29 Dhjetor 2024

Debat me hijenat për ushqimin vegjetarian

Shkruar nga Behxhet Sh.Shala - Bajgora

Për dronin dhe padronin: Pas  ndërprerjes së ndeshjes “ futbollistike “ midis kombëtares të Serbisë dhe asaj të Shqipërisë u rindezë “ lufta “ midis kosovarëve me origjinë shqiptare dhe shqiptarëve që deklarohen si të tillë pavarësisht pasojave që mund t’i kenë! Së pari duhej të gjindej shkaktari i ndërprerjes së ndeshjes që pastaj të debatohet për çështje të mëdha siç është kombi dhe simbolet kombëtare.

Për  shqiptarët që deklarohen si të tillë dhe për të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar, fajësia për këtë skandal sportiv me përmbajtje puro politike ishte Serbia sepse dështoi në organizimin e kësaj ndeshjeje madje edhe kontribuoi për përfundimin ashti siç përfundoi!

Për kosovarët me origjinë shqiptare, për shqiptarët e ç’kombëtarizuar në Shqipëri dhe për kryetarin e UEFA –së nga Franca, gospodin Mishel Platini fajtori dihet pa dyshim e ata janë futbollistët e kombëtares shqiptare dhe lancuesi i dronit i cili aktualisht është i panjohur.

Me një fjalë, droni qenka alfa dhe omega e të gjitha zhvillimeve negative që ndodhën atë mbrëmje në Beograd.

Realisht, kombëtarja shqiptare në këtë rast është krejtësisht e pafajshme dhe nuk ka mundur të sillet ndryshe. Kësaj ngjarje i kanë paraprirë  deklaratat politike, fyese, mobilizuese dhe fyese deri në racizëm të krerëve më të lartë të institucioneve të Serbisë që pastaj janë zbatuar në fushën e futbollit.

Gjatë tërë kohës shikuesit kanë brohoritur parulla kundërshqiptare duke kërkuar vdekje dhe koka të shqiptarëve. Pastaj në tribina ka qenë një shirit i përmasave të mëdha se Kosova është Serbi.

Gjatë tërë kohës në fushë janë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të kombëtares shqiptare në ndërkohë që referi Atkinston është treguar shumë i ngathët në udhëheqjen e ndeshjes.

Në minutën 42 nga qielli u ulë në terren një dron që mbante simbole kombëtare (një hartë e Shqipërisë etnike me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin ).

Pasi lojëtarët e kombëtares e rrëmbyen këtë dron erdhi deri te përleshja midis lojëtarëve me ç’rast në fushë hynë tifozë serbë në me krye Ivan Bogdanovin të deleguarin e presidentit serb Nikoliq për të rivendosur “ rend “ duke sulmuar fizikisht lojëtarët e kombëtares shqiptare.

Si hyri Ivan Bogdanov në fushë pa u penguar nga sigurimi dhe policia dhe i cili pastaj  dirigjonte zhvillimet në terren mund të përgjigjen gospodin Platrini dhe kosovarët me origjinë shiptare si dhe shqiptarët e ç’kombëtarizuar që fajësojnë kombëtaren shqiptare për provokim të ndjenjave serbe që u përdor si arsyetim për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve.

Serbët nuk kanë nevojë të pyeten sepse ata i kanë organizuar të gjitha këto zhvillime. Shqiptarët nuk mbajnë fare përgjegjësi për dronin dhe nuk do të mbanin përgjegjësi sikur nga qielli i Beogradit  të binin bomba dhe kamikazë të armatosur.

Mbrojtja e qiellit ka qenë përgjegjësi e Serbisë dhe pikë. Edhe lancuesi i dronit mbeti ende i panjohur prandaj shqiptarët nuk kanë fare përgjegjësi. Mirëpo, kjo ngjarje ka qenë vet mrekullia pavarësisht se kush e ka bërë!

Më bëri  të qesh komenti cinik i një serbi  që tha se :” çfarë populli qiellor (hyjnor) i leshit  jemi ne serbët kur nuk jemi në gjendje ta mbrojmë as një copë të qiellit sa një fushë futbolli “!

Kemi parë të gjithë, përjashtuar gospodin Platini dhe kosovarëve me origjinë shqiptare se si e pësuan lojëtarët e kombëtares shqiptare nga lojëtarët serbë, sigurimi, tifozët në me krye Ivan mutin dhe në raste të rralla edhe nga policia serbe.

Rruga e lojëtarëve shqiptarë nga fusha e futbollit deri në zhveshtore ishte rruga e Golgotës ndërsa kalimi nëpër tunel i ngjante veprimit që policia serbo – jugosllave ku bënin pjesë edhe disa baballarë apo familjarë të kosovarëve me origjinë shqiptare i rrihnin të burgosurit politikë në kampin e Goli Otokut por edhe në llogoret e sih Jugosllavisë e që quhej Topli Zec apo Lepuri i Ngrohtë.

Për ta pasur të qartë lexuesit e moshave të reja këtë veprim të policisë ju sqaroj se policia serbe  bënte një korridor  nëpër të cilin duhej të kalonin të burgosurit politikë me ç’rast policët por edhe të burgosurit e rekrutuar nga UDB-ja kishin të drejtë por edhe detyrim të sillnin me sa kishin fuqi ndaj të burgosurve politikë madje duke përdorur edhe mjete të forta.

Ka pasur raste kur i burgosuri në duar mbante syrin e vet që ia kishin nxjerrë me një goditje të gjësendeve të mprehta policët dhe të burgosurit që në shumë raste ishin më të dhunshëm se vet policët!

Në fund të fundit, pyetni disa të burgosur politikë shqiptarë  dhe ata mund t’ua tregojnë përvojat e tyre sepse edhe vet kanë kaluar nëpër tunelin e quajtur Topli Zec!

Mos të flasim pastaj sa është sa është fishkëlluar intonimi i himnit kombëtar dhe pse nuk është lejuar që edhe kombëtarja jonë të përkrahet nga tifozeria e saj! 

Lojëtarët e kombëtares shqiptare nuk kanë pasur mundësi të veprojnë ndryshe dhe për këtë meritojnë respektin dhe përkrahjen më të madhe.

U lumtë  për këtë qëndrim për jetë e mot! I lumtë dora edhe atij që e ka drejtuar dronin, qoftë ai shqiptar apo i një kombësie tjetër!

Të kërkosh përgjegjësi  nga lojëtarët e kombëtares shqiptare pas atyre zhvillimeve do të thotë se jeni i pafytyrë, i marrë dhe i zhveshur nga të gjitha  vlerat apo skrupujt njerëzorë dhe moral. Mos të flasim për ndjenja kombëtare sepse ato as që i kanë pasur ndonjëherë!

Ka qenë shumë e pamoralshme kërkesa e referit Atkinston për vazhdimin e lojës në rrethana kur seriozisht ishte rrezikuar jeta e lojëtarëve të kombëtares dhe ai do të duhej të dënohej në mënyrë shembullore nga UEFA.

Pse serbët kanë këmbëngulë në vazhdimin e lojës është krejtësisht normale sepse vet ata e bënë kopilin dhe donin t’ia lënin atësinë shqiptare!

Loja vazhdojë në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët: Solidarizimi dhe përkrahja e kombëtares shqiptare ishte mahnitëse. Ishte  rikonfirmim se identiteti kombëtar nuk mund të bëhet me mjete administrative.

Se simbolet kombëtare nuk janë rekuizite të çastit por janë vet shpirti dhe qenia ekzistenciale! Se ia ka vlejtur të vdiset për to, të shkohet në burg, të durohen të gjitha torturat në mbrojtje të tyre përkundër faktit se disa idiotë, llaskucë, jonjerëz që janë të udhëhequr vetëm nga interesi material, politik dhe personal i quajnë goblenë, lecka, arrna, karikatura etj.

Në Kosovë, përkrahja që i bënë të rinjtë  kombëtares shqiptare përfundimisht e varrosën “ kombin bastard kosovar “ qoftë edhe si ide. I varrosën edhe simbolet “ kombëtare dhe shtetërore “ kosovare që na erdhën si imponim dhe të cilat nuk paraqesin asnjë vlerë. Madje as estetike (për sy) e as muzikore (për vesh ).

Në vendet nga na kanë imponuar këto simbole edhe në rast kur vendoset për trajtimin e qenve apo maceve bëhet me referendum e lëre më për çështje madhore kombëtare dhe shtetërore!

Neve që po deklarohemi si shqiptarë (që jemi në një moshë më të madhe) po na quajnë arkaikë dhe nacionalistë ndërsa të rinjtë po i quajnë të manipuluar në ndërkohë që nuk na është dhënë rasti të deklarohemi lirisht se a do të jemi shqiptarë, kosovarë, kinezë, somalezë apo aborixhinë.

Nuk na është dhënë rasti të deklarohemi se me kend duam të jetojmë dhe me kend duam apo nuk duam të bashkohemi.

Dikur, baballarët apo familjarët e një pjese të këtyre  që sot po deklarohen si kosovarë na arrestonin si nacionalistë  dhe  irredentisë  shqiptarë duke na dënuar me shekuj dhe shekuj burg të rëndë! Sot, po mundohen të na luftojnë bijtë dhe bijat e tyre duke na cilësuar si nacionalistë dhe kundërshtarë të multietnicitetit (bashkim – vëllazërimit ).

Sot, në emër të një kosmopolitizmi apo bashkëjetese si kusht për pranim në familjen evropiane në kohën kur edhe në shumicën e shteteve të Evropës kanë fituar forcat nacionaliste (kombëtare )!

Kosovarët me origjinë shqiptare konsidertojnë se janë ajka intelektuale prandaj bashkëpunojnë me sivëllezërit dhe simotrat e tyre në Shqipëri të cilët janë të zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtare duke e zëvendësuar këtë me një kozmopolizëm të rremë!

Kosovarët me origjinë shqiptare kanë ndjenjën e inferioritetit përballë “ koosvarëve “ të Shqipërisë andaj ndjehen se e shërojnë këtë kompleks duke u futur në prapanicat e tyre ku” forcohen” intelektualisht dhe të cilat prapanica i përdoprin si inkubator për mbijetesë politike e sidomos ekonomike.

Kur të shkojnë në Beograd apo Serbi ndjehen sikur të kanë shkuar në opçinë (gjini) duke realizuar takime të nivelit të lartë.

Kryesisht me këta të UDB-së dhe BIA-së! Definitivisht ndjehen mirë këta horra të të dy anëve të kufirit kur shkojnë në Serbi. E kanë njëjtë sikur kur takohen me Lubonjën, Arian Çanin dhe kozmopolitët e tjerë sikur kur takohen me Daçiqin apo Nikoliqin!

Fatos Lubonja, Arsim Gërxhaliu dhe vogëlsia ime: U bë përrallë puna e Fahri Musliut, nënës së Vuçiqit dhe vet kryeministrit serb. Është shumë e pamoralshme të ndërhyhet në jetën private të dikujt.

Këtë ndërhyrje e kanë bërë shërbimet informative dhe kundërinformative serbe, policore dhe ushtarake jo pse u dhemb shumë se kush është baba i Vuçiqit por se duan ta komprometojnë dhe ta zhveshin nga fuqia e madhe që e ka kryeministri aktual serb.

Këtë e ka bërë Nikoliqi, pa ndikim të madh në politikbërjen serbe me ndihmën e ushtrisë dhe policisë serbe. Është luftë për eliminimin e Vuçiqit. Asgjë tjetër.

Arsim Gërxhaliu, duke bërë matjet nga largësia dhe analizat antropometrike, tha se ka ngjashmëri të madhe midis këtyre personave, “ babait dhe birit të tij “.

Kur është fjala te matjet antropometrike të Arsim Gërxhaliut del se unë dhe Fatos Lubonja kemi diçka të përbashkët në aspektin e dukjes fizike.

Në aspektin intelektual, bindjeve politike dhe përcaktimit kombëtar jam e kundërta dhe larg Lubonjës  sepse nuk jam në mesin e kosovarëve me origjinë shqiptare.

Po pse po e përmend Lubonjën dhe Gërxhaliun në këtë kontekst ?! Në kohën kur me të madhe flitej për të ashtuquajtur Shtëpinë e Verdhë në Burrel ku sipas serbëve, kosovarëve me origjinë shqiptare dhe medieve të fuqishme të tyre ishin vrarë shumë serbë, romë etj.të cilëve pastaj u ishin nxjerrë organet për t’i trafikuar pastaj, më thirrën në telefon nga B92 (Beogradi) për t’i komentuar këto pohime që kishin dalë si paranojë e Karla del Pontes.

Kryesisht më  pyesnin për Ramush Hardinaj dhe implikimin e tij të mundshëm në këto krime pasi që dëshironin ta dënonin në Tribunalin e Hagës.

Natyrisht se kisha qëndrimin tim i cili ishte krejtësisht i kundërt me ate të del Pontes dhe kosovarëve me origjinë shqiptare dhe medieve të tyre të fuqishme që siguronin fonde të mëdha për trashjen e këtyre “ argumenteve “ dhe kundër Ramush Haradinajt.

Pasi unë e përfundova, udhëheqësja e emisionit e paralajmëroi “ nasheg gosta iz Tirane “ (mysafirin tonë nga Tirana) dhe ai ishte Fatos Lubonja.

Paraqitja e tij ishte sikur të ishte varianti mashkullor i del Pontes. Paraqitje e tmerrshme që nuk kishte asnjë mbështetje në fakte. e turpshme dhe e paturpshme!

E pikërisht ky Lubonja, si kosmopolit  i rremë që është, së bashku me kontin Ç(i)ani (Arian) edhe sot del në anën e serbëve dhe ndjehen të mllefosur pse i kemi hidhëruar dhe provokuar serbët në Beograd. Me kosmopolitët sahanlëpirës të Prishtinës!

Që na quajnë arkaikë dhe manipulues për faktin  e vetëm se nuk duam të jemi si ata. Ne repektojmë të drejtën e tyre të deklarohen ashtu siç duan dhe ndjehen, madje edhe si serbë (për shkak të afërsisë gjeografike dhe emocioneve) mirëpo edhe ata le ta respektojnë të drejtën tonë të deklarohemi ashti si ndjehemi dhe të jetojmë me kend duam si dhe të bashkohemi me kend duam, gjithashtu!

Krejt në fund, u ndava shumë i dëshpëruar  me “ kolosët e folklorit kombëtar “ e të cilët i konsideroj matrapazë dhe përfitues të çastit kur dëgjova tekstin e këngëve që i kishin  bëre ende sa ishte hekuri i nxehtë!

Tmerr dhe prostitucion gjuhësor! Nuk ka Shqipëri të Madhe e as Shqipëri Etnike por Shqipëri Natyrale pjesë e së cilës ndjehem dhe shpresoj se do të bëhem, në mos unë jo, atëherë fëmijët e mi sigurisht !

 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)