09 Janar 2025

Demagogjia dhe prepotentca nuk kalon

Shkruar nga Arton Musliu

Nuk është aspak çudi fakti se ambicja për të ardhë në pushtet është tejet legjitime. Njikohësisht edhe legale. Pushteti është qëllimi fundamental i secilës parti politike. Dhe, këtu nuk po them asgjë të re.

Në rrugën e tyre për të ardhë në pushtet secila parti politike ka një program të qartë se kah dëshiron të ecë dhe një vizion se si mëton të realizon qëllimin.

Shprehur në mënyrë të qartë  rruga e vetme legale përmes së cilës një parti politike mund të vie në pushtet është vota. Rrugë tjetër legale në sistemet demokratike nuk ka.

Opcioni tjetër natyrisht se është revolucioni, puçi, grushteti etj. Të gjitha këto në raste të caktuara, e sidomos revolucioni, mund të jenë legjitime, ama kurrë legale.

Sidoqoftë, në kontekstin e rrethanave politike dhe shoqërore në Kosovë,  kriza e vitit të kaluar tregoi shumëçka. Para së gjithash tregoi se kur bëhet fjalë për pushtet, e jo për shtet, bëhen bashkë edhe ata të cilët urrehen këmb e krye.

Demagogjia e tyre shkon aq larg sa që të ofendon seriozisht intelektin njerëzorë. Kjo demagogji është përnjëmend komike. Është komike për shkak se nuk mund të thuash se jam kundër negociatave e të kërkosh me ngulm t’i udhëheqësh ato!

Kjo mendoj se është e tepërt. Tjetra, koncepti politik që  përfaqëson një pjesë e opozitës është totalisht i kundërt me pikëpamjet e përfaqësuesve të tyre.

Si është e mundur që subjekti më i madh opozitar, i cili përbehet në bashkim kombëtarë, të udhëheqet nga njerëz të cilët e urrejnë atë.

A nuk është kjo demagogji?! Si është e mundur që ky subjekt të flet për UÇK-në, kur në radhët e veta ka udhëheqës të cilët e kan urryer dhe ende vazhdojnë ta urrejnë atë?! 

Si shpjegohet fakti i ndalimit të së drejtës së fjalës? Ku është aspekti demokratik këtu? Përfundimisht mendoj se kjo është maskaradë është e tmerrshme.

Të flasësh për demokraci e të mbashë regjim diktatorial përbrenda është demagogji e turp. Të flasësh për demokraci e të mos e lejoshë tjetrin të flaës do të thotë se je prepotent.

Prepotenca dhe demagogjia jan dy elemente të cilat tanimë jan ngulitur në mendjet e opozitës në Kosovë, dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Prandaj, duke pas parasysh se qëllimi kryesor i opozitës në vend pashmangshëm dhe dëshpërimisht është pushteti, atëher çdo veprim i tyre po shihet edhe si i tillë. 

Të mos harrojmë se vetëm para një viti këto parti opozitare ishin të gatshme të hyjnë në bashkëqeverisje me LDK-në.

Tash, meqë LDK i’a ktheu shpinën, ajo përnjëher u bë e keqja e domosdoshme në Kosovë.  Të, rikujtojmë se në radhët e opozitës, rrespektivisht në radhët e subjektit më të madh opozitar, ka njerëz me të cilat edhe pas rënies heroike të Komandantit Adem Jashari, kan vazhduar bashkëpunimin e tyre me paramilitarët serb.

Ndërkaq sot kërkon bashkim kombëtarë! Ju lutëm, demagogjia dhe prepotenca nuk kalon. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)