21 Prill 2025

Demarkacionet e Isës

Shkruar nga Gani Qarri

Muri do të ketë edhe shkallë u tha nga përfaqësuesit e "nderuar" të  BE-s. Ai do të ri-dizajnohet si teatër monumental, u shpreh Rakiq!

Jo, muri më i ri do të pikturohet me pamje e fotografi të vrastarëve, pardon-  të "vrarëve" serb nga "terroristët" shqiptar, sqaroi  një asamblist shqiptar i  komunës së “Rakiqit” sipas fjalëve që ai ka dëgjuar nga serbët atje.

Kushedi, ndoshta në anën ballore të tij, do të vizatohen edhe vampir me dhëmbët duke u kulluar ende gjak , nga të cilët patjetër shqiptarët ende kanë shumë  frikë dhe të trishtohen pa masë, vetëm ti  shikojnë se lëre më të provojnë edhe ti kalojnë ato mure ,për të dalë andej, në pjesën e ndaluar dhe aq të "largët" për ta!.

Sigurisht në shkallë-matjen aq precize dhe lartësinë e paarritshme për shqiptarët, ndihmesë të konsiderueshme duhet të ketë dhënë edhe  ekonomisti me përvojë i profilizuar në shkollat jugosllave dhe kryeministër aktual, si dhe “Marigona” kësulëkuqe, pardon shall-kuqe e Fusnotës dhe udhëheqëse fatale e bisedimeve të Kosovës me Serbinë në Bruksel.

Qëndisma famoze e saj, jo vetëm se mbijetoj shumë dimra e pranvera ,por nëse vazhdojnë të ngritën mure të reja edhe nëpër pjesë tjera të territorit të Kosovës, siç po ndodhë të mbijnë rishtas në Mitrovicë, fusnota e saj mund të rritet sa një mal, dhe assesi të shuhet as shkrihet.

Ndaj edhe fajësimi dhe mallkimi i opozitës dhe disa deputetëve atdhetar brenda radhëve të partisë së krye-qeveritarit, i cili në raport me ta, sillet jo si kryetar partie, por si krye-xhandar, paska për qëllim, të mbulojë tërheqjen e kufijve verior edhe më në brendësi dhe mjegulloj ato që tani po ndodhin në afërsi të urës pranë lumit Ibër në Mitrovicë.

Kufiri verior i Kosovës, që moti njihej si kufiri më i vjetër i saj, por frika se pushtuesit sllav me ndihmën e Rusisë cariste ,do ti vërshonin edhe ata ato pjesë të atdheut, siç kishte ndodhur më herët edhe me Nishin e Toplicën, detyroi shqiptarët me në krye heroin Isa Buletini që të ngritën masivisht kundër vendosjes së çfarëdo institucionesh shtetërore serbo -ruse në këto troje.

Megjithatë qeveria turke, e bëri të veten.

Ajo duke njohur ndjeshmërinë e madhe të shqiptarëve, ndaj implikimeve të Serbisë në trojet e tyre, një vit para hapjes së konsullatës ruse, do ta syrgjynoste për katër vite,(1902-1906) Isa Buletini në Turqi, ndërsa përfaqësuesit serb i zëvendësuan me një \"kanxhalloz\" rus, dhe përkundër revoltës gjithë-popullore të banorëve vendor, në fillim marsin e vitit 1903, pa pyetur fare shqiptarët, Perandoria Turke, hapi Konsullatën e Rusisë në Mitrovicë.

Përveç sanxhakut i cili deri pas Luftës së Dyte Botërore, ishte pothuajse i banuar tërësisht me shqiptar dhe pjesë e territorit tonë etnik,aso kohe ende kufijtë verior të Kosovës shtriheshin deri në Kollashin, Beran e Prijepolje.

Ndaj si Isa Buletini me bashkëluftëtar, nga viti 1903, deri në muajt e fundit të vitit 1912, kur dhe  u pushtua e gjithë Kosova, ashtu edhe Shaban Polluzha e Mehmet Gradica gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, e mbrojtën me shumë gjak e sakrifica këtë pjesë të territorit tonë kombëtar i cili deri në vitin 1953, kur u arrit marrëveshja turko-jugosllave për deportimin e pjesëtarëve të popullit tonë në Anadoll, banohej me shumicë shqiptare.

Edhe pas pushtimit të Kosovës nga serbo-sllavët, shtrirja gjeografike në hapësirat e ish vilajetit të saj,deri në vitin 1931,do të mbetej administrativisht e pandryshuar, vetëm më 1931, regjimi serbo-kroato-slloven, do ta copëtonte Kosovën e dikurshme dhe ndante tokat e saja në tri të ashtuquajtura banovina serbe.

Se shqiptarët kishin të drejtë me kundërshtimet e tyre për parandalimin e hapjes së konsullatës-ruse,pa kaluar shumë kohë u dëshmua me faktin se përfaqësuesi i Rusisë nuk ishte vetëm një konsull i thjeshtë, por një oficer i lartë dhe i regjur i artilerisë ruse.

Madje pushtuesit turko-osman kishin edhe një marrëveshje paraprake me këtë oficer të artilerisë ruse, që në rast trazirash, ai tu vinte në ndihmë trupave turke për shtypjen e kryengritësve shqiptarë.

Fatkeqësisht, kjo u vërtetua me rastin e protestave kundër hapjes së konsullatës së Rusisë në Mitrovicë,kur Grigorije Stepanovic Scerbin, i  ashtuquajturit konsull apo “kanxhallozi” rus, siç njihej në popull, megjithëse ende nuk kishte as një muaj, që ishte vendosur në Mitrovicë, ai mori komandimin e topxhinjëve të ushtrisë turke me ç ‘rast shkaktoi një gjakderdhje të madhe dhe vrasje masive të shqiptarëve duarthatë.

Ndaj duke parë me sytë e vet kasaphanën që po zhvillohej mbi gra e fëmijë dhe bashkëkombësit e tij të pambrojtur të cilët copëtoheshin pa mëshirë nga predhat e topave turq, një refugjat shqiptar i dëbuar me dhunë pak kohë më parë nga pushtuesit serb prej rretheve të Toplicës i cili në vendin ku ishte strehuar me familje në rrethet e Gjilanit, ishte mobilizuar me forcë nga organet e pushtuesit turk, më 31 mars të vitit 1903,ditën që po zhvillohej një nga masakrat më të tmerrshme mbi shqiptarët, në Mitrovicën e sotme të Kosovës, ai hoqi pushkën, dhe e vrau në vend kanxhallozin rus.

Shënimet historike thonë se oficerët e tërbuar turq, në shenj të hakmarrjes për vrasjen e konsullit rus, e burgosën dhe masakruan ushtarin e ri shqiptar në kalanë e Shkupit.

Kurse, kujtimet e hidhura të shqiptarëve, edhe pas 110 vitesh, fatkeqësisht i trazon përsëri Serbia dhe serbët e veriut.

Ata jo vetëm që në vitin 2013, me rastin e 110 vjetorit të rënies, i ngritën një përmendore në sheshin e ashtuquajtur \"Shumadia\" në Mitrovicën veriore, \"kanxhallozit\" rus,por edhe në çdo përvjetorë para bustit të tij në shenj mirënjohje për masakrat që Grigorije Stepanovic Scerbin më 1903,zhvilloi mbi shqiptarët e pambrojtur, e kujtojnë atë me lule dhe pompozitet të padurueshëm.

Madje, pikërisht edhe para festave të këtij fund-viti dhe ndërrimit të motmoteve, serbët me provokimin më të ri të radhës, po sprovojnë edhe një herë durimin e popullit të shumëvuajtur shqiptar,  duke ndarë me mure edhe qytetin e tyre të dytë për nga madhësia-Mitrovicën, para syve të tyre, dhe në brendi të shtetit të vet, të \"lirë\" e \"sovran\"

Për aq më keq, ngjashëm me modelin e \"varrezave monumentale\" të ngritura me eshtra të vdekurish shqiptar, në nderim të ushtarëve fiktiv grek, në Shqipërinë e jugut edhe në veriun e Kosovës, pa asnjë pengesë, buzë lumit të Ibrit po ngritet një mur i paraparë për përmendore të vajeve teatrale serbe.

Ngrehinë që përveç si akt i paprecedent për këtë shekull në Evropë, ndanë edhe qytetin e Mitrovicës në dysh, madje siç po thuhet edhe ai do të kthehet në një \"muranë monumentale\" për ekspozim skenash e fotografish të \"të rënëve\" serbë, nga \"terroristët\" shqiptar.

Ndaj, lind pyetja, athua pse Isa Mustafa, pas një pauze disa mujore, kohët e fundit, herë pas here me intensitet të shtuar, ngre kaq tym e mjegull, duke mallkuar majtas e djathtas për kinse mos miratimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, derisa vet ky shtet vazhdon të heshtë.

Demarkacioni, siç flitet në shtetet perëndimore, nuk është arsyeja për mos liberalizimin e vizave.

Përkundrazi, pengesë kryesore dhe vendimtare është fakti se BE, kërkon nga Qeveria e Kosovës arrestimin e mbi dyzet zyrtarëve të lartë qeveritar të involvuar në korrupsion dhe krim të organizuar, gjë që nuk mund ta bëjë Isa Mustafa.

Madje qeveria e tij, jo vetëm që nuk është në gjendje ta plotësoj këtë kusht të rëndë, por nga frika për vete, z. Mustafa heshtë dhe as nuk guxon ta bëjë publike këtë kërkesë trishtuese të BE-s, duke jetuar me shpresën se në ndihmë do ti vijë gjykata speciale, me arrestimet që priten të ndodhin vitin që vjen.

Pra, zhurma për demarkacionin dhe kinse liberalizimin e vizave për shqiptarët, ishte e shpikur nga qeveritarët e Kosovës, kurse qëllimi i vërtetë i kupolës udhëheqëse, siç po shihet qenka ndërtimi i një perdeje të fildisht për të mbuluar zhvillimet e trishta pranë lumit Ibër.

Po këta qeveritar, për kamuflimin sa më perfekt të krejt asaj që po ndodhë pranë urës kryesore e cila pritet të vihet në funksion në fillim të vitit të ardhshëm dhe nga bashkëkombësit kudo, ëndërrohej se ajo do ta bashkonte Qytetin e Minatorëve, angazhuan edhe një firmë shqiptarësh nga Malisheva për ngritjen sipas marrëveshjeve të fshehta të arritura në Bruksel, të murit më të ri serb, dhe bërë fakt ndarjen përfundimtare të Mitrovicës dhe Kosovës, duke bër zhurmë e piskamë,kinse për demarkacion me Malin e Zi dhe liberalizim vizash nga Bashkësia Evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)