërdhyer deri në neveri kurse, si xhoker do ta përdorin kërkesën e miqve ndërkombëtarë që na kanë dhe po na ndihmojnë aq shumë dhe procesin e liberalizimit të vizave . mund të ndodhë e kundërta vetëm nëse dikush ka vlerësuar se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe këtë (mosvotimin e ratifikimit të marrëveshjes) e përdorin si pretekst për zgjedhje të reja!
Kjo marrëveshje për ratifikim nuk do të duhej të votohej me astenjë kusht dhe astenjë çmim në variantin që është tani! Por, do të votohet sikur që u votua Gjykata Raciste Speciale.
Numrat janë por vullneti është i diskutueshëm! Koncensusi kombëtar dhe shtetëror është dashur të arrihet para se të nënshkruhet marrëveshja, tash është tepër vonë! Ata që e votuan këtë marrëveshje, nuk do të dalin kundër ratfikimit përkundër përpjekjeve ta luajnë rolin e Pontie Pilatit (larje duarsh nga mëkatet e të tjerëve në kohën kur edhe vet janë mëkatarë )! Pastaj, Kuvendi i kosovës është is tërmbushur me biondina të gjinisë mashkullore dhe femërore!
Dyfytyrësia e një neoçetniku: Zëvendësi i Isa Mustafës njihet si përcjellësi i parë i Marko Gjuriqit apo Aleksandër Vulinit gjatë vizitave që i bëjnë me lejen e autoriteteve kosovare në Kosovë. Ky farë pisi, jo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës por ka kërkuar që kisha politike e Millosheviqit në oborrin e Universitetit të Prishtinës të funksionalizohet në mënyrë që ta kenë Gazimestanin në qendër të Prishtinës.
Po in jëjti pis e akuzon Policinë e Kosovës për dhunë ndaj serbëve prandaj, si zëvendëskryeministër i Serbisë në Kosovë, pa lejen e shefit (Isës) po e kërkon ndihmën e KFOR-it! Për këtë e paska lajmëruar qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, EULESH-in, OSBE në dhe partnerët tjerë pa ndihmën e të cilëve nuk ishte mundësuar prania e Serbisë në Kosovë! Pis, pisi ky farë pisi !
Një sqarim: Lexuesit po më pyesin pse, në vend të asnjë po e përdori astenjë! Astenjë është diçka fenomenale për shqipen që përdoret si vlerë e shtuar dhe këtë e bëj duke e falenderuar deri në qiell Ademin, pa lejen e Ademit !
Ika, shkaku i demarkacionit: Vitin e kaluar, kur vendosa të largohem nga Kosova për pushime (isha në Shqipëri se iriqi nuk largohet nga therra) e bëra publik vendndodhjen shkaku se isha nën vëzhgim dhe nën kërcënim të një figure të fuqishme politike.
Tash jam më i lirë sepse nuk kam kërcënim të hapur e që nuk nënkupton se jam liruar nga frika . Prandaj nuk ndjej detyrim ta tregoj venndodhjen, kësaj radhe, deri në kërcënimin e radhës . Prej Hashimit nuk ka kërcënim sepse ai u bë më paqësor se vet Himë Gova, Papa Françesku dhe të gjithë popat e Shën Exhidios. Pushime të këndshme, për mua!