Çlirimtarët e vjetër dhe komitetlinjtë e rinjë!
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Na ishte njëherë një UÇK, e cila luftoi robërinë dhe e fitoi luftën e na e solli lirinë!
Por, UÇK-ja nuk do të jetë as kësaj radhe temë e këtj shkrim-shqetësimit tim.
As kur, ku dhe kush e ideoi; as kur, ku dhe kush e themeloi; as kur, ku dhe kush e ndërtoi; as kur, ku dhe kush e emroi; as kur, ku dhe kush e deklaroi; as kur, ku dhe kush e masovizoi; as kur, ku dhe kush e financoi; as kur, ku dhe kush e komandoi; as kur, ku dhe kush e përvetësoi, as kur, ku dhe kush e demobilizoi, as kur, ku dhe kush e shfrytëzoi, as kur, ku dhe kush e politizoi
UÇK ishte e të gjithëve dhe të gjithë i gëzojmë, sot, frutet e saja të përgjakura, në lirinë tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë, përjetësishtë.
Por, edhe çlirimtarë më të vjetër se themeluesit, nuk mund të ketë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë! Ata janë pak(!) 2-3-4
dhe varësisht nga vetë të deklaruar, në rastet afirmative të luftës për liri!
Na ishte njëherë edhe një Komitet krahinor, që vrante e kthejllte për mëse 50 vjet në Kosovë! Por, janë edhe sot, deri në majat më të larta të pushtetit tonë, popullor!
Një komitet sllavo-shiptar që udhëhoqi pushtimin e Kosovës, për pesë dekada me radhë! Pushtet, kundër të cilit luftoi dhe UÇK-ja jonë, e cila, fatmirësisht, luftën e fitoi.
Tani Kosova është e lirë dhe UÇK-ja i takon të kaluarës së lavdishme, përgjithmonë! Ndërsa përfaqësuesit e saj pushtetarë, nuk ia kanë ngenë as ta kujtojnë.
Por ka ish-ushtarë që vetëvriten jo rrallë dhe nostalgjikë të saj që nuk shikohen me sy të mirë, as nga ish-drejtuesit bashkëluftëtarë, tani edhe drejtues pushtetarë.
As komitet Krahinor tani nuk ka më në Kosovë (posi!)
Por, nostalgjikët e tij gjetën rrugën e rikthimit, fill pas humbjes së luftës, në liri! Fillimisht, të druajtur, hapën një pikë referimi, sa për të gjetur ngushëllim. Një komitet kafiteri, në qendër të Prishtinës së lirë! Aty afër ish-komitetit krahinor të ish-Jugosllavisë! Edhe emrin mbrapsht ia vunë, për kamoflim, si të mbrapshtë që ishin edhe gjatë gjithë kohës së tyre nën pushtim!
Një qendër referimi dhe rekrutimi edhe për komitetlinjtë e rinjë! Pinjollë të komitetlinjëve të Serbisë. Pretendentë të pasardhësve për në pushtetin tonë të ri!
Dhe, vërtetë erdhi dhe dita e tyre për tu rikthyer deri në majat e piramidës së një pushteti të ri. Tani të fituar nga çlirimtarët, në politikë. Çlirimtarët e vjetër, që kishin fituar e përfituar luftën dhe tani po vinin, me fitoren e radhës, edhe në pushtetin pilitik.
Të cilët, pushteti po i largonte nga bashkëluftëtarët, drejt komitetlinjëve të rinjë.Dhe, nisi distancimi nga lufta dhe rikthimi i komitetlinjëve në pushtetin e fituar nga çlirimtarët dhe tani të përfituar nga ish-komitetlintë në rikthim dhe pinjollët e tyre të rinjë. Tani dhe emrin e komitetit të tyre kafiteri e kthyen mbar e mirë. Ngaqë, nuk ju duhej më asnjë kamoflim.
Portën e ngritjes, lartë e më lartë, në hierarkinë e një pushteti të ri, ua hapën vetë luftëtarët e lirisë. Nga maja e piramidës së pushtetit ku kishin mbrri! Ata që gjakun e derdhur për liri e shndërruan edhe në një fitore të dytë. Tani edhe me votë, kundrejtë kundërshtarëve të hapur dhe të kamofluar politikë.
Pas luftës, në liri, shumëkush mendonte se koha e komitetlinjëve kishte ikur. Pikërisht tani, u gjend i forti i luftës dhe fitores, kundrejt tyre edhe kundrejtë vetë shokëve të tij dhe ju jep dorën, për ti ringritur deri në kulmin e hierarkisë pushtetare, triumfalisht! Ndërsa, çlirimtarët vazhdojnë të vetëflijohen dhe vetësakrifikohen nga mjerimi edhe në liri!
Dhe tani, gjithandej Kosovës së lirë, dëgjojmë lajme plotë trishtim, për vetëvrasje të çlirimtarëve nën mjerim! Por, edhe lajme të mira për rikthimin masovik të komitetlinjëve, të vjetër dhe të rinjë, në pushtetin e fituar me mund, gjak e sakrificë, po nga ata që edhe sot po bien viktimë e pushtetit dhe pushtetarëve komitetlinjë!
Dhe, Kosova, sot, në vend se ta gëzojë, po e vuan lirinë! Jo nga pushtimi klasik i Serbisë, por nga pushtimi i pushtetarëve të rinjë, mjerisht!
Dheu i lirë i Kosovës po i hanë bijtë e vetë, ndërsa Kosovën, po e hanë maskarenjtë, MEDET!