Çfarë ndryshon për qytetarët kroat nga 1 korrik 2013
Shkruar nga Ismet Azizi
-Qytetarët kroat mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE vetëm me kartë identiteti, por që është lëshuar pas 1 janarit të vitit 2003 .
- Kroatët nëse posedojnë kartelën Eropiane të Sigurimit Shëndetësor kanë të drejtë në të gjitha shërbimet emergjente mjekësore në llogari të CIHI (Insurance Health Insurance ) sikurse qytetarët e shtetit në të cilin janë gjetur, ose ku janë të lënduar apo janë sëmurë. Për shembull, nëse kan pasur operacion me urgjencë për derisa ndodhen në ato shtete anëtare. Karta Evropiane Shëndetësore do të mbulojë koston e operacionit apo trajtimit shëndetësor. Kartën Evropiane shëndetësore pa pagesë e lëshon Insurance Health Insurance për çdo person të siguruar, që e kërkon atë.
- Studentët kroat mund të studiojnë në kushte të njëjta në çdo shtet anëtar të BE-së, njësoj sikurse studentët e atij shteti anëtar i BE.
-Thirrja e shërbimeve emergjente nëpërmjet numrit 112, e cila është në dispozicion në tërë Bashkimi Evropian 24 orë, krejtësisht është falas.
-Kroatët janë të liruar të blejnë gjësende të ndryshme në cilin çdo vend anëtar të Bashkimit Europian pa paguar detyrimet doganore. Qytetarët nuk kan detyrim doganorë as për mallrat që transportohen me postë nga ndonjë shtet tjetër anëtar i BE.
-Si qytetarë të Bashkimit Evropian në vendet e treta, qytetarët kroatë do të kenë të drejtë mbrojtje në ambasada apo konsullata të çfardo shteti anëtar i BE-së, nën të njëjtat kushte si shtetasit e atij vendi, nëse në atë vend Kroacia nuk ka përfaqësues zyrtar.
-Qytetarët kroat do të mund të marrin patent shoferi evropiane dhe tabela regjistrimi të veturave me shenjat e BE. Patent shoferi të ri pamja dhe madhësia e së cilit ka pamjen e letërnjoftimit personal i cili do të zavensohet më së voni deri në vitin 2033 .
-Nëse i blerë nuk ka pamjen ose nuk punonë ashtu siç është paraqitur, ose nëse nuk është cilësi të kënaqshme, qytetarët kroat kan të drejtë për të zëvendësuar atë pa asnjë kosto shtesë, ose kan të drejt kompezimi nëqoftëse nuk ka zëvendësim nuk mund të bëhet në një kohë të arsyeshme.
-Nëse qytetari kroat jeton në një nga vendet e BE-së kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat mbahen në në atë vend, sipas të njëjtave kushte që vlejnë për qytetarët e atij vendi.
-Nëse qytetari kroat lidhë kurorë në cilin çdo shtetet anëtar i BE-së do të jetë automatikisht i pranuar në të gjitha shtetet e tjera.
-Bisedat telefonike për qytetarët kroat me celular në roaming do të jetë më e lirë. BE-ja ka aprovuar kufizime të çmimeve në roaming: brenda BE-së (pa TVSH) dhe nga 1 korriku 2013. do të arrijnë deri në 0.24 për thirrje për minutë për thirrjen , 0,07 për minutë telefonatë të pranuar, 0,08 për SMS dhe 0.45 per megabyte për bartjen e të dhënave me internet.
-Nëse një punëtor kroat apo pensionist kan qëndruar në një shtet tjetër anëtar për më shumë se 5 vjet me radhë do të ketë të drejtë që të marrë qëndrim të përhershëm në at vend.
-Të drejta më të mëdha për kompensim në raste të vonesave të trenave ose avionëve. Në rast se transportuesi ka humbur bagazhin do të paguajë pasagjerit deri në 1223 për çantë apo njësi. ndërsa hekurudhat 330 euro për copë në qoftë se nuk mund të vërtetoj vlerën, ndërsa 1.300 secila në qoftë se mund të vërtetohet vlera e bagazhit e humburn, p. sh. me fotografi, llogaritë apo evidenca e tjera.
-Qytetarët kroat kanë të drejtë të blejnë veturë në çdo vend anëtar pa paguar detyrimet doganore. TVSH-ja do të paguajnë në qoftë se blejnë makinë të re, ndërsa nëse blejnë nga përsoni privat nuk paguhet TVSH. Në këtë rast do të paguajnë akcizën.
-Gjuha kroate do të bëhet gjuha e 24 zyrtare e Bashkimit Evropian, që do të thotë se në të gjitha institucionet, agjencitë dhe organet e tjera të BE-së kroatët do të kenë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre amtare.