Çka ka të keqe nëse këshillon

Shkruar nga Zejdush Kastrati
Me Adem Grabovcin, njihemi përafërsisht, tani e 10 vite. Nuk na përafron asgjë tjetër, por arsye kryesore, për mua si gazetar që përcillja Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, ishte, se pata dëgjuar (jo vetëm nga nje i afërm i imi) se gjatë qëndrimit në hetuesi por edhe ne burg, në kazamatet serbe, janë të rrallë ata shqiptarë, që i kanë qëndruar torturës dhe dhunës serbe, sikur Adem Grabovci, andaj edhe respekti im, kuptohet nuk mungonte dhe nuk do të mungojë, për atë periudhë kohore.
Me kujtohet, se intervisten e parë, e pata realizuar, me Ademin, deri sa ai ishte zëvendesminister i Infrastrukturës, (atë kohe punoja në Rrokum TV), dhe meqë flitej me të madhe për ShIK-un, arrita që nga ky bashkëbisdim mbi 4o minutesh, të nxjerri para opinionint gjëra, për të cilat atë kohë edhe hezitohej e friksoheshin, që të flitej.
Pas përfundimit të intervistës, ishte paksa i rezervuar, dhe për ta qetësuar i thash se është koha që të flitet haptas për çdo gjë.
Pse mos te flitet për ShIK-un, kur njerëz të UDB-së e shërbimeve tjera antishqiptare po veprojnë e sillen me komoditet nëpër Institucionet që nga Presidenca..., kurse, nëse ShIK-u, ka ba punë për të mirë të vendit, atëherë, hapni letrat, more burr, se pse keni mbajt burg, e edhe pse keni luftu...?
Edhe gjatë dy mandateve si shef i grupit paralemntar të PDK-së, me Ademin, kam pas një bashkëpunim shumë të sinqert e korrekt, ekskluzivisht vetëm në sferen e performaces së tij mediale, përkatesisht komunimin me opinionin.
Jam munduar gjithnjë (dhe nuk pendohem fare) që në raport me opinionin dhe mediat, të jet shumë i hapur, të komunikoj lirshem bindshem, pa përjashtuar asnjë medium, por edhe te reflektoj një pozitivitet në shoqërim me gazetar-e, për çka edhe mendoj, se ia ka arritur qëllimit.
Që në start, i pata thënë, (por edhe me vonë) se nëse, je pjesë e skenareve dhe veprimeve që bien ndesh me ligjin, unë nuk jam me ty, dhe mos llogarit në mua, sepse minsitria ku je, është në agjendë të hetimeve marramëndese.
Kurr dhe asnjëherë, nuk kam kërkuar benefite, ndërhyrje, intervenca, ndonjë tender, ngritje në pozitë, apo për ndonjë përfitim personal, edhe pse disa herë, personalisht, dhe në prezencë edhe të disa te tjerëve, me ka thënë, se je i vetmi gazetar, që po me ndihmon dhe të falenederohem pafundesisht..., ka deklaruar, disa herë, Ademi.
Jane raste te rralla, qe nuk me ka konsultuar kur ka marre pjese ne debate e intervista, kur ka dale ne konferenca per shtyp, dhe siq eshte degjuar edhe nga pergjimi, ne takatin tim, une kam dhen mendimin tim (dhe fare nuk pendohem per ate cka kam ba per te)dhe gjithnje e kam sygjeruar qe te kerkoj nivelin, kur shkon ne debat, meqe dihet boterisht, se Adem Grabovci ka perfaqesur subjektin politik me te votuar ne Kosove, (pos qe po del vertet se eshte edhe shef i shefave), andaj fuqia e votes te percakton edhe vendin ku duhet te ulesh ne debate televizive, por edhe ne konfernca per shtyp.
Sa i perket akuzave, duke me prezentuar si sherbetor i Prontos, per hir te opinionit, dua te sqaroj se ne aspektin e kooperimit dhe dhenjes se ndihmes per te performuar sa me mire, dhe gjthnje ne interes te opinionit, une si gazetar, kam insistuar edhe ne takim e kontakte edhe gojore por edhe permes telefonit, edhe me shume deputete tjere te subjekteve politike, jo vetem te PDK-se, por edhe LDK, W, Nismes, AAK-se, dhe te tjereve, por edhe ne takim me Kryeparlamentarin Veseli, edhe me Thacin sa ishte kryeminister, edhe Isa Mustafen sa ishte kryetar komune, por edhe tash si kryeminister, (kam shkru opinione ne kete derjtim) qe te ndryshojne qasjen ne raport me median dhe opinion e gjere publik....sepse eshte ne interes te tyre, por edhe te Kosoves.
Ne pergjimin, te publikuar, nga Isajderi.com, per asgje nuk i bie pishman, sa i perket komunikimit me Adem Grabovcin, dhe per ate cka i kam then atij, kurse gjuha qe kam perdorur ne raport me disa lidere, eshte totalisht e papranuar dhe ndiehem shume keq, (por edhe une jam Kosove), dhe, ky eshte realiteti e kjo eshte shoqeria jone kosovare, ku bej pjese edhe une(me perjashtime) ne te cilen po jetojme, por vlersimin per Visarin e Luten, si lidere politik, edhe tani, pese vite pas ketij komunimi, e kam, edhe me te fuqizuar.
E bera kete sqarim, jo per te ndryshuar opinionin me demagogji e inskenime, as per tiu kundervu edhe atyre reagimeve dhe mesazheve qe me kane ardhur si kritika, vrejtje e besa edhe ofendime, pas publikimit te pergjimeve, por me te vetmin qellim:Per Adem Grabovcin, por edhe shume te tjere qe koontribuan per kete Kosove, deri me 1999, ua hjeki kapuqin, e pas kesaj date, per gjithe ata qe e ban m.., jam ne gjendje, te participoj, per ti quar, aty ku e kane edhe vendin.
Gjithashu, sherbetor medial, as i Adem Grabovcit, e as askujt tjeter, nuk jam dhe nuk do te jem kurren e kurres, dhe ate me kurrfare cmimi, edhe pse sherbetoret e sotem medial dihen sepse nuk jemi Kine...Ata flasin kthinave, birucave e pas shpine, por edhe aty, ku kryhet nevoja!!!!