Çështja çame kërkon zgjidhje
Shkruar nga Gani Qarri
Muaji qershor i vitit 1944, mbetet në kujtim si muaji më i rëndë në gjithë historinë e dhembshme të shqiptarëve të Çamërisë, kurse dita e 27-t, e tij, si data më tragjike e përndjekjes dhe shpopullimit biblik të kësaj krahine shqiptare, nga fashistët grek me në krye Napoleon Zervën.
Grekët, pikërisht në datën e lartcekur, kryen gjenocidin më të madh, duke quar numrin e të vrarëve e të masakruarve në rreth gjashtëmijë shqiptarë të pafajshëm çam.
Derisa partizanët e Enver Hoxhës, me urdhër të Titos, merreshin seriozisht me hartimin e planeve dhe aksionet për nënshtrimin poshtërues të shqiptarëve të Kosovës si dhe ripushtimin serbo-jugosllav të tyre, gjenerali ekstremist grek Napoleon Zerva, në qershorin e vitit 1944, ngriti terrorin dhe gjenocidin më antinjerëzor ndaj banorëve autokton çam, në mision kombëtar grek për shpërnguljen definitive të tërë popullsisë shqiptare nga Çamëria.
Forcat fashiste të tij, me gjenocid e masakra masive, duke u shqyer barkun edhe grave shtatzëna dhe shkuar në hanxhar e bajoneta edhe fëmijët ende të palindur, detyruan rreth 250.000 shqiptar autokton çam, të lëshojnë trojet shekullore të tyre.
Edhe pas arritjes në Kllogjer të Sarandës nga Çamëria, vdiqën mëse 2960, gra pleq dhe fëmijë çam, nga etja dhe uria, vend në të cilin ,në çdo përvjetorë të kësaj tragjedie, kujtohen të dëbuarit dhe gjithë viktimat shqiptare të gjenocidit grek.
Gjeneral Zerva i lehtësuar nga fakti se Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste e Shqipërisë, ishin shumë të zënë me imponimin e robërisë së vëllezërve jugosllavë mbi shqiptarët e Kosovës, gjeti kohë të mjaftueshme të shpikte edhe ide të sëmura dhe gjente fajësime të paqena, si shpifja e akuzës kinse për bashkëpunim të çamëve me pushtuesit italian e gjerman, gjë që nuk ishte argument i vërtetuar, por shkas i shpikur për vrasje masive, gjenocid dhe dëbimin definitiv të shqiptarëve çam nga Çamëria, e cila u shndërrua në plagë gjithëkombëtare që ende kullon gjak ,dhe sot e atëherë nuk po gjen fund as shërim.
Sikur mos të mjaftonin gjithë tradhtitë e komunistëve të dikurshëm ndaj vëllezërve çam, pasardhësit e tyre në partitë aktuale politike shqiptare dhe disa nga deputetët e kuvendit të Shqipërisë, edhe në kohën tonë, të vetmen Rezolutë çame, parashtruar më 2013 për votim, u munduan ta zhvlerësojnë, ndryshojnë, ti japin forma tjera alternative, apo edhe ta përdorin si kusur përulës, për pazaret e tyre politike.
Primatin në kodekset e tradhtive e mbajnë grupimet grekofile, nga të cila edhe deputetët shqiptar sikur kanë frikë që në Kuvendin e shtetit amë, ta mbështesin qoftë edhe një rezolutë të vetme për Çamërinë e cila pothuajse nuk është fare politike por më tepër përkufizimi thjeshtësuar vetëm mbi pasurit e grabitura dhunshëm të çamëve që nga pushtimi dhe aneksimi gjenocidial i trojeve të tyre nga shteti dhe qeveria greke.
Për aq më keq, edhe politikanët më të fuqishëm shqiptar, kanë filluar të mos i trajtojnë seriozisht dhe as si duhet, kërkesat e përfaqësuesve legjitim çam, ani pse ata edhe ashtu nuk kërkojnë shumë dhe as atë më të paktën, që do të kërkonte cilido popull tjetër për pjesëtarët e kombit të vet, po tu kishte ndodhur një gjenocid dhe dëbim i tillë biblik si ai që përjetuan vëllezërit tanë shqiptarë të Çamërisë, nga ushtria e Napolon Zervës dhe andartët kriminel grek.
Ndaj çështjes së pazgjidhur çame, nuk guxon të mbahet edhe më tej, një qëndrim i tillë i papërfillshëm, injorues dhe kaq i padrejtë kombëtar, nga politika e pa- dinjitetëshme- ditore në Shqipëri dhe Kosovë.
Veprimet e tilla, për dhjetëra vite kanë quar deri aty- sa që çështja çame dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore në Çamëri, të vendnumëroj, qysh nga koha kur ajo nisi me aq dhembje e trishtim.
Madje, gati pahetueshëm, për shumë dekada, u heshtën pothuajse të gjitha masakrat dhe gjenocidi i ushtruar grek mbi shqiptarët, me mijëra vdekje kudo që këmbë e andartëve arriti të shkelte, në vendet ku frymohej shqip.
Kjo pazotësi e përsëritur e udhëheqësve shqiptar dhe politika e luajtur me dyshim dhe nuanca antikombëtare, ka bërë që çështja çame qysh nga nisja e shfryrjes gjenocidiale-greke, ndaj shqiptarëve të pa fajshëm dhe të pa mbrojtje në Çamëri, të mbetet pezull dhe e pazgjidhur e lëre më të trajtohet sipas peshës që ka dhe mënyrës se si ajo do ta meritonte, qoftë edhe në këto kohë.
Problemi çam ,është problem etnik i cili si për nga numri i banorëve, ashtu edhe për nga tokat e grabitura shqiptare me dhunë e gjenocid- nga grekët, përfaqëson rreth një të tretën e gjithë kombit shqiptar në Ballkan.
Ndaj kjo çështje e tërhequr zvarrë për rreth 100 vite me radhë, më në fund duhet të zgjidhet edhe në mënyrë politike, ashtu siç edhe ka filluar politikisht që nga nisja e gjenocidit të planifikuar grek, për organizimin e spastrimit të tërësishëm të të gjithë shqiptarëve autokton nga Çamëria.
Fajtor për atë që ndër vite e dekada u ndodhi shqiptarëve atje, nuk janë çamët e pa mbrojtur, por ata që lejuan spastrimin etnik të tyre nga vatrat e veta stërgjyshore.
Gjenocidi grek, pa të drejtë, dhe me cinizëm të pa lejuar, është fshehur anashkaluar dhe shtyrë në heshtje- deri në ditët tona, ndaj problemi çam kërkon ndërkombëtarizim e jo heshtje dhe injorim të mëtejmë, siç po tentohet të bëhet edhe më tej nga disa, nëse jo nga shumica e atyre që nuk do duhej.
Çamët mjaft kanë vuajtur e janë keqtrajtuar, edhe nga vet shqiptarët duke mos u ofruar atyre asnjëherë mbështetjen e duhur dhe vëmendjen e merituar, ndaj është koha e fundit, që për realizimin e të drejtave njerëzore ,pronësore dhe kombëtare të tyre, si të drejta të pamohueshme të çdo pjese të cilitdo komb tjetër anekënd rruzullit tokësor, nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare, të organizohet kthimi i tyre në vatrat e veta shekullore, në pasurinë dhe shtëpitë e grabitura me forcën e plumbit, shpatës dhe hanxharëve, duke ushtruar gjenocid të paparë ushtarako-kriminel, për shumë vite mbi ta.
Çështja madhore çame, nuk guxon assesi të kufizohet dhe përmbyllet në një të ashtuquajtur rezolutë \"famoze\", vetëm për dëmshpërblim pasurie ,por duhet trajtuar si çështje e pazgjidhur kombëtare dhe ndërshtetërore me Greqinë, duke mbledhur së pari shënime të detajuara me kujdes maksimal mbi secilin të dëbuar ,të vrarë e të masakruar nga gjenocidi i ushtruar grek mbi ta.
Të bëhet regjistrimi i të gjithë të shpërngulurve me dhunë dhe pasardhësve e të të mbijetuarve çam, të cilëve me vendosjen në vatrat e veta, për fillim duhet tu ofrohet një autonomi politiko- territoriale e pastaj me referendum demokratik, t`u mundësohet deklarimi i lirë në mënyrë që ata vet të vendosin, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, se me cilin vend duan të bashkëjetojnë, Shqipërinë apo shtetin grek.
Qëndrimi agresiv dhe sjelljet cenuese të Greqisë e cila qysh nga vitet e luftës me Italinë, në njërën anë mbanë në fuqi gjendjen e luftës me Shqipërinë, kurse në anën tjetër mbjellë e pjellë memorialë të panumërt kushtuar ushtarëve pushtues grek në tokat shqiptare, madje edhe atje ku nuk pati kurrë një ushtarë të vrarë as të plagosur grek, duke e mbushur mungesën e tyre me eshtra të vjedhura banorësh vendor, në shumë vendbanime shqiptarësh të Shqipërisë së Jugut, vërtetë është trishtues dhe i pa tolerueshëm.
Kjo, duhet të shkaktoj frikë dhe pasiguri të arsyeshme, tek secili shqiptar për kërcënimin kanceroz, që në këtë mënyrë i përgatitet nga Greqia të ardhmes së Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të Atdheut.
Veprime kaq të ulëta e të pashembullta si këto, vërtetë nuk ndodhin në asnjë vend tjetër në rajon, Evropë as Botë.
Ndaj shqiptarët kudo, duhet ta dinë se ndërhyrjet e tilla greke në territorin e lirë të shtetit amë, janë sjellje të patolerueshme dhe të rrezikshme të cilat kanë të bëjnë me parapërgatitje të fakteve reale, krijimin e atmosferës për luftë me shqiptarët dhe pushtimin definitiv të Shqipërisë së Jugut , në rastin më të mirë të mundshëm që mund ti ofrohet Greqisë, kurdo që ai të vij.
Në të njëjtën kohë edhe Serbia vazhdon të përdor metoda të ngjashme a të përafërta me qëllim krijimi bastionesh të përhershme në Kosovë, për pushtime të mundshme në të ardhmen, siç është Veriu i Kosovës, duke kërkuar bashkësi komunash me autonomi dhe fuqi ekzekutive për këtë territor me hiq më shumë se 30 mijë serbë, edhe pse dihet qartë, se një numër i konsiderueshëm i tyre, janë të ardhur pas luftërave të fundit nga pjesë të ndryshme të Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës në tokat tona.
Madje për tu bërë vend kolonizuesve të rinj serb, vetëm pak vite më parë, përmes forcave të UDB-s, të instaluara në këtë pjesë të vendit tonë, Serbia organizoi shpërnguljen masive të rreth 14 mijë shqiptarëve autokton nga veriu i vendit, bile për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, e gjitha kjo ndodhi disa vjet pas çlirimit të Kosovës, para syve tanë të fjetur dhe në pranin inferiore të forcave ndërkombëtare; UNMIKU-t dhe KFORI-t, të cilat kinse ruanin sigurinë edhe të shqiptarëve në atë pjesë të Kosovës.
Pra, nëse nisemi vetëm nga shembujt e lartcekur, pa hyrë në detaje më të thella, tragjedia e shqiptarëve çam nuk mund as guxon të trajtohet si problem i kufizuar dhe vetëm i pasurisë së njerëzve e familjeve të spastruara me dhunë e gjenocid grek.
Çështja Çame nuk mund të shndërrohet në një shpagim të thjeshtë monetar sa për sy e faqe, të atyre që mbijetuan, në mënyrën që e dinë vetëm ata- nga holokaustet gjenocidiale greke, por duhet trajtuar si Çështje e mirëfilltë Kombëtare, ashtu siç edhe në fakt është dhe mbetet, e cila ka nevojë për zgjidhje sipas parametrave ndërkombëtar për të drejtat e popujve dhe territoreve të shkëputura kombëtare me dhunë nga kufijtë etnik të Shtetit Amë.
Ndaj është e pafalshme dhe tërësisht e pakuptueshme sesi deri më tani, Problemi Etnik Çam, jo vetëm se ende nuk mundi të ngjitej në tavolinat ndërkombëtare të shqyrtimeve për zgjidhje politike, por edhe Rezoluta Çame, u hezitua të votohej në Parlamentin e Shqipërisë, kur dihet botërisht se Çamëria u copëtua nga trojet shqiptare vetëm pas konferencës së Londrës, në vitin e mbrapsht-1913,e cila bëri padrejtësitë më të mëdha në histori ndaj popullit tonë, duke lënë edhe çamët, si shumë troje tjera shqiptare ,nga atëherë me të drejta të mohuara njerëzore e kombëtare për më shumë se 100 vite copëtimi.
Shqipëria edhe me kushtetutë, si shtet amë që është, ka për detyrë dhe obligim të pa kalueshëm kombëtar ,që medoemos të kujdeset për bashkëkombësit dhe tokat e tyre të mbetura, pa dëshirën e shqiptarëve, jashtë kufijve shtetërorë.
Ndaj edhe problemi i pazgjidhur çam, nuk guxon të anashkalohet nga askush, as të bëhet i pa qenë nga cilido politikan, qoftë i shitur ai- apo antikombëtar, të cilët për përfitime personale, pa të drejtë, duan që çështjen çame, qëllimisht ta heshtin, mbulojnë apo dhe hedhin tërësisht në harresë, njëherë e përgjithmonë.
Vendet tjera për rreth, apo edhe ato më larg nga ky rajon, për mbrojtjen e bashkëkombësve dhe pjesëve të tyre etnike, mbetur jashtë kufijve shtetëror edhe kur janë në pyetje interesa bukur të mëdha shtetërore, refuzojnë me këmbëngulje vendosjen e tyre para çështjes kombëtare.
Rastet më eklatante i kemi me Greqinë e cila, megjithëse që moti pjesë e BE-s, dhe tash e sa vite për shkak të falimentimit të saj financiar , merr qindra miliarda Euro nga shtetet Evropiane, për mbijetesën e vet ekonomike dhe shtetërore, dhe bënë sikur betohet në drejtësi, të drejta të njeriut dhe demokraci, ajo as sot, nuk lejon cilindo shqiptar çam, që të vizitojë të paktën vendlindjen e vet, shtëpinë as pasuritë familjare në Çamëri.
Madje shqiptarët e Çamërisë, as që guxojnë fare të hyjnë kudo qoftë në Greqi, derisa Greqia dhe grekët bëjnë pa asnjë pengesë çfarë të duan në Shqipëri të Jugut, ndërtojnë varre e ngritin flamuj sikur të ishin në tokën e babës-siç shprehen shqiptarët e Dardanisë.
Në anët tjetër, edhe Serbia, përkundër të gjithave sa ka bërë në Kosovë, në bisedime me Shqiptarët, lufton me çdo mjet e mundësi, për mbajtjen e veriut të vendit tonë nën kontrollin e saj dhe imponimin me çdo kusht të kolonistëve dhe ardhacakëve serb nga Bosnja e Kroacia në veriun e Kosovës, edhe pse ata kurrë nuk ishin as nuk janë banorë të këtyre trojeve.
Ndaj, është e pamundur të kuptohet se si Greqia ende- as sot e kësaj dite nuk pranon se ka një Komunitet Çam, dhe vetëm ajo mohon tërësisht e pa asnjë fije turpi, ekzistencën e Problemit të Çamërisë.
Athua, me çfarë të drejte guxon Greqia të këmbëngul pareshtur në \"ri-ngjalljen\" e eshtrave të ushtarëve- okupator grek, në Shqipëri, të rënë e të pa rënë në të ashtuquajturat luftime me Italinë, eshtrat e të cilëve edhe aty ku nuk janë e kanë munguar gjithmonë- mbushen e plotësohen në mënyrë të paligjshme, me eshtra fëmijësh e pleqsh të vdekur shqiptar, në fshatra dhe vendbanime të pastra etnike dhe përherë shqiptare, derisa çamëve nuk u jep leje as për një vizitë të thjeshtë në tokat e tyre.
Si ka mundësi që Shqipëria, për kaq vite të mos guxojë, të votoj as një Rezolutë të vetme për Çamërinë dhe ngritë e internacionalizojë Problemin e madh çam-që ai të gjej zgjidhje, edhe për hir të shqiptarëve të dëbuar në mënyrë gjenocidiale nga shteti grek, disa prej të cilëve ishin dëshmi e gjallë autentike e gjenocidit grek të ushtruar mbi ta, vetëm pse Greqia dëshiron ti vdes ata para kohe, pa rend dhe me çdo kusht, në mënyrë që ti bëjë të pa qenë edhe ata që ekzistojnë, dhe mbuloi rrejshëm, grabitjet me gjenocid të territoreve të tyre etnike si dhe të fshehë krimet dhe gjenocidin shtetëror të ushtruar dhe përsëritur për shumë vite mbi shqiptarët në Çamëri...
Kjo vërtetë është e pa kuptueshme.
Qëndrimi i qeverive të Shqipërisë, deputetëve dhe partive politike shqiptare, është tërësisht i pa justifikueshëm edhe për faktin se, jo vetëm në Çamëri por për vite të tëra dhe periudha të përsëritura kohore, krimi grek nuk kurseu shqiptarët pothuajse në tërë Shqipërinë e Jugut.
Kurse sot-përkundër të gjithave sa grekët kanë bërë, jo shqiptarëve të masakruar , por ushtarëve okupator grek të cilët kryen masakrat më të tmerrshme mbi banorët shqiptar, u ngritën edhe përmendore dhe memoriale gjigante në Shqipërinë e Jugut, nga të cilat sot apo nesër Evropa dhe Bota do ta kenë të vështirë ta sqarojnë në detaje se kujt në të vërtetë u takojnë ato territore tanimë me origjinë të shpërfytyruar, grekëve pushtues apo shqiptarëve autokton.
A ka ndonjë vend tjetër në botë, që do guxonte të lejonte diçka të tillë a të ngjashme, kur dihet botërisht se gjenocidi dhe masakrat greke-ndaj shqiptarëve, në të gjitha kohët, ishin aq të mëdha dhe të atyre përmasave, sa që edhe Edit Durham, e tmerruar nga pamjet e masakrave trishtuese, që atëherë do të shkruante:
Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë, skanë si ti lajnë krimet e trishtuara ndaj shqiptarëve
!!!
Ndaj çfarë politike kombëtare është kjo, kur edhe pas deklaratave të komisionerit evropian për zgjerim, Johanes Hahn, me porosinë dashamirëse për zgjidhjen e Problemit çam, ndërmjet Greqisë e Shqipërisë, nga përfaqësuesit aktual të shqiptarëve ende \"hezitohet\" të mbështeten njëzëri kërkesat e natyrshme për ngritjen e Çështjes së pazgjidhur Çame në vend dhe instancat evropiane e botërore?!
Deputetët e Shqipërisë por edhe ata të Kosovës, pse as pas kaq vitesh, nuk e ngritin zërin të kërkojnë një herë në mënyrë publike që çështja tanimë e internacionalizuar çame edhe zyrtarisht të vihet në tavolinat ndërkombëtare për trajtim dhe shqyrtohet seriozisht spastrimi etnik i shqiptarëve për mes gjenocidit të njohur botërisht grek, si dhe kthimi i tyre në Çamëri.
Nuk mjafton më vetëm caktimi i një date si 27 Qershori, për kujtimin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e pafajshëm të Çamërisë, por nevojitet përpjekja e njëmendët e të gjithë atyre që sot mbajnë poste politike e kombëtare, që në vend të zënkave ndërmjet veti dhe luftës së hapur kundër njëri tjetrit, të angazhohen maksimalisht kudo që munden dhe arrijnë të gjithë bashkë deri te zgjidhja përfundimtare e këtij problemi madhor mbarëkombëtar.
Siç dihet dhe dëshmohet edhe sot nga të mbijetuarit e holokaustit të tmerrshëm grek, gjenocidi antishqiptar nuk u zhvillua vetëm në Çamëri, por ai nga andartët u zgjerua edhe në shumë fshatra e qytete të Shqipërisë Jugore, për të cilin megjithatë- që nga ajo kohë e këtej, pothuajse pak kush foli dhe shkroi seriozisht.
Pra, gjenocidi i tmerrshëm grek, nuk u hesht e mbulua vetëm nga helenët, por edhe nga shqiptar jo të pakët.
Sipas historianit Hyqmet Zane, njëri nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit helen në Shqipërinë e Jugut,u zhvillua në Panaritin e Korçës në të cilin qysh më 1914, u ndez dhe shkrumbua çdo gjë shqiptare nga grekët, përfshi edhe njerëzit e gjallë e të pafajshëm, vetëm pse ata ishin shqiptar, ani pse jetonin në trojet e veta stërgjyshore, dhe të parët e tyre ekzistonin aty shumë kohë përpara \"bërjes gjallë\" të grekëve në Ballkan.
Pra është fshehtësi e ditur botërisht , se njëjtë si në Çamëri, ashtu edhe në çdo kënd të Shqipërisë së Jugut, u ushtrua gjenocid dhe spastrime etnike me djegie e shfarosje shqiptarësh autokton-kudo, përmes ekspeditave të njohura fashiste greke-të tokës së djegur, të cilët kishin si synim krijimin artificial të të ashtuquajturit \" vorio-epir\" me grekë të importuar dhe kolonizator të sjellur me forcë nga thellësia e Greqisë.
Madje, qeveria e Venizelosit për spastrimin sa më efektiv të shqiptarëve etnik, edhe nga Shqipëria e Jugut dhe i ashtuquajturi vorio-epir, asokohe do të mobilizonte edhe kriminelët më të regjur, në burgun e Kretës, të cilët përveç gjenocidit në Çamëri, flakët tmerruese të krimit më çnjerëzor që mund të mbahet mend, do ti shpërndanin edhe në krahinat e Kolonjës, Përmetit, Korçës dhe vendbanimeve tjera etnike shqiptare, në Shqipërinë e Jugut.
Sipas shkrimit me titull \"Gjenocidi grek, jo vetëm në Çamëri\", të autorit H. Zane, nga 2 deri më 10 korrik të vitit 1914, këta ushtarë dhe kriminel të tërbuar helen, vranë me sëpata dhe therën me thika e hanxhar mëse 375 burra, gra, pleq e fëmijë, dogjën mbi 150 shtëpi, si dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare që u dilte përpara.
Njëjtë siç vepruan edhe me shqiptarët e Çamërisë!
Pra, kudo që arriti të shkelte këmba e tyre vrastare, andartët grek u prenë shqiptarëve pjesë-pjesë gjymtyrët e trupit, u hoqën kokat djemve të mitur, përdhunuan gra e vajza të reja, dhe u qanë barkun të gjitha femrave shtatzëna, për shkuarjen në tehun e shpatave, hanxharëve dhe thikave të tyre mizore edhe fëmijët ende të pa-lindur, vetëm pse ata ishin shqiptar.
Në shkrimin e lartcekur përveç tjerash theksohet se mizoria e gjenocidit grek mbi shqiptarët në Panaritit, ishte aq e madhe sa që kishte tërhequr edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha.
Madje, vet Lordi Lamington më 28 korrik të vitit 1914 do ti bënte thirrje urgjente Qeverisë Angleze që të ngrinte zërin kundër masakrave të tmerrshme greke të cilat kryheshin në përmasa marramendëse ndaj shqiptarëve, jo vetëm në Çamëri por gjithandej gjerë e gjatë në Shqipërinë e Jugut.
Kurse gazeta prestigjioze Times, jo vetëm se do ti dënonte ashpër aktet aq të trishta kriminale të gjenocidit grek mbi shqiptarët, por për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, ajo në kryeartikullin e saj, aso kohe me shkronja të mëdha, do të shkruante:
Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut, po shuhen nga grekët.(H.Z.)
E për dallim nga politik-bërësit aktual shqiptar, në kohën kur kombi ynë, vërtet kishte politikan të sinqertë, dhe atdhetar të njëmendët e të devotshëm kombëtar, ndërhyrjet e tyre të vendosura tek faktorët vendimmarrës ndërkombëtar, bënin që trojet shqiptare të shpëtonin nga shkëputja e copëtimi dhe aneksimet e huaja, siç ishte rasti me Çamërinë në Kongresin e Berlinit.
Atëbotë, atdhetari i mirënjohur çam Abedin Pashë Dino, si njëri nga Patriotët më të shquar të kombit ,me guximin e një diplomati të sprovuar, përpjekjet e pareshtura të një intelektuali të vërtetë dhe dinjitetin emblematik të një burrështetasi bindës e të mirëfilltë kombëtar, me argumente dhe mençuri sipërore, detyroi edhe Kongresin e Berlinit, që të anulonte vendimin e sjellë më parë nga Fuqitë e Mëdha të kohës për ndarjen e Çamërisë nga trojet etnike shqiptare.
Abedin Pashë Dino, me vullnet të pathyeshëm, do të kundërshtonte fort dhe me sukses të plotë, vendimet e pa drejta të Kongresit të Berlinit, për dhënien e Çamërisë-shqiptare, shtetit grek, duke ua rikujtuar pjesëmarrësve të Kongresit, se si në një kohë jo fort të largët, mbi gjysma e Greqisë banohej me shqiptar, përfshi edhe vet Athinën dhe vendbanimet përreth ,në të cilat gjuha shqipe flitej kudo, bile edhe pas formimit të shtetit helen, shqipja do të bëhej gjuha e parlamentit të parë grek.
Ndaj, vetëm pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër,e cila bëri padrejtësinë më të madhe në historinë e ekzistencës së popullit shqiptar deri atëherë, me vendimin e padrejtë për copëtimin e mbi gjysmës së tokave shqiptare, lënien e Çamërisë dhe Kosovës, jashtë kufijve të Shtetit-Amë Shqipërisë, grekët me forcën e armëve mundën ta okuponin Çamërinë.
Madje, edhe Traktati i Lozanës i vitit 1923, i cili parashihte këmbimin e popullsisë turke dhe asaj greke, çamët vazhdonte ti njihte si shqiptar autokton dhe me asnjë aneks nuk parashihte shpërnguljen e tyre në Turqi.
E pasi që shqiptarët, Greqia nuk guxonte ti dëbonte për në Turqi, ajo ftoi në ndihmë hoxhallarët e shitur e tradhtar, të cilët siç veprojnë hapur kundër shqiptarizmës sot për ndërrimin e karakterit kombëtar të shqiptarëve, edhe atëbotë ata bënin gara se cili do të zhvillonte fushatën më të ashpër për shndërrimin e sa më shumë shqiptarëve çam në komunitet turk, në mënyrë që të plotësohej kushti i traktatit të Lozanës, i cili i nevojitej Greqisë për shpërnguljen e shqiptarëve çam në Turqi.
Kështu që pushtuesit e pështirë helen, të trimëruar nga suksesi i arritur me ndihmën e hoxhallarëve të shitur në tokat çame, shfrytëzuan mosorganizimin dhe pafuqinë e popullit shqiptar, për të mësyrë edhe Jugun e Shqipërisë, pollën aty, në mënyrë artificiale, të ashtuquajturin \"vorio- epir\" dhe që nga ajo kohë lufta e shovinistëve grek për përvetësimin e Shqipërisë së Jugut, vazhdon me ritëm të pashuar, këmbëngulje dhe cinizëm të paparë ende edhe sot, pothuajse krejt e papenguar edhe nga vet Shteti Shqiptar.
Kjo shihet dhe dëshmohet çdo ditë në përpjekjet e tyre të pareshtura për ndryshimin sa më efektiv dhe të gjithanshëm të strukturës së popullsisë në trevat jugore brenda shtetit amë.
Që nga vendosja enigmatike e Janullatosit, para mëse një çerek shekulli, në krye të Ortodoksisë shqiptare, përpjekjet më perfide për greqizimin e çdo gjëje të mundshme përfshi fshatra, vendbanime e territore të tëra si dhe vet Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nuk kanë të reshtur.
Madje ato ndodhin ditën për diell, hapur dhe në mënyrë tejet të organizuar, të papenguara asnjëherë nga shteti dhe strukturat e tij ligjore, të cilat në këto pjesë sikur nuk ekzistojnë fare, dhe sikur të mos ishin vrarë e helmuar gjithë ata patriot ortodoks-shqiptar, si Naum Veqilharxhi, Themistokli Gërmenji, Papa Kristo Negovani, e shumë priftërinj dhe intelektual të tjerë për ruajtjen dhe shkrimin e gjuhës shqipe si dhe përdorimin e saj në shkollat dhe kishat shqiptare, aty sot sikur nuk dëgjohet më zë shqiptari, dhe për çdo gjë vendos, nënshkruan e vulos vet gjeneral Janullatosi.
Është e çuditshme se si u harruan në mënyrë kaq të menjëhershme, gjithë ato vuajtje të shqiptarëve ortodoks për arritjen dhe ruajtjen e Autoqefalisë së Kishës së tyre, me aq shumë mund e përpjekje dhe flijime aq të mëdha njerëzore.
Si u harrua gjenocidi aq antinjerëzor grek i ushtruar mbi çamët dhe gjithë ato masakra, djegie e gjak i derdhur shqiptar në Çamëri dhe gjithë Shqipërinë e Jugut, që sot jo vetëm priftërinj ekstremist grek por edhe përfaqësuesit konsullor helen, hapur dhe ditën për diell, para syve të shqiptarëve sikur të mos ekzistonte polici as kurrfarë strukturash sigurie, ngrijnë flamuj grek gjithandej Jugut të Shqipërisë, organizojnë ngritje monumentesh cinike, të ashtuquajtura të ushtarëve të rënë dhe atyre të pa rënë grek në territorin e Shqipërisë, mungesën e të cilëve e mbushin, pa fije turpi me eshtra të vjedhura a të blera lirë, të fëmijëve, pleqve dhe banorëve autokton shqiptar.
Hapin shkolla greke edhe atje ku nuk kishte kurrë grek, vizatojnë e ngjyrosin jashtëligjshëm krahina e vendbanime të tëra shqiptare me bojë helene, i deklarojnë ato si territore greke dhe vendosin gjithandej priftërinj të panumërt ekstrem-grek, për pushtimin e sa më shumë kishave ortodokse shqiptare etj....
Ata as që i pengon fare fakti që dihet mirë nga të gjithë dhe secili se edhe pjesëtarët aktual të pakicës greke të cilët jetojnë në Shqipëri, janë pasardhës të argatëve ardhacak grek të sistemuar në tokat tona etnike dhe pasuritë e patundshme të Bejlerëve vendas shqiptar të Shqipërisë, nga sistemi komunist.
Në anën tjetër, po ky shtet grek as sot e kësaj dite, jo vetëm se nuk denjon ta pranojë gjenocidin e ushtruar mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, por nuk u njeh atyre as kombësinë dhe as të drejtat e pronësisë stërgjyshore të trashëguara ndër shekuj, e mos të flasim për të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre amtare apo administratën në gjuhën shqipe, aty ku ata jetonin e disa edhe sot jetojnë, pa guxuar, ta deklarojnë as përkatësin e tyre kombëtare shqiptare.
Ndërsa zëri shqiptar, sikur nuk ngritët kundër veprimeve të pareshtura antishqiptare të grekëve në Shqipëri, mjerisht ai nuk dëgjohet as pas thirrjes publike të komisionerit të Bashkimit Evropian për zgjerim, z. Johanes Hahn në fundshtatorin e vitit 2016, për nisjen e zgjidhjes së çështjes çame ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.
Shqiptarëve sikur nuk po u mjafton as fakti që më në fund edhe BE dëshmoi botërisht se njeh çështjen çame. Liderët e dy shteteve tona, të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe shqiptarët kudo, sikur janë të tmerruar nga reagimet greke, dhe heshtin paturpësisht, në vend se të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë, që të ngritin zërin bashkërisht dhe organizojnë edhe një peticion mbarëkombëtarë, kudo që flitet e jetohet shqip, për çuarjen përpara të kësaj çështje madhore mbarëkombëtare të mbetur pezull tash e mbi 100 vite copëtimi të trojeve tona.
Çështja çame, kërkon të mbështetet sa më fuqishëm dhe përkrahet e ndihmohet fort nga të gjithë ne, përfshi edhe angazhimin serioz të të gjithë intelektualëve kombëtar. në mënyrë që agjenda e saj, përfundimisht të shtrohet në tavolinat kryesore të kancelarive ndërkombëtare për zgjidhjen adekuate të saj.
Gjenocidi i ushtruar grek mbi pjesëtarët e popullit shqiptarë, qoftë në Çamëri, Shqipërinë e Jugut apo-kudo tjetër në trojet tona kombëtare, me gjithë kundërshtimet cinike helene, nuk mund të shlyhet as harrohet kurrë nga kujtesa e një kombi të tërë ndër më të vjetërit në Ballkan dhe Evropë, siç është populli shqiptar.
Dihet botërisht edhe nga faktet historike, se çamët-shqiptarë, nuk ishin ardhacak në Çamëri, siç është pakica greke në Shqipëri dhe kolonët serbo-malazez në Kosovë, por banor autokton shekullor në trojet e veta etnike.
Ndaj në këto momente me rëndësi, duhet të shfrytëzohet çdo mundësi, përfshi edhe opsionin e organizimit të një peticioni mbarëkombëtar, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame, ngase problemi i tyre, është kthyer në plagë gjithëkombëtare dhe lot që vazhdon të rrjedhë pareshtur nga sytë e shqiptarëve kudo, i cili nuk mund të harrohet, thahet as ndalojë kurrë, deri në zgjidhjen përfundimtare të Problemit shekullor të Çamërisë.