25 Dhjetor 2024

Çfarë nënkupton Demokracia

Shkruar nga Faik Krasniqi

Demokracia është të kuptosh se je njeri, të kuptosh se ka edhe njerëz të tjerë dhe nuk je i vetëm, të kuptosh se me këta njerëz është nevojë dhe domosdoshmëri të merresh vesh, të kuptosh që nuk duhet të imponohesh, por të bindesh veten së pari e më pas të tjerët se jemi njerëz, që nuk mbijetojmë dot pa njëri -tjetrin.

Të kuptosh se flora dhe fauna e kësaj toke kanë demokraci ndërmjet tyre prej miliona vjetësh, por njeriu në mungesë të demokracisë mes vetës po i shkatërron.

Demokraci është marrëveshja ndërmjet gjallesave të tokës për të mbijetuar në harmoni natyrore dhe hyjnore. Demokraci do të thotë \"pushtet i popullit\" ose \"sovranitet i popullit\", në kundërshtim me aristokracinë (qeverinë e më të mirëve ose fisnikëve) dhe \"monarkinë\" (qeverisja e një të vetmi).

Por ky përkufizim nuk na ndihmon shumë pasi në asnjë vend nuk komandon populli.Ato që komandojnë janë qeveritë (për fat të keq dhe burokracia, nëpunësit e shtetit që janë pak ose hiç fare të përgjegjshëm).

Në të vërtetë ka vetëm dy forma shteti: ajo në të cilën mund të lirohesh nga një qeveri pa gjakderdhje, me vota dhe në atë të \'\'pamundurën\'\'.

E para është \"demokracia\" e dyta \"diktatura\".Demokracitë nuk janë qeveri të popullit por mjete kundër diktaturës, e cila na detyron të jetojmë në një situatë të cilën nuk e kemi dashur por që dhe nuk mund ta ndryshojmë.

Është detyra jonë civile që një situatë e tillë të evitohet prodhohet. Demokracia nuk i lejon asnjë qeverie të tipit \"diktatorial\" akumulimin e pushtetit dhe për më shumë tenton ta kufizojë atë.

Ajo që është e rëndësishme në një demokraci është fakti që duhet të jetë gjithmonë e hapur mundësia që qeveria të japë dorëheqje pa shkaktuar gjakderdhje, kur ata që qeverisin degjenerojnë nga misioni i detyrave dhe të drejtave që ju janë besuar, por edhe kur politika e qeverisë gjykohet e keqe apo e gabuar.

(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme \'\'Lajm\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)