29 Dhjetor 2024

Çfarë është mediokriteti

Shkruar nga Faik Krasniqi


Njeriu nuk lind i mësuar. Mëson rrugës... E, megjithatë, shpesh në jetë jemi mediokër, përderisa kufizojmë përpjekjet vetjake për të mësuar më shumë, për të gjykuar më thellë!

Unë nuk mund të përkufizoj njerëzit si mediokër, pasi çdo njeri ka lindur për të qenë kreativ në varësi të gjenit dhe trashëgimisë. Edhe një punëtor i thjeshtë ose një njeri i rëndomtë, pijanec e diçka e tillë, mund të dalë jashtë përkufizimit të mediokritetit.

Tani problemi qëndron në atë se në cilën alternativë është njeriu me aftësi të mëdha.

Një njeri negativ që është mësuar tërë jetën e tij të vjedhë, besoj nuk e ka të vështirë të hyjë brenda në shtëpinë e një fqinji e të vjedh në mes të natës pa problem fare dhe ky akt përbën një akt me vlerë negative dhe nuk mund ta quajmë mediokër. Një politikan i aftë tregon vlerat e tij para popullit të tij. Një doktor gjithashtu. Një mësues gjithashtu. Etj.

Populli shqiptar në përgjithësi është mediokër përsa i përket kulturës, arteve, shkencave dhe shumë fushave, sepse mediokriteti nuk shkulet nga njeriu duke mos i kultivuar atij një veprim interesant dhe të dobishëm.

Megjithatë, po të ishte se bota do të ishte mediokre, besoj sot nuk do të ishim aty ku jemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)