26 Dhjetor 2024

Dallaveret e pronarit të gazetës “Bota Sot”

Deri kur më Xhevdet Mazreku?

Shkruar nga Gani Dili

Në portalin e gazetës “Ekspress” lexova shkrimin e kolegut Bajrush Morina, i cili njoftoi opinionin se e përditshmja “Bota sot”, edicioni në Kosovë, falimenton.

Nuk më habiti kjo, as që ndjeva keqardhje për këtë falimentim të kësaj gazete, sa për gjithë ata kolegë, të cilët me vite punuan e kontribuuan për këtë gazetë.

Se pronari i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazreku, është dallaveraxhi, matrapaz i paskrupullt, mashtrues i pashoq, dëshmon edhe sjellja dhe veprimi me revistën “Kosovarja”, revistë kjo me traditën më të gjatë në trojet shqiptare.

Për matrapazllëkun e Xhevdet Mazrekut kemi shkruar jo pak në revistën tonë dhe i kemi njoftuar edhe mediumet tjera. Me kohë kemi njoftuar opinionin se revista “Kosovarja”, e cila botohet në diasporë, nuk është origjinale, e stafit të “Kosovares” së Prishtinës, por është revistë false, revistë të cilën Mazreku po përpiqet ta përvetësojë si të veten.

Për sqarim: Me Xhevdet Mazrekun, pronarin e së përditshmes “Bota sot” e kemi pasur një kontratë bashkëpunimi me afat pesëvjeçar, për botimin e “Kosovares” në diasporë. Fillimi shkoi mirë, por pas dy vitesh ai nisi t’i vonojë pagesat, aq sa një vit para se të skadojë afati i kontratës mbeti borxh 41.850 euro, për çka ia dërgova një letër, përmes së cilës ia bëra me dije se po qe se nuk e paguan borxhin do e ndërpres bashkëpunimin dhe do t’ia ndaloj botimin e revistës në diasporë.

Por, çfarë idotësie ndodhi? Ai numrin e fundit, të cilin ia kemi pas dërguar, e botoi duke i fshirë emrat e stafit tonë, madje dhe timin si botues e kryeredaktor dhe e qet emrin e vet! Të gjitha shkrimet e atij numri janë nga stafi im.

E, çka të thuhet për këtë? Xhevdet Mazreku pas kësaj paturpësie, dallavereje e ndërroi emrin e kompanisë, nga “Bota sot GmbH”, në “Mazrekaj Media”. Është për t’u çuditur se si institucionet zvicerane e kanë lejuar një gjë të tillë! Këtë, me siguri, e ka bërë që kompania e tij e regjistruar në fillim në emër të Xhevdet Mazrekut t’i ikë tatimit shtetëror. Kalon nga emri i tij në emrin e babës, Ibrahim Mazrekut, pastaj në emrin vëllait, Xhevat Mazrekut dhe, së fundi, në emrin e djalit, Alban Mazrekut.

Dhe ai, Xhevdet Mazreku, nuk ndalet me kaq. Në gusht të këtij viti e sjellë dhe e fut në mënyrë ilegale “Kosovaren” e diasporës në Kosovë, për çka organet e institucioneve tona informohen dhe e ndalojnë shitjen e mëtejme të saj, duke i ngritur padi në Prokurori, në Departamentin për Krime të Rënda të Kosovës.

Vlen të përmendet edhe kjo: Ai nga janari i vitit 2013 e boton dhe e distribuon “Kosovaren” fals në Evropë. Për këtë padia është e gatshme me të gjitha faktet, dëshmitë dhe do i bëhet në Cyrih.

Janë edhe disa fakte, nga të shumtat, të cilat dëshmojnë se kush është Xhevdet Mazreku:

1. Se veten e ka bërë botues dhe kryeredaktor të një reviste me traditën më të gjatë në Kosovë dhe që dihet se nga viti ‘92 botues e kryeredaktor është Gani Dili;

2. Se në institucionin e regjistrimit në Kantonin e Cyrihut ka regjistruar e fshirë disa herë emrin e pronarit;

3. Se avokatit tim i shkruan se nuk është pronar i Kompanisë “Bota sot GmbH”, ndërsa tash, pas skandalit me Bajrush Morinën, del publikisht se është i pari dhe i vetmi pronar i gazetës “Bota sot”;

4. Se Xhevdet Mazreku nga Departamenti për Krime të Rënda Ekonomike është paditur në Prokurorinë Themelore të Shtetit për vepër të kundërligjshme, kallëzim penal, me shkasin se e ka futur revistën fals “Kosovarja” në Kosovë, duke i shkaktuar dëm të madh revistës origjinale “Kosovarja”.

Prandaj, ia bëj me dije Xhevdet Mazrekut se malli i huaj kurrë nuk bëhet yti, thotë një fjalë popullore.

5. Se Xhevdet Mazreku në diasporë e nxjerrë revistën fals me logo të “Kosovares”, kurse në Kosovë të njëjtat materiale i boton me logon “Femra”, revistë kjo ilegale në Kosovë.

Prandaj, ia bëj me dije Xhevdet Mazrekut se malli i huaj kurrë nuk bëhet yti, thotë një fjalë popullore.

/Autori është botues i revistës “Kosovarja”/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)