08 Janar 2025

Çka mund të na ndihmoni Zhbogar ta luftojmë korrupsionin

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Përfaqësuesi i zyrës së BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar në fjalën e tij në konferencën e pestë për Gjyqësorin në Kosovë, ka dhënë vlerësimet e tij për punën e drejtësisë kosovare.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë sfidat kryesore me të cilat përballen gjykatat dhe organet tjera të drejtësisë në Kosovë, duke përmendur ndërhyrjet nga jashtë dhe frikësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

I nderuari Zhbogar, korrupsioni është një virus i pa shërueshëm deri më tani, këtë po e dim të gjithë ky fenomen po i përcjellë vazhdimisht organet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian që udhëheqëni ju, jemi dëshmitarë që ka pas shumë akuza në adresë të Eulex-it për korrupsion andaj luftone korrupsionin edhe te ju edhe te ne.

I nderuari Zhbogar, politikanët kosovarë (që aktualishtë janë të zënë për të ruajtur karrigat e tyre) dhe ju si BE duhet urgjentisht të hartoni  strategji efektive për ta luftuar këtë dukuri që njëherit është edhe njëri nga obligimet që duhet të përmbushen në rrugëtimin drejt BE-së, çdo raport i BE-së e ka këtë shqetësim.

 I nderuari Zhbogar, korrupsioni është njëra nga arsyet pse qytetaret e Republikës se Kosovës janë kaq pesimist për të jetuar dhe investuar në token ku sakrifikuan shumë.

I nderuari Zhbogar, Kosova ballafaqohet sot me sfida shumë të mëdha në integrimet euroatlantike. Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme të kosovarëve.

Qytetaret e këtij vendi duhet që në asnjë mënyrë të mos kontribuojnë në përhapjen e kësaj sëmundjeje, nga veprimet aktive ose pasive të tyre, ose me heshtjen e tij të bëhemi bashkëfajtorë.

I nderuari Zhbogar, korrupsioni është një e keqe që duhet të luftohet duke refuzuar të japë ose të marrë dhe duke raportuar atë në organet kompetente, por ju po thoni se korrupsioni po e pengon drejtësinë, kush duhet ta luftojë pra korrupsionin?

I nderuari Zhbogar, kjo në fund të fundit është detyra jonë si Shtet dhe si qytetar, për të denoncuar të keqen dhe në të njëjtën kohë, në duhet gjithmonë të jemi të vetëdijshëm për të mos përkrahur sjelljen e keqe të disa individëve, ne nuk duhet të lidhemi me ta ose t’u lakmojmë atyre qofshin edhe të afërmit tanë, por “aman” na ndihmoni!

I nderuari z. Zhbogar, sot ryshfeti dhe korrupsioni sikur është bërë normale në jetën tonë, dhe ndoshta edhe kemi marrë pjesë në të edhe pa menduar fare!

I nderuari z. Zhbogar, siç dihet korrupsioni shkakton shumë dëme të konsiderueshme si në aspektin shoqëror ekonomik, social e politik. Mbetet sfidë e madhe për krerët e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar shoqërinë kosovare posaçërisht institucionet ekonomike dhe shtetërore.

I nderuari z. Zhbogar, rritja e madhe e kësaj sëmundjeje mund të shërbejë si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re, si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.

Mund të konstatojmë se rritja e vazhdueshme e korrupsionit në përmasa të këtij niveli, paraqet një problem mjaft kompleks ekonomiko-shoqëror e social, për çka duhet edhe të kihet qasje komplekse për zgjedhjen e këtij problemi.

I nderuari z. Zhbogar, organet e drejtësisë në Kosovë në bashkëpunim me qytetaret duhet që sot o kurrë të bëjnë një “koalicion” të përbashkët, për ti dhënë goditjen e merituar atyre që janë duku aplikuar këtë dukuri çoroditëse në kundërshtim me ligjet në fuqi, e gjithashtu edhe me traditat e popullit Shqiptarë.

Korrupsioni mund të jetë i lidhur shumë me tendenca materialiste, i cili mund të jetë si shkak i nevojave të vërteta të shkaktuara nga të ardhurat e vogla apo lakmia, mund të jetë edhe dëshira për të jetuar edhe përtej mundësive në kurriz të dikujt tjetër.

Të Korruptuarit orvaten të gjejnë mënyra dhe mjete për të bërë presion mbi qytetaret për përfitime personale, në vend të ofrimit të shërbimeve të sinqerta që është edhe obligim për njerëzit e vendit të vet e në fund të fundit ata janë tatimpaguesit e këtij shteti dhe ky shtet atyre iu siguron atë pagë që e marrin sado e vogël që mund të jetë, por është nga mundi dhe sakrifica e tyre.

Për aq kohë sa ryshfeti dhe korrupsioni ekziston, qytetaret e kësaj pjese të rruzullit tokësor, do të jetojnë në mjerim, ankth, e frikë z. Zhbogar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)