Dashuritë e pavenitura alla-turke
Kryeministri dhe burrështetasi më i njohur anglez i shekullit 20, udhëheqës i Britanisë së Madhe në kohë lufte dhe paqe,autor i veprave të njohura politike dhe historike i cili në vitin 1953,do të dekorohej edhe çmimin Nobel për letërsi, Winston Churchill, gjatë jetës do të kalonte sprova nga më të ndryshmet.
Ai megjithë autoritetin e lartë që gëzonte në kohën e tij,do të përjetonte edhe dështime,duke humbur zgjedhjet, fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore,përkundër arritjeve në udhëheqje të vendit dhe shkëlqimit në luftën kundër trupave gjermane.
Aftësitë e tij, si njërin ndër politikanët më të sprovuar dhe më të zot ndërkombëtar,e mbuluan Churchill-in me lavdi dhe bënë personalitet të pazëvendësueshëm për ngjarjet më të mëdha,si në luftë ashtu edhe në tryezat ndërkombëtare të bisedimeve nga fuqitë vendimmarrëse, për zhvillimet në fronte dhe të ardhmen e Botës,në paqe,pas Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, njeriut të cilit kurrë nuk i mungoi shkëlqimi,fama dhe sukseset për çuarjen e Atdheut të tij- Britanisë së madhe përpara, në luftë dhe në paqe, ai i shtrirë në shtratin e vdekjes,kur të afërmit që i rrinin mbi kokë, qanin për shuarjen që po i afrohej, Churchill i mundur nga lodhja,u tha: \"mjaftë ishte, se më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha\".
Për fat të keq,të shumtën e rasteve vetëm kombet e mëdha sikur nxjerrin njerëz të mëdhenj,kurse kombet e vogla shumë sish,vuajnë gjatë për personalitete të tilla,në mesin e të cilëve dallohen shqiptarët,si populli më i varfër dhe me deficitin më të madh në rajon e më gjerë për mungesë udhëheqësish të zot e me renome ndërkombëtare,dhe me dinjitet të pa lëkundshëm kombëtar, jo vetëm tani.
Ndoshta si pasojë e këtij fenomeni, ata thuaja se çdo herë mbetën të prirur që të dashurohen, symbyllas, shpejt dhe në gjithkënd,të cilët pa studiuar shumë pranojnë dashurin e cilitdo, qoftë ajo edhe- jo plotësisht e kthjellët, e dyshimtë dhe jo sa duhet e sinqertë.
Kështu ndodhë sot,edhe në raport me Turqinë,e cila përkundër \"dashurisë\" së pafund që tregon \"për ne\", ajo rreshtohet ndër dëmtuesit më të mëdhenj të shqiptarëve, në të gjitha kohët.
Për aq më keq,Turqia,ishte dhe mbeti bashkëpunëtorja dhe aleatja kryesore e armiqve më të mëdhenj për zhdukjen dhe asgjësimin e përgjithshëm të kombit shqiptar, nga trojet e tyre etnike në Ballkan dhe Evropë,bashkë me Greqinë dhe Serbinë.
Siç mësojmë nga historia e kombit, pas pazareve të fshehta turke dhe shitjes lirë të shumë tokave shqiptare,Serbia hegjemoniste,që nga vitet 1877,do të zbrazëte krahina të tëra,si Nishi dhe krahina e Toplicës, sipas planit të ministrit të jashtëm serb Ilia Garashanin, të njohur me emrin, \"naqertania\" e projektuar që më 1844, për shpërnguljen masive të shqiptarëve.(A.Ajvazi, \"Muhaxhirët e Llapit\")
Ajo,atëbotë përmes gjenocidit të ushtruar,spastroi mëse 700 fshatra dhe dëboi mbi 30.0000 banorë autokton shqiptar, pra një territor përafërsisht me madhësi sa Kosovës së sotme.
(Bota Sot/ 16.01 2013\" Serbia theri 70.000 shqiptar dhe dogji 600 fshatra shqiptare\")
Zanati i tregtimit të trojeve tona nga Perandoria Turke, nuk pushoi asnjë herë, deri në shkatërrimin e plotë të saj,ajo për faljen e Plavës dhe Gucisë,nga Stambolli do ta dërgonte vet mareshalin turk,Magjar Pasha, i cili më 7 shtator të vitit 1878,për këtë shkak edhe do të vritej nga kryengritësit e Lidhjes, nën udhëheqjen e Sylejman Vokshit, Ali Ibrës, Mic Sokolit etj, në kullat e Abdullah Drenit në Gjakovë.
Kjo Perandori bëri dorëzimin e Tivarit,Ulqinit, Hotit Grudës,Malit të Zi, e deri në dorëzimin e Kosovën së sotme,Serbisë. Ndaj këto dhe shumë \"gjynahe\" tjera, e bëjnë Turqinë tejet të dyshimtë,në \"dashuritë\" e saj platonike ndaj shqiptarëve.
Jo vetëm Perandoria Turke do të falte tokat shqiptare,sipas vendimeve ndërkombëtare që nga paqja e \"Shën-Stefanit\" (e 3,marsit të vitit 1878 ),dhe \"Kongresi i Berlinit\",(13 qershor-13 korrik 1878 etj),por edhe vet Turqia \"moderne\"do të tregonte kujdes të veçantë për shpërnguljen e organizuar të shqiptarëve,me marrëveshje dypalëshe,si me Greqinë ashtu edhe me Serbinë,për deportime të pareshtura, të bashkëkombësve tanë nga trojet e tyre evropiane, në shkretëtirat e Anadollit dhe të Azisë.
Për këtë qëllim, që në vitin 1923, në Lozanë të Zvicrës,ajo do të nënshkruante një marrëveshje me Greqinë për shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Çamëria dhe më gjerë,kurse në vitin1938,po kjo Turqi do të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me Serbinë,për dëbimin e shqiptarëve edhe nga trojet e tyre etnike,nën pushtimin sllav.
Pra,\"mikja e jonë e madhe\"- Turqia,përkundër \"dashurisë\" së pakufi që kurdoherë shprehu ndaj nesh,për mbi një shekull, ajo ishte dhe mbeti jo vetëm aleatja kryesore e Greqisë dhe Serbisë për zhbërjen e kombit tonë, por edhe importuesja më e madhe e të gjitha kohëve dhe më e pamëshirshme e miliona shqiptarëve, nga trojet e tyre etnike.
Greqia as Serbia,përkundër përpjekjeve të tyre të pareshtura,pa ndihmën turke,kurrë nuk do të kishin forcë as mundësi për deportime të tilla masive dhe zbrazje me kaq shumë sukses, të trojeve tona etnike nga shqiptarët,sikur Turqia të mos shndërrohej në Deponi deportimi dhe Lokomotivë tërheqëse e pothuaj të gjithë vagonëve grek dhe serb,për bartjen e qindra mijëra dhe miliona shqiptarëve nga Evropa në Azi.
Ndaj,që nga fillimi,qeveritë turke, mblodhën rreth 5-6 milion bashkëkombës tanë, të cilët për nga numri, bëjnë më shumë se sa vet banorët e Shqipërisë dhe Kosovës- bashkë, për ti shpërndarë dhe përhumbur ata si skllavët gjithandej Turqisë.
Për fat të keq, përveç deportimit me dhunë, atyre asnjëherë për shekuj me radhë,nuk u është njohur asnjë e drejtë elementare, gjuhësore apo kombëtare, duke i asimiluar dhunshëm pothuajse gati të gjithë, pa lejuar kurrë, as në ditët e sotme të zhvillimit dhe trajtimit bashkëkohor,kur Evropa dhe SHBA,tregojnë respekt dhe lejojnë gjuhët e kombeve tjera,edhe kur ato janë pakicë, asnjë qeveri turke,kurrë nuk lejoi,qoftë edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe, për gjithë këta miliona shqiptar që pa fajin e tyre,u detyruan të jetonin në Turqi.
Në anën tjetër,po ky shtet aziatik,tregoi aq shumë etje dhe pangopshmëri për importimin e shqiptarëve, sa që përveç marrëveshjes së Lozanës me grekët në vitin 1923,Turqia do të nënshkruante një traktat të ngjashëm edhe me mbretërinë Jugosllave,në vitin 1938,gjithnjë për deportimin me dhunë të shqiptarëve edhe nga trojet tona etnike nën pushtimin sllav.
Marrëveshja Turko-Jugosllave, e vitit 1938,do të shoqërohej edhe me një planë të detajuar pesëvjeçar,i cili parashihte që vetëm nga,viti 1939 deri në vitin 1944,nga Kosova dhe viset tjera, të transferoheshin mbi 25.000 familje shqiptare në Turqi.
Ndaj,bashkëkombës të dashur,paramendojeni tani, sikur të mos kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore, më 1939, çka do të përjetonin shqiptarët nga \"dashuritë\" e tilla turke,të cilët ndoshta njëjtë sikurse në Greqi,sot do të numëroheshin në gishta apo nuk do të ekzistonin më fare në trojet e tyre etnike nën Jugosllavi.
I njëjti shtet,gjithnjë nga \"dashuria\" e madhe që ndjente për shqiptarët ,edhe pas Luftës së Dytë Botërore, pra më 28 shkurt të vitit 1953,në Ankara do të ripërtërinte edhe një herë konventën Turko-Jugosllave të vitit 1938, për dëbimin e shqiptarëve në masë, nga trojet e tyre nën pushtimin sllav,e cila do të miratohej me të ashtuquajturën marrëveshje \"Xhentëlmene\" ndërmjet Titos dhe ministrit të jashtëm turk të asaj kohe, Fuad Kyperli, në qershorin e vitit 1953, në Split.
Pra Turqit edhe pas LDB, vazhduan me \"dashuri\" të njëjtë, deportimin e organizuar,jo vetëm të shqiptarëve Çam të dëbuar nga Greqia,por edhe të atyre nën pushtimin jugosllav, për të cilët si vendtubim, sipas marrëveshjes,Tito-Kyperli, do të caktohej Shkupi,prej nga organizohej nisja e tyre e detyruar për në Turqi.
Për këtë qëllim,shteti jugosllav që në vitet e 50-ta do ti shpallte shqiptarët pakicë në trojet e veta etnike,të pa dëshiruar dhe si rrezik për sigurinë e shtetit, të cilët do ti vente në kushte të rënda represioni përmes UDB-së së udhëhequr nga antishqiptari më i madh i kohës, Aleksandër Rankoviq.
Madje, përmes një aksioni shtetëror, të ashtuquajtur \"Grumbullimi i tepricave\" për \"nevojat e shtetit\", atyre jo vetëm se do tu merrej edhe buka në shtëpi,por në dimrin e ashpër të viteve 1955-56,do të kryhej edhe aksioni i mbledhjes së armëve,kur qindra bashkatdhetar do të gjenin vdekjen,kurse mijëra të tjerë do të sakatoheshin për gjithmonë.
Me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve me çdo mënyrë,Serbia që në vitin 1951, kishte shpikur metodën e deklarimit të tyre si turq,( Hajredin Hoxha, Afirmimi I kombësisë shqiptare në Jugosllavi,Prishtinë 1983), si masë më e butë për deportim,kurse për shqiptarët që do të pranonin largimin nga trojet e veta,ajo kishte urdhëruar nëpunësit e saj kudo,që tu krijonin lehtësi për shpërnguljen sa më shpejtë të tyre, për në Turqi.
Megjithatë, përkundër vuajtjeve,keqtrajtimit dhe represionit shtetëror nga sistemi i ashpër policor i UDB-së së Rankoviqit,Serbia nuk kishte arrit, ti konvertonte më shumë se 60 mijë shqiptar si turq,ndaj e pakënaqur për mossuksesin,ajo përdori dhunën dhe terrorin për dëbime masive, sipas planeve të njohura të Çubrilloviqit, për shfarosjen e shqiptarëve,i cili do të nominohej edhe për shpërblim me çmimin e \"AVNOJ-it\",nga Serbia,gjë që sipas historianëve shqiptar,atëbotë,kishte pasur guximin vetëm Fehmi Agani ta kundërshtonte.
Historiani i njohur Hakif Bajrami,në librin e tij historik (\"Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995\" Prishtinë 1995),thotë se qeveria jugosllave për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, kishte formuar edhe një komision të veçantë shtetërorë, të përbërë nga Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Svetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj,falë ndihmës së të cilëve, Serbia në marrëveshje me Turqinë,arriti që ti dëbonte mbi 18 % të shqiptarëve nga trojet e veta.
Ndaj,shpërnguljet e detyruara atëbotë,do të merrnin përmasa të tilla saqë,sipas statistikave të kohës, vetëm ndërmjet viteve 1951-1968 nga trojet tona etnike nën pushtimin sllav,do të dëboheshin ,jo më pak se 414.500 deri në 452.370, shqiptarë,për në Turqi.
Vendet e zbrazura të tyre, vetëm në Kosovën e sotme do të zaptoheshin nga 63000,kolon sllav,të sjellë nën kujdesin e UDB-s, dhe Aleksandër Rankoviqit, i cili për fatin e mirë të shqiptarëve,në plenumin e Brioneve më 1966,nën akuzat për tradhti ndaj Titos dhe udhëheqjes jugosllave, do të shkarkohej nga të gjitha postet,si spiun dhe bashkëpunëtor i shërbimeve shtetërore ruse.
Shënime të ngjashme për dëbimin me dhunë të shqiptarëve, epen edhe nga historianë tjerë të njohur, si; Jusuf Osmani në veprën Vendbanimet e Kosovës,Prishtinë 2004. F.Rexhepi, \"Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve\",Prizren 2001. Hajredin Hoxha, Afirmimi i kombësisë shqiptare në Jugosllavi\", Prishtinë 1983),e të tjerë.
Por, \"dashuria\" turke ende nuk ka përfunduar, ajo edhe tani vazhdon të jetë gati po-aq, e \"madhe\" sa dikur, për ne. Madje siç na bën me dije,kryeministri turk- Erdogan,këtë e ditka edhe Beogradi,me të cilin ai thotë se kanë edhe marrëveshje të vjetra.
Për shqiptarët edhe pa e thënë ai, është e ditur se Turqia dhe Serbia, edhe sot mbajnë të pa shfuqizuara ende, Konventat e dikurshme,për shpërnguljen në masë të shqiptarëve dhe përhumbjen e tyre në shkretëtirat e Anadollit,siç ka ndodhë në mbi njëqind vitet e fundit.
Edhe faktet e një historie më e vjetër,dëshmojnë \"dashurinë\" e flakët turke,kur të gjithë popujt tjerë ballkanik nën pushtimin osman,kishin shkollat,gjuhën dhe kulturën e tyre kombëtare,por shqiptarët jo. Të vetmit ata edhe atëherë i kishin të ndaluara të gjitha këto, sigurisht nga \"dashuria\" e madhe që ndjenin turqit për popullin \"arnaut\".
Madje, megjithëse shqiptari i madh- Sami Frashëri, u pati krijuar turqve alfabetin dhe i mësoi ta shkruanin gjuhën me shkronjat e tyre,ata deri në vitin 1908,nuk i lejuan bashkëkombësit e tij, të formonin alfabetin shqip, as të kishin mësim në gjuhën amtare.
Edhe pse shqiptarët ishin të fundit dhe vetëm nga mbarimi i vitit-1908,për herë të parë, guxuan ti hapnin shkollat e para në gjuhën e vet dhe me alfabet kombëtar,kjo ndodhi për kohë të shkurtër,ngase pas forcimit të pushtetit, nga të ashtuquajturit \"turqit e rinj\", ato të gjitha do të mbylleshin me forcën e armëve,kudo në trojet tona etnike.
Për fat të keq, ajo që sot brengos më shumë se çdo gjë tjetër, kombin tonë në përgjithësi,nuk është më vetëm e kaluara e hidhur me pushtuesit osman dikur,por edhe qëndrimet e tanishme tendencioze të qeverive turke sot.
Sepse, turqit nuk u treguan alergjik ndaj popullit shqiptar, gjuhës dhe kulturës së tyre kombëtare vetëm gjatë kohës sa perandoria e tyre,mbante vendet tona nën pushtim, por edhe sot e kësaj dite,të gjitha qeveritë turke,përfshi edhe qeverinë aktuale,mbajnë të njëjtin qëndrim, duke mohuar me këmbëngulje përkatësinë kombëtare dhe të drejtën për gjuhë e kulturë të miliona shqiptarëve brenda shtetit turk.
Kështu që përveç marrëveshjeve të pa shfuqizuara me Greqinë dhe Serbinë për shpërnguljen e shqiptarëve, edhe përdorimi i gjuhës e kulturës së tyre kombëtare atje,vazhdon të mbahet në fuqi nga Turqia. Madje,sot e atëherë,për qindra vjet rresht,kurrë nuk u lejua hapja e asnjë shkollë të vetme në gjuhën shqipe, për rreth 5-6 milion shqiptar sa jetojnë pa asnjë të drejtë gjuhësore as kombëtare, në Turqi.
A donë të thotë kjo se masa e \"Dashurisë\"së pa venitur \"vëllazërore\" turke, varion në varshmëri me shkallën e asimilimit dhe përqafimit të idesë së turqizimit nga ana e shqiptarëve, apo nënkupton shkakun e ruajtjes me shumë kujdes,për qindra vjet me radhë,të së njëjtës \"dashuri\"platonike nga cilido pushtet turk, për ne. TURP!
Kur do të mësohet populli ynë që më në fund qeverive antishqiptare, tu thotë \"mjaftë ishte\"! Mos na \"dashuroni\" më kështu, se na keni ardhur në majë të hundës me të gjitha,dhe pikë.