Cilat janë problemet kryesore të të bërit biznes në Kosovë
Shkruar nga Lulzim A. Beqiri
Republika e Kosovës aktualisht ballafaqohet me shumë barriera të ndryshme të të bërit biznes, pas krizës së rënd politike që po përjeton Kosova, duke qenë në top storiet e mediave ndërkombëtare si vend i destabilizuar nga bllokada e opozites dhe mos reflektimit nga Qeveria e Kosovës për marrëveshjen për asociacionin dhe demarkacionin.
Pas shumë dështimeve në shumë fusha të ndrshme si në privatizim, mos shitjen e PTK-së, ekonomia kosovare ka përjetuar një kolaps ekonomik, me gjithë disa përmirësime të vogla që në ekonomi nuk kanë ndonjë peshë të madhe.
Andaj kemi bërë një hulumtim sa i përket të të bërit biznes që bizneset kosovare po ballafaqohën në përditshmëri.
Hulumtimi empirik është realizuar në komuna të ndryshme të Kosovës. Janë anketuar 250 ndërmarrje të ndryshme në sektorin e prodhimit, në sektorin e tregtisë dhe në sektorin e shërbimeve.
Hulumtimi është shtrirë në regjione si (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe qyteti i Podujevës), të gjitha bizneset e anketuara kanë qenë biznese të regjistruara në ARBK.
Përzgjedhja e mostrës është e rastësishme, rezultatet e mostrës në terren nga bizneset e anketuara janë:
· 53.20% prej tyre janë të përfshira në tregti,
· 35.20 % të përfshira në fushën e shërbimeve,dhe
· 11.60 % të përfshira në prodhim,
Struktura e ndërmarrjeve sipas veprimtarisë ekonomike është e rëndësishme për të vlerësuar llojin e aktiviteteve ekonomike (për ndërmarrjet e hulumtuara - përkatësisht për mostrën që e kemi përcaktuar).