23 Dhjetor 2024

Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë për Saliun

Shkruar nga Faik Krasniqi

1)Me ardhjen e Berishës në pushtet në 92\' me qindra shqiptarë nga Kosova u arrestuan nga UDB-ja serbe në Kosovë duke shkatërruar dhe sabotuar lëvizjen shqiptare në Kosovë. Kjo gjë solli pamundësinë e Kosovës të ngrihej në luftë të ndihmonte kroatët.

2) Krimineli më i rrezikshëm në Ballkan Zeljko \"Arkan\" Raznatoviç u ftua në Shqipëri gjatë kohës së embargos (për të siguruar rrugët e naftës) takime me SHIK-un e Gazidedës ku nuk mungojnë dhe fotot.

3) Gjatë luftës në Kosovë pushteti i Berishës ishte në ndekje të UÇK-së duke i shpallur luftë të hapur, deri edhe në eleminime fizike ( pyesni Hashim Thaçin).

4) Thirrje për të mos firmosur në Rambuje, thirrje për luftë civile gjatë kohës së luftës ku shqiptarëve të Kosovës iu thuhej të merrnin armët dhe të rrëzonin qeverinë e Tiranës që udhëhiqej atëbotë nga Partia Socialiste.

5) Armatosjen e fraksioneve kundërshtare të UÇK-së dhe nisja për në kufi për të ‘’çliruar\" Kosovën nga UÇK.

6) Kontratat e majme të energjisë dhënë firmave serbe dhe miliona dollarë paguar sekserëve serbë ( Damir Fazlliçi është nipi i ish-shefit të UDB).

7)Mohoi dhe injoroi Kosovën dhe aspiratat e saj si pjesë e kombit shqiptar...... Kosova në atë kushtetutë ishte thembra e Akilit se u injorua totalisht (në një kohë kur shqiptarët e Kosovës masakroheshin).

8)Berisha organizoi një referendum për të  larguar nga Shqipëria kryepeshkopin grek Anastas Janullatos kur ishte i bindur se do të humbiste. Atë peshkop që ai vetë e solli. Me këto dy veprime i solli marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri në prag të një lufte.

9)Berisha për më shumë se dy vjet për hir të ekstremeve islamike largoi aleatët tanë të natyrshëm perëndimorë, duke sjellë përsëri marrëdhëniet ndërfetare në prag të luftës.

10)Berisha persekutoi inteligjencën shqiptare njësoj si dikur Enver Hoxha duke sjell në fuqi një qeveri të korruptuar, kriminele dhe burgaxhinj. Ndërsa korruptoi opozitën si vegël të tij si dje dhe sot duke luajtur teatër në luftën me opozitën jo për hir të lirisë së mendimit por për të penguar Shqipërinë të hyj në BE.

Ka shumë e shumë akte të tjera që e bëjnë atë një tradhtar të kombit shqiptar!

Ka me dhjetëra të tjera që si dimë. Por, ata që duhet t\'i dinë në Shqipëri dhe Kosovë i dinë të gjitha. Saliu është dikush që ka influencë të fortë tek pjesa \'\'injorante\'\' e kombit, dhe kjo e ka ndihmuar të jetë akoma aktiv në politikë...Rreziku \"Sali\" ka kohë që është eliminuar, sot e mbajmë vetëm për dordolec dhe për të kënaq atë pjesë të kombit shqiptarë që nuk është zhvilluar ende...

Nëse Esat Pashë Toptani përpiqej rrugëve të Evropës për të shitur trojet shqiptare, Saliu po e bën këtë shitje antikombëtare në mënyrë ‘’legjitime’’!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)