01 Janar 2025

Degradimi social dhe moral në Kosovë

Shkruar nga Blerim Burjani

Qeveria duhet te nxjerr një pako ekonomike për të shpëtuar nga kriza ekonomik dhe sociale vendin 

Papunësia e larte, varfëria sociale ne rritje, mos zhvillimi i sektorit privat, favorizimi i shtetit për te punësuarit ne sektorin civil dhe publik  ka dekurajuar ne një masë te madhe qytetaret përgjithësisht e ne veçanti te rinjtë  te cilët janë mbet pa asnjë shprese  te gjejnë veten ne shoqëri.

Përderisa politika dhe njerëz te ashtuquajtur politik te cilët nuk kane aftësi ne ketë sistem te ekonomisë se tregut as te hapin dhe mbajnë një dyqan te rëndomte   e lere me te zhvillojnë diçka pra shoqërinë dhe ekonomin, ka bere qe ne te gjendemi ne një situate te rënd ekonomike te pa shprese.

Punësimi politik , humbja totale e vlerave profesionale lenja anash e inteligjencës dhe sektorin e biznesit, ka bere qe te kemi një degradim t e plote te jetës humane.

Sektori privat po përjeton një degradim te plote me ketë kuptohet edhe ekonomia e tregut e proklamuar ne letër nga qeveria aktuale.

Kjo qeveri ka hy ne një situatë jo te favorshme të  funksionimit, s’ka asgjë qe do te bindte qytetarin apo ndonjë shtrese sociale se do te behet mire për ta.

Me një politik ekonomike te varfër dhe pa aftësi për te marr masa urgjente me sanua sektorin privat te biznesit kur ti shtohen edhe shpenzimet për dikaster qeveritar dhe universitete publike sa te duash me para te taksa paguesve, ka zhgënjyer plotësisht shpresat e qytetareve për një jete me te mire.  

Unë kam thënë jo rralle ne prononcimet e mia se asgjë s’mund te ndryshoje kjo klase politike dhe këto parti qe janë ne kuvend, s’ka asgjë prej kësaj teme,numëroni sa prej këtyre deputetëve kane biznese te tyre, shumica e tyre kane fituar vota e janë bere deputet me hy ne pune për katër vjet.

Por për ketë kërkohet vetijdisim i qytetarëve ata janë sovrani e jo partitë politike dhe njerëzit e tyre qe janë kane kategori sociale dhe merren me politik.

Kjo qeveri si kam thane me herët duhet te  nxjerr një pako ekonomike  urgjente dhe sociale bazuar ne mundësit financiare te saj për te ndal trendin e pakënaqësive   e qe nuk merr masa urgjente nuk mund ta pres as shtatorin e këtij viti, s’ka gjë prej kësaj teme.

Me njerëz te tillë në dikastere qeveritare, veç shiko kush e udhëheqë  sektorin e ekonomisë e bujqësisë dhe sektor tjerë integrime evropiane atëherë çdo gjë është qartë, kjo është dështim total deri këtu.

Mos zbatimi i kontratës kolektive dhe pa aftësia e menaxhimit politik e social nga një ministër i panjohur për vendin dhe i pa eksperience  te plotë ka bere qe te shtyje  sindikata te punëtoreve te bëhen  kundërshtar te kësaj ministrie.

Është për te ardhure keq, te gjitha premtimet qe janë bere nga partitë ne pushtet  gjate  fushatës ishin te kota.

PDK nuk merret fare me  këto tema, ajo kishte premtuar por ajo nuk qeverise me ketë qeveri, kjo ka bere qe ky subjekt politik te mos merret fare me pakënaqësitë e sociale e ne anën tjetër LDK tërësisht e pa afte për te bere ndryshime ne sektorin privat.

Kjo s’ka lidhje me ligjin e punës kjo marrëveshja është e veçantë dhe ka fuqinë e ligjit tjetër a ka kapacitete financiare për zbatim.

Kontrata Kolektive ka mbet peng  me  vite me radhe sikurse edhe mjerimi me paga te sektorit privat i cili sektor është i pamëshirshëm  ndaj punëtorëve,rroga minimale ne sektorin privat 170 euro, a ne sektorin publik psh. PTK ,e administrate te shtetit 350 euro,shikoni  diferencën katastrofale ne mes sektorëve.

Rroga mesatare ne sektorin privat sillet 250  euro, ne sektorin publik një mësues paguhet 425 euro, këto janë te dhëna  rrëqethëse.

Në sektorin privat ka punëtor  qe punojnë me shume se 12 ore ne dite pune, ne sektorin publik me shume rrinë pa pune shërbyesit civile se sa qe kryejnë ndonjë pune gjate orarit   tete orësh.

Këto te dhëna janë degraduese, ne ketë shtet askush nuk merret me sektorin private. Kontrata kolektive fund e krye deri tash ishte një gënjeshtër, sepse shteti s’ka mundësi te përballojë koste të lartë sociale për të futë buxhetin e financiar të saj në çështje sociale sepse nuk mund ti përballojë fare.

Ka shumë gabime që janë bërë nga subjektet politike të cilët vet një pjesë e madhe e tyre vjen nga shtresa  e varfër e që janë bërë të pasur nga buxheti i shtetit duke rrit rroga dhe punësuar njerëz familjar e militantë në sektorin publik dhe atë civil dhe nëpër ambasada të Kosovës ata shumica ishin kategori sociale dhe kategori e pa arsimuar.

Ikjet masive të qytetarëve vetëm gjatë vitit 2013 rreth 20.000 e kanë lëshuar vendin, ky është rezultati shumë vjeçar i qeverisje së shtetit. Për të ndryshuar gjë Kosovës i duhen edhe 20 vite të ardhshme për të sjellë një mirëqenie sociale ,bisnesore dhe arsimore. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)