27 Dhjetor 2024

Çfarë po ndodhë në Kosovë

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
 
Luftë e ashpër  për pushtet e ka  katandis Kosovën, askush nuk dëshiron te jetë opozitë? Të gjithë  e dëshirojnë privilegjin politik, profesioni” politikan” mbetet profesioni me i lehtë, as nuk ka nevojë me ditë as nuk ka nevojë me pas eksperiencë as kurrgjë? Me rëndësi me fitua vota,  edhe ato nuk është më rëndësi me si?

Kryesorja me i pas, kjo është vërtetuar me 2010, të gjithë po bëjnë luftë me” shti kam e krye në kuvend  e ne qeveri? Tash çdo gjë  po bëjnë me u bë kryeministër,  sërish s’ka rëndësi a është marrëveshje private midis partive a ka pasoja juridike?

Prapë s’ka rëndësi , me rëndësi me u bërë mandatar, edhe pse i madhi u bë “i vogël  dhe i vogëli  u bë i madh” veç me treguar se pushteti është i” ëmbël”?

“U bohem horë”?

Kjo po vërehet tash , të gjithë të interesuar për post s’ka rëndësi më kurrgjë as kushtetutë as rend dhe ligj, të gjithë janë habitur edhe qytetarët edhe bashkësia ndërkombëtare?Si ka mundësi  deri në këtë shkallë me luftua për karrige?

Më rëndësi ish kanë me luftua për atë se kush po i ofron qytetarëve prosperitet,  por të gjithë  po kanë  dëshirë   më u bërë mandatar? E befasuar po ndihet diplomacia ndërkombëtare sa që po thonë le të udhëheq kush te donë veç le të bashkëpunojnë për tema që na interesojnë neve , ato tjerat le ti  ruajnë  për veti?

Kemi mbërri aq shumë sa që me habit botën?Interesant njëherë premtojshin  gjithçka , folshin njerëzit në fushatë për (KEDS) e “elektranen” te cilën  e kanë pa veç në televizion, folshin për turizëm , sport , kulturë, ekonomi, gjithçka ka dëgjuar qytetari i jonë i lodhur  prej skamjes dhe kush po e gënjen më mirë me bindshëm për një jetë më të mirë për ta ?

Qytetarin e pret  jetë konfuze

Qytetari është figura më tragjike e kësaj tragjedie  komike që po ndodhë në një shtet që ka problem të mëdha të papunësisë dhe varfërisë, një shtet që jeton prej të hyrave doganore, ku qytetarëve u premtohen parat e tyre përmes parasë qytetare më ia rritë pagën shërbyesve civil dhe publik.

Qytetarët e lodhur shkojnë nëpër kamp të refugjatëve nëpër shtetet e BE për të shpëtuar veten dhe familjen përderisa në shtetin tonë po udhëheq cirku jetën e qytetarit,ku fjala ministër e kryetar e deputet është shndërruar në  shaka.

 Fitues mbi fitues”-koalicion mbi koalicion”

Të gjithë u bënë fitues në një anarki që sot mbretëron, të gjithë shpallën fitoren madje edhe e kremtuan , me “surle e tupan”, grim i madh për shtetin tonë ku s’ka humbës , të gjithë  fitues , të gjithë “kryeministra” dhe “ministra”, të gjithë pushtetar,disa prej tyre e panë se përfundojë “muzika”, e filluan vallen e ndarjes së posteve politike, dhe kështu i ndan  për mrekulli dhe në harmoni “postet”, pa marr parasysh se janë poste fiktive të organizatave politike që të gjithë në definicion janë” organizata private”, lere këtë por edhe u paraqiten njerëz që këtë anarki filluan me interpretua si normale, edhe kjo ishte një tragjedi e kësaj skene dhe padijeshmeri politike e shkencore e njerëzve të cilët dalin e sqarojnë pa ditë se çka është interpretimi, madje asnjeri prej tyre as  që kishte përmend se qysh interpretohet me rëndësi e thonin fundin .

“Të gjithë ne pushtet”

Thuhet se variant e vetme është të gjithëve ti u epim  nga pak pushtet , karrige   të butë dhe s’ka dert për asgjë, më rëndësi që të gjithë me u nda të kënaqur nga kjo hallakam që po mbretëron, ose duhet të shkojmë në zgjedhje sërish të jashtëzakonshme për të zgjedhë njerëz të cilët përveç privilegjit  që dëshirojnë asgjë tjetër nuk iu interesojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)