23 Dhjetor 2024

Demagogjia si apologji e qeverisë së Ramadan Mujës

Shkruar nga Arbër A. Rexhaj

Kur Aristoteli në “Techne retorica” flet për oratorin, artikulon edhe diskursin retorik, shpjegon edhe mënyrën sesi duhet t’i drejtohet masës, gjë që masa për të është një grup shoqëror.

Me shembullin e bretkosës ndër të tjera flet për efektivitetin e demagogjisë. Sipas tij nëse masa mendon se bretkosa i ka pesë këmbë, oratori nuk duhet ta pohoj të vërtetën sepse në vend të simpatisë dhe mbështetjes e gjen të kundërtën.

Me shembullin e “Bretkosës” është brumosur edhe elektorati i PDK-së në Prizren. Gjatë dy mandateve të qeverisjes lokale në Prizren e vetmja apologji që mbetet është Ramadan Muja.

Pikërisht kjo apologji për ta është vetë demagogjia. E demagogjia është mashtrimi sistematik i këtij elektorati pas kryetarit të Komunës së Prizrenit. 

Megjithëse tani më edhe kjo figurë e udhëheqësit të komunës është drejtë kuptimit të së vërtetës. Drejt demitizimit semantik.

Apologjia e mbështetësve të kësaj qeverie lokale qëndron pikërisht tek demagogjia. E kjo demagogji është vetëmashtrimi i tyre.

Ideja se të gjithë drejtorët janë të korruptuar, me dosje për krime ekonomike në prokurorinë e qarkut ndërsa Muja është i mashtruar dhe i keqpërdorur nga ta është gjuhë dashakeqe, sepse në këtë formë nuk mbrohet kryetari. Edhe po qe se është kështu ai është kryefajtori. E gjë që nuk është kështu!

Një kryetar, i cili nuk mund t’i ndalë drejtorët drejt keqpërdorimeve, i cili  është i keqpërdorur nga Minir Krasniqi drejtor i Administratës, Nexhat Qoqaj, drejtor i drejtorisë për Arsim, Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paqarizi,  drejtor i Urbanizmit dhe Nijazi Kryeziu, kryesues i Asamblesë në Prizren, vetëm si artikulim i apologjisë nuk mund të jetë i saktë, sepse ë gjithë këta, prirë nga kryetari dhe drejtorët, të gjithë kanë dosje të keqpërdorimeve.
 
Figura e të qenit i pastër në moçal, kryetarit të viktimizuar i cili vuan e këlthet nga sëmundja e personave që ka afër në asnjë mënyrë nuk krijon alibinë e mbrojtjes.  Sepse logjikisht nuk e ka saktësinë.

Madje edhe vetë “Bretkosa” e Aristotelit, më nuk bën punë. Pa asnjë dyshim kjo qeverisje e korruptuar e tij tani më ka frymën e fundit. Muja e ka të konfirmuar aktakuzën nga prokuroria e qarkut për shumë shpërdorime, momentalisht gjendet nën hetime.

Prandaj pa të drejtë ai, duke mos e merituar në asnjë formë qeverisjen e PDK-së në Prizren, puna e tij lerë që ka sjellë një keq-qeverisje që nuk është mbajtur mend por na ka rënduar gjendjen ekonomike duke keqpërdorur paratë tona.

 “Bretkosa” e Aristotelit” nuk mund të dal nga moçali, sepse është në moçal, jeton dhe gërhet aty. Pa të s’është bretkosë. Prandaj është bretkosë…
   
 
(Autori është kryetar i Vetëvendosjes! në Qendrën e Prizrenit)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)