27 Dhjetor 2024

Çfarë është diplomacia

Shkruar nga Faik Krasniqi

Diplomacia është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia ndryshe thirret edhe arti i marrëveshjeve.

Shtetet kuvendojnë ndërmjet veti, mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, i përparojnë marrëdhëniet kryesisht nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionar, ambasadorë ose grupe të dërguara dhe sipas rastit në rast (lat. ad hoc, mision special). Shefi i misionit dhe personat diplomatik dmth Diplomati, gëzojnë imunitet dhe të drejta të veçanta.

Makiaveli ishte, siç na kujton Meinekeja*, “njeriu i parë që zbuloi natyrën e vërtetë të raison d’état”-it (arsye shtetërore-B.K.), dhe përballë saj kjo doktrinë kishte ndërlikime të shumta për metodat e ambasadorit. Shi për këtë, në rrëfimin e tij për “sistemin italian” të diplomacisë, Harold Nikolsoni vë theks të veçantë mbi shkrimet e Makiavelit, si për çka shfaqin, ashtu edhe për ndikimin mbi diplomacinë që thuhet se kanë pasur.

Duket me vlerë të shtohet edhe që metoda e tij e përgjithshme, domethënë “realizmi” i pakompromis që shënjoi në veprën e tij një shkëputje të tillë me filozofinë klasike politike, ishte metoda e imituar gati dy shekuj më vonë nga Abraham de Vikeforti, autori i doracakut më të madh mbi praktikën diplomatike të ancient régime (sistemi politik e shoqëror i Francës përpara Revolucionit të vitit 1789-B.K.).
             
Diplomacia është të kuptuarit se e vërteta është me nuanca! 

1. Sa dhe si e përvetësojnë këtë instrument intelektual, gladiatorët politikë në arenën politike, që të reprezantojnë interesat kombëtare me vigjilencë, në diplomacinë internacionale.

2. A është diplomacia një art me të cilin në mënyrë elegante duke përdorë fjalorin politik, fshehim qëllimet tona, e cila iu mungon ose nuk i mungon politikanëve tanë.

3. Kosova në të ardhmen si shtet modern demokratik duhet të posedoj me një strukturë politike, e cila duhet patjetër të ketë aftësi që të përdorë mekanizmin e diplomacisë, që të hapë perspektivat ekonomike dhe politike në arenën ndërkombëtare, e cila është një fushëbeteje e pamëshirshme dhe sa janë të gatshëm politikanët e Kosovës të zbatojnë këtë art, edhe nëse duhet të ulen në tryeza politike me armiq, poashtu politikanët nga Shqipëria.

4. Si të ushtrohet diplomacia  që të zbusim konfliktet dhe të arrijmë kompromis në favorin tonë, kur dihet se kontratat ndërkombëtare arrihen duke bërë \"tregti\" me diplomaci globale.

 5. Imuniteti  diplomatik si ushtrohet ky koncept, dhe sa e posedojnë administratorët e lartë në Kosovë e Shqipëri këtë imunitet.

6. Diplomacia biletarale si formë më e vjetër e diplomacisë, që ushtrohet në mes dy shteteve (dy palëve) dhe sa jemi të gatshëm për marrëdhënie bilaterale me shtetet tjera.

7. Diplomacia multilaterale si formë që ushtrohet në mesin e shumë shteteve (shumë palëve), që të arrihet në një qëllim, në një kompromis, pra konkret çështja e zgjidhjes së Kosovës-aktuale, dhe sa merr pjesë Kosova në këtë diplomaci që të ndikojë pozitivisht në interesin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)