25 Dhjetor 2024

Debati për EULEX në Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Blerim Burjani


EULEX për një pjesë të ashtuquajtur “politikan” nuk kanë dëshirë më ia dëgjuar emrin.

Një pjesë e tyre në heshtje rrinë në “druajtje” se do t\'i thërrasin një ditë në seancat e tyre të gjata shumë lodhëse, dhe perspektivë të shkapërderdhjes shpirtërore të tyre, përderisa pjesa e tjetër i frikohet BE.

Ata nuk kanë bërë asgjë te keqe por nuk dëshirojnë ta përmendin, sepse mund ta humbasin simpatinë nga BE, andaj kështu të dy palët janë pajtuar që EULEX është mision i dobishëm dhe i domosdoshëm.

Sa do qoftë pak i vështirë për të kuptuar veprimet e saj, ka të atillë që misionin EULEX e pështjellin me ndjekjen e kryesve te krimeve gjatë luftës në të dy taborret edhe në Kosovë edhe në Serbi, po harrojnë se EULEX ka ardhë me mision vetëm për Kosovën dhe i ftuar nga kosovarët, por jo edhe për Serbin.

Këto gjera po ndodhin po përmenden njëra pas tjetrës por pa rezultat të mendimit të drejt dhe kuptimit të drejt të këtij misioni.

Procedurat e gjata të ndjekjes dhe efikasiteti, u përmendën nga kuvendarët por nuk ditën ti bijën në fije pse ata duhet të qëndrojnë këtu?

Por një pjesë e këtyre kuvendarëve bëri edhe pyetje se pse duhet te jenë ata këtu?

Por duke ikur nga ajo që të thonë se kanë vendin këtu, kjo po dihet një pjesë e tyre nuk ka guxim fare që në cilësinë kuvendarit të popullit të përgjigjet për gjera e ndodhura me korrupsionin dhe shume gjera tjera të pahijshme që askujt nga kuvendaret nuk i pëlqejnë të flasin me emra, prej tyre edhe disa kuvendar potencial për të qene objekt i EULEX e “mbronin EULEX”.

Kjo do të ndodhë vetëm derisa ti ftojnë në ”takimin e parë informativë, pastaj ato biseda informative nuk pushojnë kurrë sikurse edhe arrestet shtëpiake ndaj tyre”, përderisa ta pranojnë veprën nëse nuk e pranojnë dhe fshehin gjurmët ndaj tyre nuk pushojnë asnjëherë procedura si e than kuvendaret, këto gjera janë të qarta kush e njeh këtë mision në Kosovë.

Disa kuvendar thanë ky është mision neutral sikurse kishin harruar se ende BE prej 28 shteteve në përbërje nuk e njohin Kosovën , prej tyre vetëm 23 shtete të BE njohin Kosovën. Interesant a?

Kur flasin dhe çuditen pse EULEX është mision neutral ndaj statusit të vendit tonë.

Themelimi i Gjykatës për Krime Luftë në Kosovë

Në Kuvend u përmend edhe themelimi i “Gjykatës për Krime Lufte”,edhe kjo shumë interesant veçmas për atë se kush duhet ë gjykohet në të , kuptohet kush mund te jenë por jo edhe serbë, andaj çfarë është kjo gjykatë dhe për këndë, kur themi se Serbia ishte krejtësisht e përgjegjshme për kryerjet e veprave kriminale të drejtuar kundër njerëzimit në Kosovë.

Atëherë kjo ide për çka?Këtë mund të bëjnë edhe gjykatat e rregullta në Kosovë. Çudirat në shtetin tonë të vogël nuk ndalën asnjëherë , ne më të vërtetë jemi sui –generisë askush nuk na bien ne fije çka po dojm por çka është  tjetër më rëndësi as ne nuk dijm çka po kërkojmë???

Por një pjesë u gjet mirë  ne emër të pseudo-politikanit , ka bërë karrierë dhe u bërë profesor në UP, dhe ka bërë pare të majme, këtë deri tash asnjëherë nuk e ka kundërshtuar askush por të gjithë në heshtje po shkojnë në atë drejtim, emra s’ka por ka njerëz përfitues nga kjo “hallakam” e pas  luftës,  tash dhe sa kohë  vazhdon “hallakama” , bërë e gjete thotë një fjalë popullore, flasin për rendin e ligjin e ai nuk është fare prezent as në mendje të tyre por” jo edhe  në gojën e tyre”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)