Çfarë po ndodh me Ministrinë e Shëndetësisë
Shkruar nga Fidan Mustafa
Prej përfundimit të luftës në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ishte ministria më e korruptuara në Kosovë. Akuzat e qytetarit dhe shteteve mike të Kosovës ndaj kësaj ministrie nuk përfundonin me kaq.
Ministria në fjalë ishte po ajo ministri e cila akuzohej për korrupsion, grupe kriminale, interesa partiake në nivel deputetësh në Parlamentin e Kosovës e deri te uzurpatorët e pronës publike.
Grupet e interesit që dikur quheshin trafikantë të organeve ndërkombëtare e aferave korruptime në Kosovë të strukturuara ne grupe kriminale, sot po të njëjtit deputet (disa) të Kuvendit të Kosovës, po vazhdojnë edhe më tej, pengim të rendit e drejtësisë në institucionet shëndetësore, pengim të reformimit të kësaj ministrie e deri te akuzat e shantazhet.
Emërimi i z.Agani në postin e Ministrit, Ministria e Shëndetësisë ka filluar reformat e thella, duke hartuar ligje (pa të cilat nuk mund të luftohej hajnia 15 vjeçare) në funksionalizim sa më të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë e deri te luftimi i grupeve kriminale në këtë ministri.
Gjatë mandatit të Ministrit z.Agani, në Ministrin e Shëndetësisë janë arrestuar me dhjetëra zyrtar të lartë nën akuzën e trafikimit të organeve, korrupsionit, manipulimit të tenderëve etj., por pa u prekur asnjëherë Peshqit e Mëdhenj nga prokuroria.
Një ndër peshqit e Mëdhenj, mbetet Shaip Muja, trafikant organesh në nivel lokal e ndërkombëtar në bashkëpunim me të dënuarit MEDICUS (bashkëpunëtor për të cilët e pranon), afera korruptime me tenderë në QKUK e deri te akuzat për uzurpim të pronës publike, shmangie tatimit. Deklaron raporti The Independent/Gazetajnk.
Gjatë mandatit të Ministrit të Shëndetësisë, ishte dorëzuar edhe ligji për shëndetësi 04/L-125 ku parandalonte keqpërdorimin e pozitës të punonjësve të QKUK-së, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës.
Ky ligj ju ndalonte mbajtjen nga dy e më shumë puna nga mjekët e këtij institucioni, një ligj i parandalimit të mitmarrjes në institucionin publik, parandalim të manipulimit të qytetarit të varfër të Kosovës e deri të dhënia e një mundësie për punë kuadrove të reja.
Ishte po Shaip Muja me disa klane të tij, të cilat ndërhyn në ndryshimin e këtij ligji (në heshtje mediale) duke e quar në gjykatë kushtetuese nenet 18, 19, 41 dhe 60-të, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, ku më pas u shfuqizua. Çka dëshmon ndikimin në gjykatën Kushtetuese dhe potencialin e Shaip Mujës deri te ndryshimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës.
Sot, shokët e Shaip Mujës, siç ishte Ilir Tolaj që ju konfiskuan 300 mijë euro në llogarinë e tij nga trafikimi i organeve, po ashtu disa prej të cilëve u arrestuan dje nga organet e drejtësisë, për çdo pacient që dërgohet në spitale private, fal mjekëve që i mbajnë nga dy puna (fal ndërhyrjes së Shaip Mujes), mjeku nga sektori publik përfiton nga 500 euro, prandaj ka raste kur pacientët futen në operacion pa pasur nevojë për operim/zëri.
Akuzat e tilla në adresë të Ministritë të Shëndetësisë, nxjerrin në pah një të vërtet të madhe, luftën PA kompromis kundër trafikantëve të organeve, kundër korrupsionit, tenderëve e klaneve të interesit që janë ushqyer që 15 vite në këtë Ministri.
Sot prokuroria po heton ata për të cilët po dyshohet nën akuzat e atyre që ishin përfitues të tenderëve, e nuk hetohen ata të cilët dihen haptazi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Njëherit këto akuza, po nxjerrin në pah edhe anën e errët të disa populistav partiak si brenda ashtu edhe jashtë, të ndonjë favori politik, por kjo do ti deklasoj edhe më tej të gjithë ata karrieristë të cilët thirren në emër të qytetarit nën ombrellën e karrierizmin politik, disa në heshtje, e disa duke përkrahur trafikantët e organeve dhe krimin ekonomik.