Çka kanë të përbashkët dhe ku dallojnë 28 nëntori 2015 dhe 9 janari 2016
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA
Pozita e ashtëzuar dhe opozita e bashkuar : Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin kjo Gjykatë ( mendoj se ky vendim është shkruar në njërën nga ambasadat ) sqaron kërkesën e presidentes Jahjaga për Bashkësinë e Komunave Serbe ( emërtim nacionalist, shovinist dhe racist ) apo Zajdenicës ( emërtim përbuzës ) opozita po ndjehet si fitimtare dhe ka intensifikuar kërkesën për dorëheqjen e qeverisë Mustafa 1 dhe Thaçi 3 .
Realisht , ky vendim nuk është vendim juridik i Kushtetutës por është një vendim puro politik , me interpretim biseksual që mund të interpretohet se të gjitha palët ndahen fituese dhe në këtë kontekst opozita e bashkuar ndonëse paragjykonte vendimet e Kushtetutkës kësaj radhe po thirret në këtë Gjykatë të kapur e të stërkapur nga politika, sipas opozitës.
Realisht këso vendime me kuptim dhe mundësi interpretimi dualist dinë të bëjnë vetëm ndërkombëtarët e që kanë vepruar tërë kohën në Kosovë e sidomos kur është dashur të bëhen marrëveshjet historike , që nga Rambujeja e deri në Bruksel. Qeveria Mustafa 1 dhe Thaçi 3 , nëse gjykohet sipas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ( apo ndonjë ambasade të huaj ) është ndarë si palë fituese andaj nuk më kap truri se ku mbështetet opozita kur deklaron se këta janë shkelës të Kushtetutës dhe duhet të dorëhiqen aq më parë që vendimi i Gjykatës ambasadë nuk e shfuqizon themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe por e fuqizon ate duke deklaruar se mund të vazhdohet me themelimin e këtij monstrumi njëetnik dhe racist dhe , madje e forcon këtë vendim duke e sugjeruar qeverinë që të thirret në vendimet e Gjykatës ambasadë gjatë vazhdimit të punës. Kjo Gjykatë ambasadë nuk e bënë me asgjë përgjegjëse qeverinë e Kosovës për këtë Bashkësi sepse, vet përbërja e kësaj Gjykate ambasadë ka shkuar në favor të Brukselit , Serbisë , miqëve ndërkombëtarë dhe zbatuesve të këtyre projekteve , qeverisë Thaçi 3 dhe Mustafa 01 . As opozita me këtë rast nuk ka humbur asgjë përveç se ka fituar mundësinë të lakuriqohet deri në fund me kërkesën e vetme që e ka pasur që në fillim; marrja e pushtetit përmes përmbysjes së qeverisë apo zgjedhjeve të parakohshme. Kërkesat për ti kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme ishin vetëm shkas e pasoja tash është konkretizuar duke kërkuar dorëheqjen apo rrëzimin e qeverisë . E që, me gjasë nuk do të ndodhë , as e para e as e dyta .
Opozita nuk është asgjë më e mirë se pozita dhe nuk ka kapacitet të mobilizojë masa të gjëra. Po të ishte VV e vetme dhe pa këto dy paterica politike , do të kishte shumë më tepër gjasa të forcohej dhe të mobilizojë përkrahës të shumtë. Humbësja më e madhe është dhe do të jetë VV ndërsa AAK dhe Nisma VV e përdorin si brez shpëtimi nga mbytja zgjedhore ! Pastaj , metodat e dhunshme nuk mund të përdoren si biletë hyrëse për të ndërtuar një shoqëri demokratike. Nëse më pyet dikush se a e meriton të qeverisë kjo qeveri deri në fund të mandatit e them se nuk e meriton dhe se, po të kishte alternativë normale dhe demokratike do të duhej të shkonte në shtëpi apo dikund tjetër një orë e më parë . Po nëse më pyet se a ka kapacitet që opozita të bëhet pozitë ( qeveri ) e them se nuk ka dhe në këtë përbërje nuk e meriton dhe as që do të bëhet pozitë. Në përbërje që janë, nuk janë aspak më të mirë se pozita dhe nuk kanë mushkëri ta rrëzojnë qeverinë. Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë që një dhunë politike të mazhorancës ta zëvendësojnë me një kërcënim për dhunë fizike të opozitës në emër të një politike më të mirë .
Po të ishte në skenë një VV e reformuar dhe bashkëpunuese , sot , nëse nuk do të ishte partia e parë atëherë me siguri do të ishte partia e dytë. LDK po vdes biologjikisht , nga vdekja e bardhë për shkak të moshës dhe impotencës vepruese . LDK po mbahet në do shtylla të elefantëve karrieristë ( injorantë politikë ) që ua kanë zaptuar hapësirën të rinjëve të LDK-së apo se i kanë inkuadruar disa kufoma të të rinjëve politikë që janë bisht i elefantëve karrieristë ! Si e tillë , LDK, -ë nëse nuk reformohet është e gjykuar të vdesë përfundimisht ! Manipulimet me filozofinë rugoviane e cila nuk është kurrfarë filozofie , me varre të Rugovës e që janë vetëm varre , përmendore të rreme , viktimat politike të pasluftës nuk e garantojnë ringjalljen e LDK-së , përkundrazi e çojnë drejt varrit politik sikur LDD e Akademikut . Manipulimet me familjen Rugova është e pështirë sepse ata nuk sjellin kurrfarë cilësie në politikë përveç paditurisë dhe gjërave jo të mira ! LDK , PDK , AAK dhe Nisma nuk kanë struktura dhe janë formacione që lehtë shkapërderdhen gjë që nuk mund të thuhet për VV dhe PDK . E shohim si do të shkojmë punët dhe sa kohë i duhet PDK-së , LDK-ja si patericë .
Kosova me president , Kosova pa president : Zonja Jahjaga në fundvitin që iku e mos u ktheftë më , mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit duke shprehur zhgënjim me këtë klasë politike mirëpo , duket se me veten e saj është e kënaqur sepse nuk gjeti të ketë bërë ndonjë gabim gjatë mandatit të saj si presidente, pa bazë elektorale dhe e kurdisur nga një ambasador i dhunshëm dhe trafikues i posteve politike. Ishim shumë të kujdesshëm ndaj kësaj presidenteje që në fund e bëri punën m.. duke e emëruar një udbash dhe kosist , hero të Kosovës. Gjithashtu , në përpjekje për tiu vardisur koalicionit qeverisës , presidentja e llotarisë , e dekretoi një kandidate të LDK-së si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese përkundër kundërshtimit plebishitar . Zonja Jahjaga ka dëshirë që edhe një mandat të jetë presidente e Kosovës sepse , nuk ka punë që paguhet më mirë e që përgjegjësia të jetë e barazvlefeshme me tolerancën zero ! Në vend të saj , me marrëveshje politike ( jo me vota sikur në të gjitha vendet normale ) është paraparë që Hashim Thaçi të bëhet president i Kosovës.
Thaçi , së paku publikisht nuk po tregohet se me çdo kusht dëshiron të bëhet president. Gjë që nuk mund të thuhet për Isa Mustafën i cili është shumë më i interesuar që Thaçi të bëhet president , se vet Hashim Thaçi. Dështimi eventual i zbatimit të marrëveshjes politike midis PDK dhe LDK për ndarje të posteve ( sikur në bahçe të babës ) do të ishte fundi politik dhe jo vetëm politik i Isa Mustafës dhe Çetës së Elefantëve Impotentë që e përcjellë çdo lider të LDK-së , që nga themelimi e deri më sot , në ruajtje të intereseve të tyre personale dhe atyre familjare . Nuk e di çka mund të jetë më e pamoralshme se situata kur një pjesë ( jo e vogël e LDK-së ) dje e cilësonte Hashim Thaçin si kriminel lufte dhe ate të paqes kurse sot, me përulje patologjike përbetohen se do ta përmbushin marrëveshjen që Thaçi të bëhet president. Tash po flitet se votat janë siguruar dhe këtë e thotë vet Isa Mustafa . Jo pse e donë Thaçin president por se e donë karrierën dhe jetën e vet ! Hashim Thaçi nuk ka nevojë fare të angazhohet që të bëhet president sa të jenë gjallë Isa , Ismeti , Sabria , Gurabia , Gullashi, Sutliashi etj. Ndërkaq , këtu nuk mund të flitet nëse Hashimi kalon me vota por mund të flitet nëse do të sigurohet kuorumi i nevojshëm . Nëse sigurohet kuorumi , atëherë Hashimi president kurse Jahjaga mund ta ëndërrojë Dellin dhe dhunuesit e tjerë të veshur me petkun e diplomatit sikur edhe gjeografinë e shteteve që i ka vizituar e që nuk do të mund ti realizonte edhe po ti peshkonte 100 peshq të artë . Kjo na bindë se , më shumë vlenë një peshkaqen i qelbur se 100 peshq të artë . Rasti Jahjaga është dëshmi për këtë ! Në të njëjtën kohë , shumë deputetë të LDK-së do të ngushëlloheshin me përdorimin e fytyrave të dyfishta duke siguruar kuorumin dhe duke votuar kundër Thaçit ! Shumë deputetë të PDK-së janë bërë pjesë e antologjisë në përdorimin e fytyrave të dyfishta ! Sido që të jetë , Thaçin po e pranojnë edhe miqtë ndërkombëtarë për president. Tash, a do të shkojë sipas skenarit PDK- LDK , a do të rikthehet Jahjaga si material i ricikluar apo edhe Azem Vllasi , si përfaqësues i trashigimisë politike të Jugosllavisë dhe Serbisë në Kosovë e që është në forcim e sipër , shpejtë do ta shohim. Azem Vllasi mund ta ketë një përkrahje të fuqishme mediale të qarqeve ish komuniste dhe ato të mendësisë jugosllave, por nuk e besoj se ka gjasa të mëdha! Mjafton se po mbijeton dhe po riciklohet në këtë skenën parapolitike kosovare sikur edhe disa bythëlëpirës të Titos dhe Millosheviqit e tash të shndërruar në bythëlëpirës të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit . Këta u fuqizuan pikërisht në saje të përkrahjes së krahut të luftës dhe miqëve ndërkombëtarë .
Stupcat dhe politika : Humori është spiritus movens e politikës . Sidomos te popujt e robëruar fizikisht dhe mendërisht e që kanë mungesë të politikanëve . Sikur te puna jonë. Para luftës dhe gjatë luftës më shumë kanë bërë politikë Cima , Leci dhe Qumili se krejt LDK ja , në Kosovë dhe diasporë. Kanë bërë një humor goditës dhe të sofistikuar . Pas përfundimit të luftës humori u bë pjesë e folklorit politik. Stupcat bënin një humor të jashtëzakonshëm e që ishin thjesht një parodi apo shpërfaqje përqeshëse e zhvillimeve politike duke e lakuriquar skajshmërisht injorancën dhe impotencën intelektuale të shumicës së politikanëve që sundonin si vazalë të ndërkombëtarëve në Kosovë. Skeqi i Vitit të Ri , për mua , mund ta kem edhe gabim , ishte i gabuar sepse e paragjykonte një situatë në rrethana kur nuk dihej nëse do ta kishit edhe një ditë jetë me një situatë të kohës së pas luftës e cila dallonte krejtësisht nga ajo e luftës. Asnjë i burgosur politikë shqiptar nuk e ka ditur nëse do ti përballojë torturave të baballarëve të disa analistëve dhe atyre që janë pjesë e çdo procesi e lëre më të bëjnë plane se si do ta formojnë qeverinë apo si do ti ndajnë postet . Ashtu edhe për luftëtarët e UÇK-së të cilët e kanë pasur jetën edhe më të rrezikuar prandaj nuk kanë pasur kohë e as mundësi të bëjnë plane siç i portretizojnë Stupcat në skeçin e tyre. Duhet të bëhet një prerje e qartë dhe e thellë midis asaj se çka ka ndodhur gjatë luftës dhe çka ka ndodhur pas përfundimit të luftës . Këtu Stupcat i kanë ngatërruar rolet . Pas kësaj u zhvillua një luftë pro dhe kundër Stupcave . Nuk është aspak e keqe që Stupcat kanë lakuriquar një keqpërdorim të disave që në emër të luftës nuk kanë lënë të zezë pa bërë por është e keqe se kush i merr në mbrojtje Stupcat. Stupcat po mbrohen nga ish komunistët dhe ish titistët jugosllavë si dhe nga individë të cilët aspak nuk janë kriminelë apo zaptues më të vegjël se këta që janë shenjëzuar nga Stupcat. Përkundër kësaj, unë do të vazhdoj ta përcjell humorin e Stupcave sepse politikisht janë më të zotët se shumë politikanë aktiv apo ata që duan të bëhen politikanë.
28 Nëntori 2015 dhe 9 Janari 2016 : Në Kosovë sot i kemi dy forca politike që po luftojnë fyt për fyti njëra me tjetrën, jo për të mirën e qytatarëve por thjesht për ta ruajtur apo grabitur pushtetin , duke e dhunuar shtetin ! Pozita është ashtëzuar në qëndrimet e saj sidomos për çështjen e Demarkacionit dhe Bashkësisë Serbe në Kosovë e të cilat i vlerësoj si shumë të dëmshme të cilat vetëm sa e forcojnë jofunksionalitetin edhe ashtu të shprehur të Kosovës. Pozita po thirret në marrëveshje , fillimisht me baroneshën Eshton e tash me italianen Mogerini e të cilat po përkrahen nga Brukseli , Washingtoni dhe Beogradi .
Ku është sot baronesha Eshton dhe a e përmend dikush se është gjallë. Gjatë kohës së sundimit të Eshtonkës , frikën kryesore e kam pasur se gjatë puthjeve që i shkëmbente me simpatikun Thaçi, me atë dhëmbin ndërlik që e kishte si shenjë identifikuese , mund ta qorronte dhe ta shndërronte Hashimin në një Katalan. Po falë Zotit , për të mirën e Kosovës dhe njerëzimit çdo gjë përfundoi pa pasoja fizike por me pasoja politike.
Opozita fillimisht e kishte një tripletë të kundërshtimit ; Gjykatën Raciste Speciale, Demarkacionin dhe Asociacionin .
Gjykata Raciste Speciale iku në harresë dhe mbetën Demarkacioni dhe Asociacioni. Hipotetikisht e gjë që besoj se nuk do të ndodhë, nëse opozita do të merrte pushtetin Demarkacioni dhe Asociacioni do ta kishin fatin e Gjykatës Raciste Speciale . Alternativë e tretë që ka zënë pritë është opcioni neojugosllav e që , përkundër klimës së favorshme për ta , nuk do të realizohet sepse do të sillte një luftë qytetare në Kosovë! Kosovës i duhet një alternativë politike e katërt që do ti përjashtonte dy alternativat ekzistuese dhe ate që po pret dhe deri atëherë , nuk do të ketë stabilitet e mos të flasim për ardhmëri. Sa i përket demonstratave të 9 Janarit 2016 , këto do të jenë simbolike sepse , as që do ta rrëzojnë qeverinë e as do të mobilizojnë një masë të madhe të protestuesve. Dita e Flamurit apo Dita e Shqiptarëve , 28 Nëntori është vetëm një ditë në vit dhe ajo nuk është e përsëritshme , as për nga rëndësia kombëtare , historike dhe politike e as për nga numri i pjesmarrësve. Deri më tani opozita e ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme për ta sfiduar pozitën . A do të mbledhin mend në të ardhmën ?
Nëse po, do të bëjnë diçka . Po po më pëlqen një qasje më e relaksuar e opozitës e stilit turkmenistan që e kanë caktuar që viti i ri të fillojë me 9 Janar e jo me 1 Janar siç praktikohet në tërë botën përjashtuar Turkmenistanit ku edhe muajt kanë tjetër emërtim. Edhe më simpatike mu duk thënia e një lideri opozitar që deklarojë se ; përveç se Viti i Ri fillon me 9 Janar, të gjithë ne jemi babadimra e të tillë lehtë mund të mbesin deri në Vitin e Ri të ardhshëm që do të fillojë mbase me 8 shkurt 2017. Opozita, e tillë siç është po e forcon pozitën e cila , sipas rregillave të gravitacionit politik që moti do të duhej të shkonte në arkiv përmes procesit të shkartizimit !