25 Dhjetor 2024

Cilin hall ka Vetëvendosje

Shkruar nga Bajram Gecaj

“Albulena Haxhiu godet LDK-në: S’po guxoni me e hetu SHIK-un”, ishte një titull në portale!

Akuzë kjo e cila tingëllon më shumë si qërim hesapesh në mes adoleshentëve, e jo si ndonjë konstatim serioz i një subjekti të pjekur politik. Nuk diskutohet në këtë çështje guximi apo jo, por rezultati që do të mund të nxirrte një veprim i tillë!

Insistimi kaq i madh dhe për një kohë kaq të gjatë i LVV-së për këtë çështje krijon dyshime serioze për qëllimet e vërteta mbrapa kësaj iniciative!

Mos po flasim këtu për “argatë” të tyre që për qëllim përfundimtar dhe të vetëm kanë mu legjitimimin e SHIK-ut!

Kjo, pasi që një komisioni i tillë hetues parlamentar nuk do të kishte as për së afërmi kapacitetet dhe ekspertizën e nevojshme për një hetim aq shumë kompleks dhe aq të vështirë si ky.

Kjo tanimë është provuar të jetë punë e vështirë dhe komplekse madje edhe për institucionet e thirrura mu për këtë gjë, duke përfshirë këtu edhe drejtësinë ndërkombëtare në Kosovë.

Muajve te fundit, gjatë ndarjes së ashpër dhe të ndyrë të LVV-së në dy grupe, u provua qartë se edhe kjo lëvizje kishte një “shik” të vogël të tyre, e që ndonjëherë kishte vepruar edhe në “treshe”, ngjashmëri kjo, së paku numerike, me “treshet” e dikurshme të LPK-së.

Si përfundim i kësaj “telenovele” nxirret dyshimi serioz se ndoshta “shik-u” i vogël i LVV-së po i ndihmon vëllait të tyre të madh, SHIK-ut të PDK-së, që një herë e përgjithmonë të “shpërlajë” të kaluarën e tyre kriminale, tashmë të provuar edhe me vendime gjyqësore, dhe për këtë të na rrinë mbi kokë sa herë t’ua përmendim!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)