Çmimi i ushqimit në botë - pasojë e çmimit të naftës
Rritja kontinuele e çmimit tëushqimit në botë vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdhaekonomike. Çmimi i ushqimit vazhdon të shënojë rritje kryesisht sipasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe shpenzimeve të tjeratë prodhimit.
Në kuadër të këtyre shpenzimeve çmimet eenergjentëve janë ato të cilat kanë ndikimin më të madh në formimin eçmimit të ushqimit. Kur flitet për energjentët, duhet përmendur naftënsi faktor kyç apo lëndë kyçe të prodhimit.
Nafta është njëinput shumë i rëndësishëm për fermerët. Fermerët zakonisht përdorinmakineri të cilat funksionojnë me naftë. Kur rritet çmimi i naftës kjonënkupton edhe rritjen e kostos së transportit të gjërave ushqimore ngaferma deri tek konsumatori final.
Rritja e çmimit të naftës siinput ndikon në rritjen e kostos së prodhimit ndërsa kjo e fundit ndikonnë rritjen e çmimit të ushqimit që për pasojë ka përkeqësimin estandardit jetësor të qytetarëve.
Supozohet se rritja e çmimittë naftës më së shumti do të godasë ato vende ku 60% deri 70% të tëardhurave mujore shpenzohen për ushqim. Shikuar nga aspekti i qytetaritky inflacion ka efekt negativ të dyfishtë për standardin e tij, çmim mëtë lartë dhe më pak produkte në treg.
Inflacioni i shpenzimeve tëlëndëve të para është sfidë e vertetë për tërë botën, për çdo qeveri,andaj nevoja për pavarësimin e vendeve nga aspekti i sigurimit tëenergjentëve dhe lëndëve të para është kërkesë dhe nevojë permanente.
Rritjae shpejtë e konsumit global të energjisë, veçanërisht në Kinë, kangritur shqetësimet rreth mungesës së naftës. Në grafikun në vijim ështëdhënë konsumi i naftës (në mijëra fuçi në ditë) për periudhën nga viti1980 deri në vitin 2010.
Konsumimi i mëtejmë i naftës në botë dotë varët nga rritja ekonomike e vendeve (GDP-ja). Në rast se vazhdontrendi i njëjtë, parashikimi i konsumimit të naftës në nivel botëror përvitin 2014 është 91.944,71 fuçi në ditë, ndërsa për vitin 2015,93.056,97 fuçi në ditë.
Përveç faktit se nafta gjithnjë po bëhetresurs më i rrallë, në çmimin e saj ndikon edhe politika. Ngjarjet efundit në skenën politike në botë që për pasojë kanë acarimin emarrëdhënieve me vendet prodhuese të naftës, si për shembull situata ekrijuar politike rreth programit bërthamor të Iranit, ka ndikuar nëlëvizjen e çmimit të naftës në tregun botëror.
Ekspertët kanëparashikuar se si pasojë e acarimit të marrëdhënieve me Iranin, çmimi inaftës në botë mund të rritet prej 20% deri në 30%. Kjo sigurisht do tëndikojë edhe në rritjen e çmimit të ushqimit.
Si të zgjidhetproblemi i varësisë nga nafta? Zgjidhja qëndron në gjetjen e burimevealternative, gjegjësisht në sigurimin e burimeve të energjisë sëripërtëritshme me qëllim që sa më shpejtë të jetë e mundur tëzëvendësohen burimet tradicionale, apo energjentët tradicionalë. Burimete energjisë së ripërtëritshme janë në një fazë të rritjes së shpejtë,por ato ende përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të furnizimit me energjiprimare.
Deri në sigurimin e burimeve alternative nafta vazhdontë mbetet një nga energjentët më të rëndësishëm strategjik dhe si etillë çmimi i saj do të vazhdojë të pasqyrohet në çmimin e ushqimit.
SipasOrganizatës së Kombeve të Bashkuara të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO)ekziston një rritje kontinuele e çmimit të ushqimit në botë. Duke iureferuar periudhës 2002-2004 si bazë (I2002-2004=100%) gjegjësishtçmimeve të kategorive të produkteve: mish, qumësht, drithëra, vaj dhesheqer, rritja e çmimit të ushqimit deri më sot është evidente. Vetëm nëtre vitet e fundit kjo rritje është rreth 40%.
Se çmimi i naftëspadyshim pasqyrohet në çmimin e ushqimit është vërtetuar nga të dhënatempirike. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Ushqimit dheBujqësisë shihet qartë se ekziston një korrelacion i përsosur ndërmjetvariablave çmimi i naftës dhe indeksi i ushqimit. Në grafikun në vijimjanë dhënë lëvizjet e këtyre dy variablave për periudhën 2000-2010.
Lexo shkrimin të plotë