Çfarë do të thotë opozitë e çka lëvizje politike
Shkruar nga Blerim Burjani
Opozita e perqar, e copëzuar dhe duke luftuar për primat ne skenën opozitare erdhi deri këtu, pra mos qendrushmeria konceptuale dhe funksionaliteti, praktika ka dëshmuar se partitë opozitare te unifikuar apo te bashkuar funksionale i mban vetëm nëse arrin te bëjnë ndryshimin shpejt pra te vij rezultati, por jo edhe ne distanca te gjata kohore sepse me kalimin e kohës ato pasivizohen si trup i bashkuar,prandaj nuk është e rastit se bashkimet bëhen vetëm ne prag te zgjedhjeve, forma tjera si kjo e Kosovës dy here u bashkua opozita dhe u copëzua për shkak mungesës se rezultatit pra arritjes te caku, andaj është e arsyeshme sepse interesimin për bashkim e mban vetëm interesi për rezultatin por assesi nuk e mban lufta për primat.
Opozita kosovare nuk meriton ndonjë studim te veçante sepse është zhvillim imagjinativ dhe spekulativ jo real , jo efektiv bazuar ne kërkesa dhe bërje te politikes , politika nuk bazohet ne imagjinatën dhe trillimin e një situate te pa qen por ne baze te gjerave te prekshme për qytetarin , prandaj e tere qe ka bere opozita deri me sot qe nga viti 2014 e deri me sot bazohet ne luftën per pushtet njëherë ne mes vet opozitës pastaj ne mes opozitës dhe pozitës.
Opozita partiake dallon prej lëvizjeve politike te cilat nuk kane koke politike por shpesh janë jashtë frymës se zhvillimeve politike dhe nuk kane kohe e caktuar te arritjes se synimeve politike, lëvizjet te tilla ka ne shume shtete te botes te cilat për qellim nuk kane marrjen e pushtetit por vetëm shfaqjen e mospajtimeve me ata qe udhëheqin, këto nuk janë parti politike me programe efektive dhe nuk kane as synim te shpejt dhe te qarte çka done, shumica e tyre një kohe funksionojnë mire pastaj shuhen, modifikohen dhe rasformohen sepse lëvizjet e tilla ose shndërrohen ne parti politike me gjera te prekshme ne marrje te pushtetit por ka lëvizje te tilla te sinqerta qe funksionojnë kohe pas kohe dhe veprojnë ne pajtim me zhvillimet demokratike.
Shteti I Kosovës në krizë për lidership
Kosova ska lidership pra subjekt politik të qëndrueshëm dhe të pa korruptuar , te besueshëm I cili nuk do të keqpërdor pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve që nuk e dëmtojnë qytetarin dhe ardhmërinë e shumicës së qytetarëve të cilët votojnë me shpresën që dikush do të menxhanoj parat e buxhetit drejt por jo duke dhënë para e poste miqve dhe shokëve e mixhallarve.
Kjo skene politike është me së e sigurt se nuk do ti sjellë kurë mirëqenien qytetare dhe barazinë para ligjit dhe respektimin e vlerave te njerëzve të cilët kanë dhënë shumë apo kanë investuar ne jetën profesionale apo biznesore kurrë nuk do tiu kthehet investimi i bërë.
Kjo klasë e milionerëve nga politika që arritën me bërë rrush e kumbulla shtetin deri këtu nuk do të lëshojnë kurrë pushtetin e parave të qytetarëve derisa qytetari nuk vetdijsëohet dhe nuk e voton këto subjekte politike pozitë dhe opozitë , për këtë arsye është në rrezik demokracia , e ardhmja e qytetarëve është e vërtetë nëse qytetarët pajtohen kështu do ta kenë dhe do të pësojnë gjeneratat të tëra. Ikja e të rinjve do të vazhdoj për të gjet perspektiven ku nuk ka miq e partiak për të gjet rrugën e karrierës e biznesit, pra me qëllim po ndodhe boshatisja e vendit , përderisa anarkistët e prun deri këtu vendin njëjtësimin e vlerave si alfabetet si profesionist , tash në këtë anarki qëllimi është te humb inteligjenca e me fitua njeri i padijshëm. Kriza që ka kapluar Kosovën është evidente dhe nuk krijon as kushte as parakushte për zhvillim.
Liderët dhe përkthyesit
Liderët në Kosovë kanë punuar në përkthyes që njeherit janë përgjegjësit kryesor pse është shteti deri këtu, ne mungesë të gjuhëve të huaja dhe shkollimit te mangët pra edukim i dobët kanë zgjedhur të punojnë më përkthyes madje i kanë graduar në vazhdimësi shumica prej tyre janë bërë personalitete kyçe apo argati kryesor i liderit e lideri I ka dërguar ambasador , në shërbime konsullore dhe i ka bërë ministra, nga frika që ka pas lideri prej inteligjencës sepse vet ishte njeri i pa edukuar dhe i padijshëm , të gjithë këta lider klasën e inteligjencës e përjashtuan nga zhvillimet shtetërore, qëllimi ishte i qartë sepse me inteligjencë nuk mund të ndërtohet anarkia si rregulle kundërligjshme antikushtetuese e veprimeve , prandaj të gjitha pasojat q ë shihen si nga dialogu e si nga procesi i demokratizimit dhe rendit e ligjit janë pasojë e këtij lidershipi të dobët dhe kontrollues të buxhetit të shtetit. Sot këta përkthyes janë ambasador sepse shefi i ka gjet do përkthyes tjerë me punua me ta derisa edhe ata bazuar ne formulën anarkiste do t ëndërrohen dhe disa prapë shpërblehen e disa dërgohen nëpër borde e kudo tjetër për të vazhduar punën për shefin, kjo kategori e njerëzve ka sjellë vendin deri këtu.
Inteligjenca dhe klasa e biznesit janë shndërrua në argatë shoqëror ata hanë bukë e shukatin , nëse dikush iu jep më shumë iu gjen punë ata vazhdojnë të punojnë si skllevër modern për njerëz të cilët nuk kanë as edukim as nuk din çka është shteti e as demokracia por edhe nuk iu intereson , se shtetin anarkistët e shohin si firmë të pasurimit por jo si shtet demokratik ata nuk besojnë ne demokraci as ne drejtësi, ata besojnë në paranë që shohin edhe të gatshme të qytetarëve.
Ky fenomen është shuar edhe Bullgari edhe në Rumani në kohën e transicionit por edhe ne Kroaci , shumica prej tyre një ditën u morën nga organet e drejtësisë , një pjesë iku jashtë dhe iu konfiskua pasuria kështu herët a vonë do të jetë fati i këtyre në shtetin e Kosovës