23 Dhjetor 2024

Çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon shqiptarët

 Shkruar nga Lumnie Gashi
 
Shqiptaret, si cdo popull tjeter i botes, i kane te mirat dhe te keqiat e tyre. Ata posedojne vese pozitive dhe negative. Kane baticat dhe zbaticat e tyre historike dhe te perditeshme.

Shqiptaret jane edhe ne unitet edhe ne lufte me njeri-tjetrin. Ata jane edhe te ndare edhe te bashkuar. Edhe te shqiptaret e mbi ta vepron panderprerje ligji dialektik natyror me emrin \'\" ligji i luftes dhe i unitetit te te kundertave.

Ky ligj nenkupton se shqiptaret, si komb, nuk jane vetem te ndare, te percare dhe te armiqesuar mesveti, por ata, ne te njejten kohe, jane edhe te bashkuar, te miqesuar e te solidarizuar mesveti. Kjo do te thote se nuk ka ndarje absolute, por as bashkim absolut.

Fenomenet dhe marredheniet ndernjerezore e ndershqiptare nuk zhvillohen ne rrafshin dyngjyresh: bardhe e zi, por ato zhvillohen ne nje rrafsh kolorit shumengjyresh dhe shume dimensional.

Ngjarjet dhe veprimet nuk zhvillohen ne hava, por ne kohe dhe hapesire te caktuar e konkrete. Kjo do te thote se cka eshte sot e bardhe, neser behet e zeze; cka eshte sot e drejte, neser shnderrohet ne te padrejte; nese para 20 apo 30 vitesh nje veprim ka qene i arsyeshem, sot del se ai veprim ka qene i gabueshem, ose anasjelltas: qendrimi dhe vendimi qe eshte vleresuar gabim para disa vitesh apo dekadash, sot koha dhe rrokullisja e ngjarjeve tregojne se ai qendrim apo vendim (qofte individual apo kolektiv) ka qene i drejte.

Kjo do te thote se gjithcka eshte relative. E drejta dhe e padrejta, e mira dhe e keqja, e verteta dhe genjeshtra, ecin paralel, jane te pandashme dhe bashkudhetare te perjeteshme \'\" por gjithmone ne kohe dhe hapsire te caktuar, konkrete dhe objektive.

Nga ligji natyror dhe shoqeror i luftes dhe i unitetit te te kundertave, ne shume lehte dhe qarte mund te nxjerrim perfundimin se: kombi shqiptar nuk eshte dhe aq i ndare e i percare mesveti, sa qe duket apo shkruhet disa here (perjashtuar ketu ndarjen e tij me kufinj). Dhe ne te njejten kohe ai nuk eshte dhe aq i bashkuar, sic mund te flitet e te shkruhet disa here.

Shqiptaret nuk bejne pjese ne asnjerin ekstremitet. Ata qendrojne diku ne mes te te dy ekstremiteteve. Shqiptaret jane te ndare, por ne te njejten kohe ata jane edhe te bashkuar.

Shqiptaret jane popull dhe njerez, si te gjithe popujt e tjere te botes, ata nuk bejne perjashtim e dallim nga asgje qe eshte natyrore, normale dhe njerezore.

I - CKA I NDAN SHQIPTARET?

1. Ideologjite

Ne cdo popull ekzistojne dhe veprojne ideologjite. Ketu nuk ben perjashtim as populli yne. Njeriu, si qenie inteligjente: me logjike, vetedije dhe ndergjegje, gjate gjithe historise se tij te lashte, ka krijuar dhe zhvilluar lloj-lloj ideologjishe. Prandaj, nuk ka individ pa ideologji. Nga gjithe krijesat e gjalla te kesaj planete, vetem njerezit posedojne ideologji.

Ideologjite jane te shumellojshme. Meqenese njerezit nuk jane identike, por cdo individ eshte qenie unike, atehere kuptohet qe te gjithe njerezit nuk mund te kene nje ideologji. As edhe nje popull nuk mund te kete vetem nje ideologji. Ekziston pluralizmi i ideve, i mendimeve, i pikepamjeve, i qendrimeve dhe pluralizmi i ideologjive.

Shqiptaret nuk munden dhe nuk bejne perjashtim nga ekzistimi i pluralizmit te ideve dhe ideologjive. Rreshtimi i shqiptareve ne disa ideologji nuk eshte tragjedi, por nje fenomen i natyrshem, nga i cili nuk mund te shmanget. Pretendimi dhe tendenca per dominim vetem te nje ideologjie mbi te tjerat do te na conte ne nje lufte civile, ne vellavrasje dhe ne diktature.

\"Demet\" qe shkaktojne ideologjite (por jo vetem ato) jane: ferkimet politike, polemikat e ashpera, ofendimet reciproke, gara e eger per pushtet, lufta klasore (te pasur-te varfer),\'etj., por keto veprime brenda shoqerise shqiptare duhet te zhvillohen ne kohe paqeje, ne nje shtet te bashkuar shqiptar, ku dominon ligji dhe ku eshte vendosur sistemi i pluralizmit politik dhe demokracia e vertete.

Lufta ideologjike ndermjet shqiptareve (individi me individ, grupi me grup apo partia me parti) ne kohe lufte e pushtimi, ne kohe kolonizimi e copetimi te trojeve te tyre etnike \'\" eshte nje tragjedi, nje katastrofe dhe nje vetevrasje kombetare!

Shqiptareve te Shqiperise Etnike, aktualisht, nuk u duhen ideologjite politike. E vetmja ideologji e tyre eshte dhe duhet te jete ideologjia kombetare e clirimit dhe e ribashkimit te Shqiperise Etnike. Ideologjia mbi ideologjite, qe sot duhet te dominoje e te rrenjoset thelle ne mendjet dhe ne zemrat e shqiptareve eshte:

Nje komb \'\" Nje shtet  =  Shqiperia e Ribashkuar Etnike.

Vetem pas ribashkimit kombetar dhe ndertimit te Shqiperise Etnike, shqiptaret do te kene te drejte te thirren ne ideologji individuale, grupore apo partiake, duke rrespektuar rregullat e lojes politike, te konkurences se lire dhe ligjet demokratike ne fuqi.

2. Karrierizmi

Shqiptaret i ndan edhe karrierizmi. Persona e politikane te caktuar jane aq egoiste e te pangopur me pushtet, sa qe ata jane ne gjendje qe ta demtojne shoqerine dhe ceshtjen kombetare shqiptare, per hire te ruajtjes se privilegjeve te tyre dhe pozites politike apo shteterore.

Karrierizmi dhe egoizmi i tepruar con shpesh ne kriminalitet, korrupsion dhe tradheti ndaj interesave te pergjithshme shoqerore dhe kombetare. Prandaj, karrierizmi dhe karrieristet egoiste duhet te largohen sa me shpesh dhe sa me shpejte nga pozitat e tyre udheheqese, para se ata te shkaktojne deme te pariparueshme per shoqerine dhe ceshtjen tone kombetare.

3. Mostoleranca, inati, urrejtja,

Ne, shqiptareve, na ndan edhe mostoleranca, inati, kokefortesia, sedra e semure, urrejtja ndaj njeri-tjetrit, etj. Ne, nga natyra, jemi pak si shume temperamente dhe nervoze. Nxehemi e hidherohemi shpejte, por ftohemi dhe pajtohemi shume ngadale.

Jemi inatcore te medhenj. S\'jemi tolerante ndaj njeri-tjetrit dhe ngulim kembe si mushke xinxare edhe atehere kur nuk e kemi drejt, edhe atehere kur argumentet dhe faktet e gjalla jo vetem qe flasin, por edhe cirren e bertasin. Por, si inatcore qe jemi, as shohim dhe as degjojme!

S\'jemi sa duhet zemergjere qe te falim gabimet e te tjereve. Edhe faljen disa here e bejme te perkoheshme, te pjeseshme dhe me gjysemzemre. Duam te ecim perpara me boten e civilizuar perendimore, por koken gjithmone e kthejme prapa, duke u marre me te kaluaren, qofshin ato edhe gjera te tejkaluara e te vdekura. Nuk jemi te sinqerte me njeri-tjetrin dhe nuk mesojme sa duhet nga gabimet tona.

Mbi te gjitha jemi naive e mendjelehte, sa qe per gjera shume te vogla jemi ne gjendje qe ta luftojme me terbim dhe me nje urrejtje organike njeri-tjetrin, apo partia-partine! Urrejtja organike politike dhe personale eshte sot nje realitet i hidhur dhe i prekshem qe dominon skenen politike mbi dhjetevjecare ne Shqiperi, Kosove dhe Iliride.

Lufta dhe urrejtja organike midis partive politike dhe lidereve partiake shqiptare, jane shkaku kryesor pse sot shqiptaret si komb jane aq te percare, aq te varfer dhe aq te ndare! Deviza: Opozitare, por vellezer!, duhet te jete e shenjte per cdo politikan shqiptar.

4. Lokalizmi dhe krahinarizmi

Kjo eshte plaga me e madhe, me e pergjakur dhe me vdekjeprurese e kombit shqiptar! Pra, ndarja lokaliste, bajraktariste, fisnore, klanore dhe krahinore e shqiptareve nder shekuj dhe mijevjecare. Kete plage e kemi trashegim (mjerisht) qe nga paraardhesit tane antike pellazgo-iliret.

Kjo ndarje dhe percarje, kjo plage mijeravjercare, ende kullon gjak, ende s\'eshte mbyllur, ende s\'eshte sheruar! Fatkeqesisht, perkundrazi, ende po gangrenoset edhe ne fillim te shekullit te ri te mileniumit te trete te eres sone!

Dhe nga kush se? Nga vete shqiptaret lokaliste, karrieriste, bajraktare e fisnore! Nga ata qe vetes i thone lidere, kryetare partishe dhe kryetare shtetesh te leckosura! Dhe kjo ndodhe gjithmone nen slloganin: \"Me mire i pari ne fshat, se i dyti apo i treti ne qytet\"!

Lokalizmi krahinor dhe bajraktarizmi fisnor kane bere qe te parcializohet ceshtja kombetare shqiptare. Kane bere qe ajo, nga nje ceshtje kardinale e jetesore e shtruar per zgjidhje para kombit tone dhe faktoreve relevante nderkombetare, te shnderrohet ne nje ceshtje autonomiste dhe e te drejtave te njeriut.

Lokalizmi
krahinor dhe bajraktarizmi fisnor i lidereve shqiptare dhe partive te tyre politike, e kane transformuar ceshtjen kombetare shqiptare \'\" Shqiperine Etnike, nga nje ceshtje madhore per dekolonizim, clirim dhe ribashkim kombetar, ne nje neokolonizim dhe ricopetim te Shqiperise Etnike!

Po te pranojme, kushtimisht (qofte edhe per nje moment), se ja: u krijua shteti i pavarur i Kosoves, u krijua edhe shteti i Ilirides, bile u krijua edhe shteti i Malesise se Madhe. Ç\'do te ndodhe atehere? Me siguri do te ndodhe ajo qe ka ndodhur dhe ndodhe me shtetet sllave, te cilat jane ne lufte dhe armiqesi te perhershme me njeri-tjetrin.

Shembell i fresket eshte lufta e fundit serbo-kroate, kroato-boshnjake dhe serbo-boshnjake. Te gjithe keto popuj e shtete jane me etnogjeneze te perbashket sllave, me gjak e gjuhe te perbashket, por me religjione, me emra dhe me flamuj te ndryshem dhe te ndare nga kufinj shteterore.

Edhe shqiptaret jane me tre religjione dhe po tu ndryshohet flamuri dhe emri kombetar, dhe po te ndahen ne shtete me kufinj ndershqiptar, atehere e perbashket do tu mbetet vetem gjuha, por edhe ajo do te largohet dita-dites ne disa dialekte zyrtare.

Keshtu, nga 7 milione shqiptaret do te formoheshin kombe dhe shtete te reja, te cilat pervec gjuhes, te perbashket do te kishin edhe grindjet e vazhdueshme ndershtetrore dhe perpjekjet reciproke per dominim. Ne nuk jemi komb i madh si sllavet apo arabet, qe te ndahemi e te krijojme disa shtete \"shqiptare\".

¡ fare shanse per bashkim do te kishin shtetet dhe popujt qe veten nuk do ta quanin me Shqiperi dhe shqiptare, por do ta quanin Kosove e kosovare (vec kane filluar me te madhe lideret e disa partive politike te Kosoves qe veten dhe popullin ta quajne jo shqiptare, por kosovare!), Iliride e iliridas, Çameri e çame, Malesi e Madhe e malesore?

Dhe, pastaj, do te kishin flamujt e ndryshem shteterore nga njeri-tjetri (LDK-ja vec e ka qepur flamurin e shtetit  te Kosoves, i cili dallon nga Flamuri Kombetar Shqiptar!), do te kishin religjione te ndryshme zyrtare, nivele te ndryshme te zhvillimit demokratik dhe ekonomik, kulturor dhe arsimor!

Nje bashkim shtetesh shqiptare do te ishte i pamundur. Ndryshe eshte kur te ndajne me dhune te huajte dhe ndryshe eshte kur ndahesh vete vullnetarisht. Prandaj, shqiptaret duhet ta luftojne lokalizmin krahinor dhe bajraktarizmin fisnor.

Duhet ta kundershtojne politiken parcialiste qe zhvillojne disa parti ne Shqiperi, ne Kosove, ne Iliride dhe ne Malesine e Madhe. Sepse politika parcialiste eshte politike ndarese, percarese dhe thellesisht antikombetare e antishqiptare.

Shqiptaret duhet te bashkohen dhe te luftojne per clirimin dhe ribashkimin e Shqiperise Etnike. Te gjitha politikat dhe teorite tjera cojne ne ripushtim, rikolonizim, ricopetim dhe rindarje te trojeve etnike shqiptare.

II - CKA I BASHKON SHQIPTARET?

1. Gjaku dhe gjuha

Shqiptaret i ndajne shume gjera, por mbi te gjitha ata i bashkon gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza e tyre e perbashket. I bashkon trungu i forte antik pellazgo-ilir.

I bashkojne gjenet e njejta dhe formimi i tyre psiqik e shpirteror, qe e ka burimin nga parahistoria njerezore. I bashkon besa dhe burreria shqiptare. I bashkon arti dhe kultura e njejte.

I bashkon gjuha e unifikuar letrare shqipe dhe alfabeti i perbashket latin. I bashkon Flamuri Kombetar Shqiptar i Gjergj Kastriotit \'\" Skenderbeut. I bashkon Hymni Kombetar i Rilindjes sone Kombetare. I bashkon emri Shqiperi dhe Shqiptar. I bashkon kombi shqiptar. I bashkon atdheu i perbashket \'\" Shqiperia Etnike.

2. Besa dhe burreria 

Shqiptaret, pervec tjerash, i bashkon edhe Besa dhe Burreria e tyre e forte, unike dhe legjendare. Besa dhe burreria e shquajne kombin tone nga kombet tjera. Ato jane karakteristikat dalluese te karakterit te shqiptarit, nga te cilat nder shekuj e mijevjecare ka rrezatuar vetem besnikeri, ciltersi, ardhedashuri, qendrese dhe liri.

Besa dhe burreria shqiptare ende jetojne ne zemrat dhe ne shpirtin e shqiptareve, duke i fisnikeruar dhe bashkuar ata vazhdimisht, perballe cdo armiku e furtune.

3. Arti dhe kultura 

Shqiptaret i bashkon edhe arti e kultura e tyre e lashte dhe e re. Arti dhe kultura e tyre e zhvilluar, autentike dhe origjinale. Nje art dhe kulture e paster, e qyteteruar e humaniste. E zhveshur nga cdo nacionalizem, shovenizem dhe racizem. Nje art dhe kulture e forte qe cau mes per mes mijevjecareve te pushtimeve te huaja dhe erresires dekadente te mesjetes. Nje art dhe kulture qe synon ardhmerine me humane e paqesore te njerezimit.

4. Atdheu \'\" Shqiperia Etnike 

Pervec gjakut e gjuhes, beses e burrerise, artit e kultures, shqiptaret mbi te gjitha i bashkon atdheu i tyre i shenjte \'\" Shqiperia Etnike. Shqiptari, qe kur s\'mbahet mend, ka pasur nje nderim dhe dashuri hyjnore per token e tij, per atdheun e tij: Ilirine \'\" Arberine \'\" Shqiperine.

Iliro-shqiptari e ka dashur dhe e don perendine, jeten, kombin, lirine, familjen, popujt tjere, mireqenien, gjuhen, artin, kulturen, arsimin, por, mbi te gjitha ai e ka dashur dhe e don token e tij - Atdheun, sepse pa toke e atdhe, nuk ka as jete, as komb, as liri.

Kur ka qene ne rrezik jeta e Atdheut, iliro-shqiptari kurre nuk e ka kursyer jeten e tij, e ka dhene ate ne altarin e lirise \'\" ne fushebeteje, me kenge ne goje e arme ne dore, qe te jetoje Atdheu. Deviza e tij luftarake dhe jetesore qe dhe mbeti: Atdheu mbi te gjitha!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)