Çka me tutje, fillimi i zbatimit të dokumentit me konkluzione
Shkruar nga Blerim Burjani
Marrëveshja Kosovë - Serbi për veriun, hap rrugën e dy shteteve që të integrohen në BE, secila palë tash më ka bërë interpretimin e vet dhe favoret që dalin sipas tyre, më rëndësi është që ai dokument dhe përmbajtja e saj smund të ndryshohet dhe të modifikohet.
Të kënaqurit dhe të paknaqurit, tash më janë bërë njëjtë , edhe ata që nuk pajtohen më këtë marrëveshje skanë alternativë.
Mos të harrojm se asnjera palë nuk është pajtuar për të githa propozimet , por secila palë ka bërë më të miren të mundur për përfitime politike kështu kanë lënë te kuptojën dy kryeminstrat e dy shteteve dhe zonja Ashton.
Edhe një fitore e Kosovës ,dhe edhe një dështim i Serbisë në diplomacin ndërkombëtare
Serbia në momentin e fundit bëri një hapë pozitivë, shumë pak ka pas besim se Serbia do të pranojë ndonjë variant të kësaj marrëveshje, normal të gjitha variantat e propozuara nga BE nuk shkonin në dobi apo favor të Serbisë dhe qëllimeve serbëve që ishin territoriale kundër Kosovës dhe dezintegrimin e shtetit të Kosovës, kjo duket se është fund, ska më kurgjo në këtë drejtim, pritet që palët të merren me plane implementuese.
Ende nuk dihet se serbët e veriut do të kooperojnë në zbatueshmëri? Ëndërrat e serbëve të veriut po shkrihen në institucione të shtetit të Kosovës
Si duket nuk është biseduar për mekanizmin i cili do i detyrojë serbet e veriut të marrin pjesë në implementim të kësaj marrëveshje, zonja Ashton ndoshta do te ketë këtë parasysh në të kundertën loja e serbve te veriut do të vazhdojë edhe më tutje.
Plani deta për zbatim i është lënë të shkruhet nga zonja Ashton kjo është e arsyshme me tregu se prapa saj qëndron BE.Por vështirsit duken te jeën në veri, nëse vazhdojnë kryeneqësi të mosdëgjueshmërisë tee serbve atje atëherë po vështirsohet detail kryesor.
Të shpresojm se nuk ka politik prapa saj të Serbisë , e cila është e njohur për deformime të tilla, por ajo çka thuhet në Serbi, Daqiq dhe kreu shtetëror serb tregohen se janë në pajtim me zbatueshmëri. Të shohim si do të rrjedhë .
Kryeministri Thaqi i prin komitetit për zbatueshmëri të dokumentit me konkluzionet e arritura në Bruksel
Përderisa në anën tjetër të Kosovës tash është e qartë në zbaushmëri pritet te jet kryeminsitri Thaqi kështu është thenë edhe në Bruksel,ai me gjasë pra kryemisntri Thaqi do te jet udheheqës I komitetit për zbatim së bashku me KFOR,EULEX.
Marrëveshja është domosdoshmëri racionale dhe produkt i zhvillimeve aktuale Kosovë -Serbi
Marrëveshja në tërësi është dokument konsensual dhe i pranueshëm për palët jo edhe më i miri i mundshëm kështu përkufizohet rrjedhja e këtij dokumenti, por marrvëshja nuk përmban mekanizmin se çka nëse serbet e veriut nuk pranajnë transformimet të bazuar në dokumnetin me konkluzione.
A do te ketë fuqi ekzekutive KFOR dhe EULEX në këtë drejtim për të nxitur zbatimin e këtij akt dokumenti.
Ende nuk dihet s e a do të kooperojnë serbet e veriut në zbatimin e këtij plani ,ata kanë qëllime që ndoshta të pengojnë zbatushmërinë e dokumentit, sepse kanë parlajmëruar gjera të zakonshme të përditshme, qitjen e barrikadave dhe lojrave të ngjashme, rrugët tash duhet të lirohen dhe të fillojnë të mendojnë për institucionalizimin e komunave.
Politika nacionaliste serbe duhet të zëvendësohet tash e tutje me politikën perendimore integruese dhe se koha e kthjelljes së Serbisë ndoshta po fillonë, BE dhe SHBA janë të lumtur që edhe Serbia ka pranuar dokumentin e tillë, i cili në radhë të parë i hap rrugën asaj për ne BE dhe fondet strukturale të BE, ndihmën ekonomike të proklamuar për Serbinë dhe format tjera të përkrahjesë Serbisë.
I ka mbet vetëm edhe një pikë për tu pajtuar që herë a vonë sdo te ketë alternativë të njohë shtetin e Kosovës në çfardo mënyre dhe modeli, më rëndësi do te jet njohja e kufijve ekzistues, tash BE dhe SHBA me kalimin e kohës duhet të mendojnë për njohjen që duhet tu bëjnë palët kufijve aktuale, ndoshta prap pa paragjykuar ndarasi qëndrimet e kunderta të palëve rreth temës së statusit , në të kundertën Serbia do të vazhdojë edhe më një këmbë që i ka mbettë bëjë politik me serbet e shtetit të Kosovës.
Normal marrëveshja ka mundur të jet më qartë dhe më sakt juridikisht, përkundër asaj se disa pika mund të komentohen dhe interpretohen në modele të ndryshme, siç përmendet pika 5, pika 9 dhe pika 14 e marrëveshjesë, Kosova duhet te mendojë juridikisht dhe në pajtueshmëri të plotë me aktet si Kushtetutën dhe ligjet e saj, si ai për vetqeverisjen lokale, karten evropiane për administrim lokal dhe planin e Ahtisarit, të bëjë zbatimin e këtyre konkluzioneve, tjetër pika 9 është ndoshta temë për shqyrtim, por duhet gjet modelin më të mirë logjik dhe intgrativë e kushtetuese të Kosovës për të implementuar një gjë të tillë, pika 14 gjithashtu është temë se sa Serbia do të respektojë Kosovën, që ajo te jet pjesë e OKB-së, është thënë se palët nuk do të pengojnë njëra tjetren.
Elementë tjetër është plani dhe afati kohor i implementimit që do të hartohet me siguri nga ekspertet e zonjës Ashton apo këshilltarët e saj, ka pika që mund të implementohet ne termine të caktuara kohore dhe pa telashe, por ka pika që kërkohet kohë edhe me e gjatë për tu implementuar dhe në mënyrë që BE dhe SHBA të jenë të kënaqura, tash është edhe një dokument i cili kërkohet nga palët në vazhdën e shumë dokumenteve apo marreveshjeve të ndara që pritetn të implementohen, apo janë në rrugë e sipër t ë implementimit.
Mos t ë harrojmë se ky është dokument më shumë politikë që nuk ka nevojë të përfillë vullnetet e dy palëve në terësi, kjo marrëveshje kërkohet të implementohet sipas kërkesave dhe pikave të prezentuar në dokument.
Besojë se këtu do të ndihmojë edhe zyra administrative në veri, e cila pritet të përcjellë të gjitha çështjet me rëndësi që duhet të ndermërren në atë pjesë të shtetit të Kosovës.