24 Dhjetor 2024

Çka do të ndodhte sikur të mos ishte Hashim Thaqi Kryeministër

Shkruar nga Gani Geci

Kohëve të fundit mundë të them se neve Shqipëtarve të Kosovës po na përcjell fati. Shyqyr zotit që në këtë kohë kemi Kryeministër Hashim Thaqin ngase me pas kan dikush tjetër sot kryministër qeveria ish kall, ndërtesat e ministrive dhe kuvendi ishin perfshi nga flaka.

Po shyqyr zotit që kemi kryministrin që bisedon me Serbi ban marrveshje c`far do qofshin dhe i amniston bandat kriminale serbe te veriut dhe pin ujë ajo punë.

Arrestohen komandantët dhe protesta kalon pa ma të voglin eksces. Paramendojeni sikur të ish ndokush tjetër Kryministër cka do ndodhte keto ditë po falë zotit që kemi kryeminister një njeri si Hashimi dhe më të gjitha keto që ndodhin, Kosovës nuk i ndodh asgjë. A nuk është kjo meritë a?

Jo vetëm meritë por kjo është aftesi ngase këtë mundë ta menaxhoj vetem Kryministri aktual i nderuari Hashim Thaqi, për cka mua më duhet ta përgezoj sepse është lider i PDK-së dhe vetem ai mundët ti frenoj anetarsin e vet.

Cka thoni o popull sikur të ishte në Qeveri LDK-ja ose AAK apo edhe Vetvendosje të gjithë gjamat e qeveris dhe kuvendit do thyheshin e hotelit të Behxhet Pacollit do ti dilte flaka, drunjët dekorativ të sheshit Nënë Tereza do të nxirreshin me rrenjë, e kafiteria RINGS do bëhej gërmallë.

Nga Kuvendi e deri tek stacioni i autobusve , sot do mbante erën shkrum, por Hashim Thaqi fal gjeturisë së tijë gjithëcka e kaloi qetë dhe pa me të voglin incident.

Kryministri ka qen mirë i informuar dhe e ka ditur që do të ndodhë kjo dhe e larojë Gjeneralin nga Kosova dhe e bëri ambasador në Shqipëri, dhe kjo i`a ka mundësuar qetësisht ta pergatit terenin për të menaxhuar me protestën e sotme, amnistin e serbëve si dhe arrestimet e Gjeneralit dhe Komandantëve të tjerë.

Ky është Kryeministër i merituar !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)