23 Dhjetor 2024

Çka po ndodh me shtesat e fëmijëve në Kosovë

Shkruar nga Vebi Mujku

Përmirësimi dhe ngritja e cilësisë së jetës së fëmijëve varet nga zhvillimi ekonomik dhe fuqia e investimit tek ta.

Praktikuesit që punojnë në mjediset e kujdesit për fëmijët janë përgjegjës për cilësinë e kujdesit dhe edukimit të hershëm që u ofrohet fëmijëve dhe familjeve të tyre. Janë forma të ndryshme të përkrahjes, e që njëra ndër to, padyshim se është edhe përkrahja materiale përmes shtesave për fëmijë.

I vetmi vend në Evropë ku fëmija diskriminohen nga e drejta e tyre universale, shtesat për fëmijë, është Republika e Kosovës. Mos pagesa e shtesave për fëmijë nga 1999 deri në vitin 2017 nuk është trajtuar asnjëherë, por dy vitet e fundit ka shenja të lëvizjes në këtë drejtim.

Disa parti politike në programin e tyre gjatë fushatës së fundit zgjedhore, e kanë përmend shkarazi premtimin për fillimin e pagesës së shtesave të fëmijëve, pa ndonjë elaborim konkret se si do të bëhet pagesa, disa nuk e kanë përmend asnjëherë por e kane shfrytëzuar foltoren e parlamentit ta hedhin si ide, të tjerët nga frika se nëse nuk e votojmë këtë propozim do të humbasim vota e kanë votuar.

Propozimi për pagesën e shtesave për fëmijë miratohet në parim në parlamentin e Kosovës pa ndonjë datë konkrete se kur fillon pagesa, a ka formulë, cilat janë kriteret dhe pa asnjë buxhet të planifikuar.

E rëndësishme të thuhet se pagesa fillon vitin 2019, viti 2019 fillon në Janar dhe përfundon në Dhjetor, dhe asnjë lëvizje në këtë drejtim për muaj të tërë nuk bëhet, fillon viti dhe premtimi se gjatë këtij vitit do të fillojnë pagesat, do ti ngjasoj premtimit të liberalizmit të vizave, apo sigurimeve shëndetësore, e që më se e sigurt është së fëmijët tanë nuk do ti gëzojnë edhe ato pak shtesa fëmijërore të premtuara as gjatë vitit 2019.

Fillimisht deputetët flasin për konceptin fëmijë dhe definicioni fëmijë përkufizohet në të gjithë personat prej lindjes deri në moshën 18 vjeçare, përderisa në ndërkohe ndryshon ideja dhe të njëjtit propozojnë që shtesat e fëmijëve të paguhen vetëm deri në moshën 16 vjeçare dhe jo gjithë fëmijëve, dhe se edhe për këtë grupmoshë do të bëhet një kategorizim i tyre.

Gjithashtu asnjëherë nuk është bërë asnjë analizë se për çfarë numri të fëmijëve bëhet fjalë, edhe pse sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës  janë rreth 400 000 fëmijë në nivel vendi.

400 000 x 10 euro në muaj = 4 milion në muaj apo 48 milion euro në vit.

Disa çështje me rëndësi që duhet ngritur lidhur me pagesën e shtesave për fëmijë:

• Çka synohet të arrihet me shumën e propozuar prej 10 euro për një fëmijë, kur dihet se sa janë vlerat e shtesave të fëmijëve në vendet tjera?

• A synohet stimulimi dhe rritja e natalitetit, pasi që edhe Kosova gjendet në krizë nataliteti?

• A paguhen vetëm fëmijët e familjeve që punojnë në sektorin publik, apo edhe në sektorin privat apo edhe të familjeve ku asnjë anëtar nuk punon?

• Cila është forma e pagesës, përmes çekut, para e gatshme në llogari bankare, pagesa përmes llogarisë së prindit?

• A është më mirë të kompensohet shtesa e fëmijëve përmes mbulimit të transportit publik, ndonjë aktiviteti sportiv,etj dhe jo drejtpërdrejt përmes parasë së gatshme?
• A paguhen njëjte familjet që kanë 1, 2, 3 e më shumë fëmijë?

Krejt në fund, qeveria e Kosovës duhet ta caktojë një afat të arsyeshëm kohor për nxjerrjen e një ligji dhe udhëzimi administrativ ku do të përcaktohet data e fillimit të pagesës, kriteret, institucioni përgjegjës që do të menaxhoj procesin sidomos kur kemi përzierje kompetencash mes nivelit qendror dhe lokal.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)