Çoroditje e paparë e disa analistëve, politikanëve e medieve
A thua sa kohë duhet të kaloj një shoqëri e shek XXI që disa politikanë, analistë dhe medie të saj ta kuptojnë se alternimi i pushtetit është vlerë themelore e një sistemi demokratik...
Edhe sa kohë duhet të kalojë dhe çka duhet të bëjë shoqëria jonë për t'i bindur disa analistë (edhe disa specialistë), disa politikanë dhe medie që në sistemin tonë politik dhe zgjedhor koalicionet për formimin e qeverisë janë të pashmangshme për shkak se asnjëra parti nuk mund të sigurojë shumicën e nevojshme (të domosdoshme) në Kuvendin e Kosovës.
Madje kësaj here edhe me krijimin e një koalicioni parazgjedhor nuk u siguruan më shumë se 31% e votave...
Prandaj, "loja" vazhdon deri sa të bëhet koalicioni që siguron shumicën ose numrat e nevojshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Habitet njeriu kur dëgjon këto ditë nga mediet, analistët, specialistët dhe politikanët duke folur për "bllokun opozitar" dhe atë të "pozitës"!!
Vertet, pyes veten: a janë normal këta njerëz apo kanë rrjedhur nga trut ? A kanë pak arsye, pak logjikë dhe shpirt demokratik apo i ka mundur "MONIZMI" ?!
Nuk po munden apo nuk po duan ta kuptojnë një gjë kaq të thjeshtë për vendet me sistem demokratik dhe shumëpartiak... Nga momenti që shpallen zgjedhjet nuk ka më "pozitë" dhe "opozitë"...
Ka vetem garë zgjedhore dhe rezultate që prodhon ajo garë. Të gjitha palet që çertifikohen janë vetem subjekte zgjedhore dhe të barabarta. Nëse asnjë parti apo koalicion nuk e fiton shumicën (mbi 51%) përpjekjet, bisedimet e partive politike për të bërë koalicione që mundësojnë krijimin e qeverisë vazhdojnë deri sa të arrihet qëllimi...
Këtë të drejtë e ka secila parti dhe secili subjekt zgjedhor. Askush nuk mund t'ia mohoje të drejtën një partie që të përpiqet të arrijë marrëveshje dhe të krijojë koalicion me partitë që beson që mund të qeverisë...
Zgjedhjet e 8 qershorit nuk nxorën asnjë parti apo koalicion fitues të zgjedhjeve... Prandaj, krejt normale, demokratike dhe detyrë e partive ishte të bisedonin për krijimin e koalicionit që do të krijonte qeverinë... Në këtë fazë askush nuk është "pozitë", siç askush nuk është "opozitë"...
Janë parti që kanë dalur nga zgjedhjet me ato rezultate që kanë... Për ta bërë qeverinë duhen 61 numra në Kuvendin e Kosoves. Për ta bërë këtë duhet koalicioni. Kush e bënë koalicionin formon qeverinë dhe qeverisë vendin...
Por te thuash dhe te flasesh natë e ditë për "opozitë" dhe "pozitë" në kohën që të gjithë janë të barabartë dhe po presin çertifikimin e rezultatëve është vërtet e pakuptimtë... "opozitë" dhe "pozitë" në ket fazë mund të prodhojnë vetem mendjet e "ndryshkura" dhe mohuese të vlerës themelore të demokracisë, alternimit të pushtetit...