26 Dhjetor 2024

Cila është deklarata e dekretimit te gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Paralajmërimet se me 24 tetor 42 gjyqtar dhe 14 prokurore nga komuniteti jo shumicë ne Republikën e Kosovës priten te dekretohen ne Presidencën e Kosovës dhe me ne fund t'i bashkohen sistemit gjyqësor dhe prokurorial te Kosovës është një lajm qe ka peshë dhe qe mund te sjelle ndryshime pozitive në integrimin e sistemit  gjyqësor në vend.

Megjithatë, deri në atë moment kur bëhët dekretimi, opinioni i gjerë është me se e nevojshme qe paraprakisht, te shoh në letër dhe atë te publikuar ne medie deklaratën e betimit,e cila duhet te përbej, në brendi te tekstit, gjitha elementet dhe atributet shtetërore siç kane qene,te përfshira edhe në deklaratat e mëhershme kur betimin në Presidencë, e kane dhenë, gjyqtarët shqiptare,dhe te tjerë.

Disa medie nga Beogradi, por edhe disa serbe në Kosovë, po trumbetojnë se ne këtë deklaratë nuk do këtë elemente shtetësie, nuk do të përmendet askund Republika e Kosovës,por do jete, vetëm një formalitet andaj për te mos  krijuar opinion te rreme për të mos pasur keqkuptime apo keqinformim e keqinterpretim, është me se e nevojshme, që paraprakisht të publikohet qe tani përmbajtja e kësaj deklarate.

Deklarata e sotme e Presidencës,se "çdo gjë do bëhët në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës..."  është mirë te faktohet me përmbajtjen e deklaratës se betimit për ditën e martë meqë nëse , po këtë  ditë, deklarata e betimit, është në kundërshtim me atë çka deklaron Presidenca, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, de fakto Kosova me nuk mund te thuhet se është shtet dhe se ka, integritet....!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)