27 Dhjetor 2024

Cila nga partitë e vogla do të dal e treta në zgjedhjet parlamentare

Shkruar nga Mr. Blerim Burjani

Subjektet politike e sidomos ato që kanë pas përqindje të vogël në vitin 2010, apo mezi kanë hy ne Kuvendin e Kosovës do te kenë problem që kësaj here të hynë në Kuvend sërish.

Kësaj here do te jetë  mjaft vështirë  që të hynë në kuvend disa subjekte, që deri tash kishin 5-7%. 

Aspak s’do te jetë  lehtë për disa subjekte që tradicionalisht ishin partitë të vogla e që kanë funksionuar mjaftë vështirë deri tash.

Kohërave të fundit ka edhe më shumë stres në këto subjekte- duke luajtur rolin e “luanit me veprime te miut”, pa ndonjë fuqi politike elektorale, por tash po vjen duke ndryshuar mjaftë shumë situata politike, me shumë problem për këto subjekte politike.

Pakënaqësi te mëdha e fuqia e vogël politike i karakterizon këto subjekte disa parti që ishin në koalicion vështirë se do t ë mund të kalojnë pragun pra s’do  do te jetë lehtë fare për VV që  përsërit rezultatin e viti 2010 përkundër se ka marr një komunë që thanë ma mirë me të dashtë se m ditë në Kosovë.

Me përplot vështirësi do të hasin subjektet e tilla që shpeshherë me fjalë duken  më të mëdha së PDK dhe LDK, madje marrin iniciativa aq të mëdha sa që “koka dhembë”,  por s’ka dert kjo është demokraci. Pse jo me provua fatin bënë.

Ia vlen  me provua se ndoshta do te ndodhë diçka e madhe apo befasi e papritur ku ata do te gjejnë vetën në “ shtëpinë e madhe” të qeverisë, madje disa prej tyre s’kanë hezituar më u “shtye” me subjekte që deri tash janë në pushtet.

Nuk ka ndryshime të mëdha në garë sërish do te jenë këto subjekte e mëdha e ato të voglat presin ti marrin në qeverisje me “pazar të ultë” në dhënie të ministrive,kështu duket  te jetë fati i tyre.

Disa subjekte të vogla duke parë Hashimin tu premtua kanë filluar edhe ata me premtua përmes njerëzve që nuk  din çka është ekonomia , apo ndoshta po mendojnë se lehtë është me premtua dhe me rrit paga  të punëtorëve civil , apo publik.

Duke bërë garë parazgjedhore dhe para fushat nuk po hezitohet që te premtohet gjithë çka. Kjo është ne rregull kush beson dhe përjeton e sheh se çka d të ndodh.

Tash e ka lehtë Hashimi po hupi zgjedhjet shkuan edhe premtimet huq, dhe kjo nuk I konvenon askujt e sidomos atyre që iu premtua” pa këput e pa ndal”,  ec  mos voto?

Hashimi nuk heziton të thotë po që se nuk me votoni këto premtimet mbesin fjalë në ajër ,ndërsa pasojat do ti bartë qytetari , tash disa premtime të Hashimit realizohen, por ai ka premtua aq shumë sa që vështirë me i krye deri parazgjedhjeve , çka do të premtojë ai pas gjatë fushatës?Do te mbetet pa premtime, përderisa subjektet tjera  do te merren me premtime dhe kundërshtime të premtimeve të PDK.

Subjektet  e vogla si AKR e të tjera vështirë do te gjinden në listën e partive parlamentare po që se nuk bëjnë një koalicion të madh politik si psh. AKR+NISMA+PD , vështirë do te jetë për këto subjekte.

“NISMA” pretendon pushtetin madje pozitën e tretë si subjekt politik në vend, duket se partitë e vogla betejën më të madhe do ta bëjnë për pozitën e tretë për t luajtur faktorin e qeveri- bërjes se  re.

Konsolidimi i  NISMES po rritet kjo duket pozitive për këtë subjekt të ri të vendit.  Jakup Krasniqi nuk ka hezituar të thotë ne media se” NISMA” do te jetë subjekti tretë politik i vendit, kjo i bien se PDK do të bëjë koalicion e dikurshëm të saj, normal në një garë politike nuk përjashtohet asnjëherë  kooperimi s’ka dert që janë dal prej PDK.

Nuk pritet befasi e madhe në këto zgjedhje por ende ka mbet kohë për të treguar fuqi dhe për të premtuar , më rëndësi që “demokracia po zhvillohet në Kosovë e bashkë me të edhe punësimi dhe premtimet për të rrit “punësimin”, fushata pritet të përqendrohet ne zhvillim ekonomik kjo është mirë sepse partitë e kam vërejt  se pa zhvillim ekonomik dhe punësim s’ka më “vota”.

Këto tjerat dihen si qëndrojnë  njëherë , të gjitha gjerat po vijnë duke u bërë fushat, koha për premtime ,kush premton në këtë kohë ka llogari,nuk është më rëndësi a ka ndonjë kuptim premtimi më rëndësi u premtua.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)