23 Dhjetor 2024

Çfarë është një Titist?

Shkruar nga Shefqet Dibrani

Titisti, është insekti më vdekjeprurës në Kosovë, Ai është politikani më i urryer, më i pabesë, më tradhtarë më antikombëtar.

Titisti, të premton në mëngjes të gënjen në drekë dhe të vret në mbrëmje, dhe pastaj pa turp, pa fytyrë, pa ndërgjegje, del para mediave për tu tallur me Kosoven se qenka në mbrojtje të votës qytetare.

Titisti, është ndotësi më i madh i ambientit politik në Kosovë, është pleh, është qenef që vazhdimisht kundërmon.

Titisti, është verem, është gëlbaz, mumie, shtrigë është kanibal...

Titisti, është 7 herë më i poshtër se enverizmi, 70 herë më i keq se marksizëm-leninizmi, ai është vet “Dora e Zezë” e Rankoviqit, që si Shemra po terron mbi Kosovën.

Titisti, është sakat, në tru, në trup, në trap, ai është llumi i proletariatit Jugosllav që për 50 vjet këndoi «Druzhe Tito miti se kunemo».

Titisti, përjashtoi studentët në vitin 1981, diferencoi profesorët në universitet, ai mbajti krahun serb për ndryshimet Kushtetuese dhe vazhdimisht ishte për “Bratsov-Jedinstvo”.

Titisti, vazhdimisht luftoi kundër “Kosovës Republikë”, e sot Republikës së Kosovës, ka vendosur t’ia qes pelikorin (qefinin) e vdekjes.

Titisti, e hëngër, e vodhi paranë e diasporës, ai mashtroi, gënjeu të gjithë Oficieret e karrierës, me një fjalë titisti është reja e zezë mbi qiellin tonë, është fara e zezë në tokën demokratike të Kosovës...

Titsti, është gjithçka por jo njeri. Ai mund të jetë Esat Toptani por jo edhe Avni Libohova, prandaj po vuan kaq shumë e kaq keq Kosova.

E, Kosova po vuan pasi Trimat mbetën në Luftë, Heronjtë i shtanguam në Piedestale, ndërsa Komandantët janë ngatërruar nëpër Tenderë...

Por "Kush do ta vras Ujkun?", që moti ka pyetur Ali Podrimja... S'ka pas faj POETI!... 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)