21 Prill 2025

Çka po lyp opozita me protesta

Shkruar nga Blerim Burjani

Atje ku të shkon shkon mendja është se edhe ata ishin pjesë e qeverisjes, përderisa pjesa tjetër e opozitës përbëhet në njërën anë nga të pakënaqurit e dikurshëm pjesë të PDK qe themeluan parti e që sigurisht nuk dihet edhe sa do te ketë degë të saj, dhe kur do të shuhen, disa degë e nën degë të saj janë shuar, cili është elektorati tyre?

Si dihet për momentin, përderisa për LVV s’ka nevojë me fol edhe aq shumë, ajo është strukturë difuzive që shpëtimin e vet e sheh në vazhdimësi me protesta dhe për të i paraqit të gjithë skandaloz përveç vetës vet.

Unë zakonisht i quaj entuziast me u marr me politik, mundësisht me bë diçka që kërkund nuk u bë, vetëm për të mbet e gjallë dhe aktive në opinion, kjo ata kanë merak ne politik nuk ka lidhje as çka thonë e as a marrin vesh në shtetin social, është pasqyra e këtyre njerëzve dhe grupacioneve të vogla njerëzish të cilët kanë paralajmëruar protesta me ”prish diçka se tepër është ndreq” Kosova.

Kosova vazhdon të ballafaqohet me përplot  probleme me rend dhe  ligj, të gjithë po kërkojnë hise në pasurit publike të shtetit, andaj ata se kanë ndërmend me proklamua zhvillimin e sektorit privat si bazë për ekonomin e tregut që duhet e vetmja  në këto rrethana, ku mund te ketë hapje vende të reja pune dhe qytetarët te kenë mbrojtje social dhe shëndetësore,  si dy gjera themelore që duhet të sigurojë secili shtet me ekonomi  tregu.

Por jo ia kanë mësy pushtetit kush nuk është me ta thonë se është i Hashimit e Isës, deri dje ishin bashkë të vetëquajturit VLAN e VAN me emra të ndryshëm , se e kanë parë që janë në krizë këto subjekte opozitare me mbet gjallë përveç VV edhe kjo po dihet,  tash më nga të gjithë.

Me rëndësi është me kanë në trend dhe aktivë kjo është moto e punës së kësaj lëvizje, grumbull i njerëzve të pakënaqur të bashkuar edhe me disa tjerë gjithashtu te pakënaqur me herët nga politika. Se ia kanë mësy po dihet.

Ri konsolidimi i shtetit me qeveri teknike

E kam përshtypjen qe duhet Kosova me bere një reformë te plote institucionale për te evitua problemet e shumta te paligjshme, kjo nënkupton se vendi aktualisht duhet te këtë një qeveri teknike krejtësisht te përbërë nga njerëz jo politik për te pastruar problemet e shumta.

Nëse nuk do te kemi një qeve  te re shpejt teknike edhe katër vjet me këtë klase politike do te kemi degradim edhe me te madhe pra këtu them pa dallim për te gjithë këto parti qe janë ne kuvend te Kosovës pozitë dhe opozitë.  

Këto subjekte dhe kredibiliteti

Këto subjekte pak kanë kredibilitet sa edhe vet pozita aktuale, as koalicioni aktual nuk ka më kredibilitet  e me së keqi në këtë hallakam është nxënë LDK e cila hyri në koalicion me pak qejf por me shumë detyrime, për të ndihmuar dhe reduktuar e zvogëluar pakënaqësitë e masës sidoqoftë tash më kolegët e dikurshëm te koalicionit kundër PDK, tash ish partneret  të VLAN  i ka mbet hatëri  që dëshirojnë me rrezua pushtetin e LDK e PDK?

Edhe pse këto subjekte  të vogla po iu thonë figurativisht  qytetarëve qonu në protesta më rrëzua këtë pushtet e thjesht me na prua  neve ?

Nuk ka lidhje a këna   a  skena  kapacitete as  humane e as ekspertë e njerëz të dëgjueshëm. Po a ka  rëndësi çka po bëjnë dhe si po e mendojnë me bërë protesta?

Tash agjenda po vazhdon, opozita kjo që është po bënë përpjekje me marr fuqi politike  me ardhë në pozitë me rrugë diqysh po?

E kur ti pyesin pse i boni këto protesta po thonë s’ka rezultat e ata çfarë rezultati po donë më prua nëse vinë në pushtet: Kurrfarë?

Edhe kjo po dihet. Kosova s’ka alternativë kjo është me e keqja me mundshme, sa as ndonjë parti e re që do të duhet të dilte në këtë vend me marr pushtetin dhe me e hjek këtë strukturë aktuale politike, por sidoqoftë populli e ka në dorë këtë punë me vota mund të ndërrohet e tërë struktura aktuale politike e përbërjes se kuvendit  dhe të sillet një rrymë e re politike që nuk bazohet në dajë e kunata e militant politik dhe përfitues të shumtë.

Në emër të popullit po kërkohet rrëzimi i pushtetit, ftesa e qytetarëve për të ofrua anarki e mëtejme, edhe këta që janë në pushtet për momentin gjysma e tyre janë anarkistë që kanë vendosë rregulla anarkike më sundua me paren e qytetarëve.

Andaj kontrolli i parasë përmes pushtetit dhe pasurimi i pa bazë është praktikë e gjatë e këtyre njerëzve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)