22 Dhjetor 2024

Çlirimi i Shkupit më 1912

Lëvizja Vetëvendosje!


Më 12 gusht 1912 mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë tjerë të shquar, përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës  nga pushtimi osman, pasi morën nën kontroll Gjilanin, Preshevën, Bujanocin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin.

Kjo kryengritje kaq e suksesshme e nxiti krijimin e Aleancës Ballkanike të fqinjve pushtues e ekspansionistë antishqiptarë mes Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë, të cilat i shpallën luftë Perandorisë Osmane dhe ua mësyen trojeve shqiptare.

Kur shqiptarët çliruan kryeqytetin e Kosovës, VMRO-ja e atëhershme, prej të cilës rrjedh kjo e sotshmja në pushtet, ishte ajo që kërkonte ndërhyrjen bullgare për ta penguar përpjekjen tonë kombëtare për pavarësi politike.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet nismën e Bashkimit Demokratik Kombëtar për shënimin e 98 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë më 1912.

Ky shënim është shumë i nevojshëm sepse ka të bëjë me njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të çlirimit kombëtar të shekullit XX.

Kujtimi i kësaj përpjekjeje është i domosdoshëm sot. Para më pak se një shekull Shkupi u çlirua nga shqiptarët dhe ishte kryeqytet i Kosovës, kurse sot ai është kryeqytet i Maqedonisë dhe ndodhet nën një fushatë të egër maqedonizimi arbitrar, duke filluar që nga praktikat asimiluese të aspektit demografik, trysnia dhe shtypja politike, ekonomike, imponimi i gjuhës maqedonase nëpër shkolla, ndalimi i flamurit shqiptar, nëninvestimet nëpër komunat shqiptare, e deri te planifikimi diksriminues urban (Shkupi 2014).

Shqiptarët në Maqedoni po sulmohen (dhuna e tifozëve të Vardarit); po fyhen e poshtërohen (Enciklopedia shtetërore); po diskriminohen (nënpërfaqësimi institucional administrativ dhe nëpër vendet e punës); po iu mohohet identiteti kombëtar (përvetësimi i Nënës Tereze). 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)